Filmi i metrazhit të gjatë debutues “Vera Andrron Detin” me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqi do të shfaqet premierë në një ndër festivalet më të vjetra dhe më të mira në botë ‘Venice Film Festival’.
Filmi është konkurent zyrtar në programin “Orizzonti” ku presidente e jurisë është regjisorja Boshnjake Jasmila Zbaniç ku filmi konkuron për: “Filmin më të mirë”, “Regjinë më të mirë”, “Çmimin special të jurisë”, “Aktorin dhe aktoren më të mirë”, dhe për “Skenarin më të mirë”.
Subjekti i filimit: Përditshmëria e qetë e Verës, 64 vjeç çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hapë rrugë për një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kushërinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat. Kur tendencat e një skeme të nëntokës fillojnë të dalin në pah, bota e Verës përballet me rreziqe të cilat duket se do ta fundosin atë. Frika dhe mosbesimi, shtyjnë Verën të marrë fatin e familjes në duart e saj.
E zhytur në një atmosferë të tensionuar, “Vera Andrron Detin” është një portret intim por edhe universal i një gruaje e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazisë gjinore thellë të rrënjosura në shoqëri edhe në ditët e sotme’.
Regjisorja Krasniqi u shpreh është shprehur se “Në këtë rrugëtim shtatë vjeçar plot sfida, kam qenë e determinuar t’u jap zë grave në mezomoshë – gjeneratë kjo që rrallë shqyrtohet në film, por edhe letërsi. Në anën tjetër, shumë stereotipe i mvishen këtij brezi. Lufta e Verës për pronën familjare shpalosë një ambient politik e kulturor të ndërtuar mbi pabarazitë, për të cilat kemi nevojë të mendojmë kolektivisht – jo vetëm në Kosovë, por edhe globalisht – këtë herë duke mos negociu me traditën. Ndihem shumë e nderuar që “Vera Andrron Detin” do të ketë premieren këtë shtator, në njërin prej festivaleve të ëndërrave të mija – Venice Film Festival. Ky është një vit i madh për kinematografinë tonë dhe gëzohem që filmi im bën pjesë në të’.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.