Tiranë/ Rama: Në gusht nisin punën autobusët hibridë elektrike

E premte, 3 Maj, 2024

Nga muaji gusht do të futen në qarkullim autobusët hibridë elektrikë. Kryeministri Edi Rama e ka nisur të dielën me lajmin e autobusëve të gjeneratës së re të transportit publik, që do të hyjnë në shërbim.

“Mirëmëngjes dhe me gjeneratën e re të transportit publik, autobusët hibridë elektrikë që do të hyjnë në shërbim për Tiranën e gjelbër e të pastër, ju uroj një të dielë të bukur***në Gusht nis linja e madhe unazore 13.2km me 66 stacione” shkruan Rama.

Sakaq një ditë më parë 20 autobusët e rinj “Go Green” u prezantuan në sheshin “Nënë Tereza”. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se një aktivitet i ngjashëm po ndodh sot edhe në Suedi, ku sapo është futur linja e gjelbër e transportit publik.

“Jemi në të njëjtin hap me shumë qytete të Suedisë dhe shumë përpara disa qyteteve të Ballkanit, por duhet ta ruajmë këtë ambicie deri në fund. Sot kemi flotën e parë elektrike, por janë 6 apo 7 kompani që 50% të mjeteve i kanë elektrike. Nëse vijojmë në këtë drejtim, besoj se do të kemi qytetin me 100% taksi elektrike. Në të gjithë itinerarin e 13.2 km kemi zero ndotje të prodhuar si nga këta autobusë, ashtu edhe nga taksitë elektrike të Tiranës, apo flota elektrike e Policisë Bashkiake. Më vjen mirë që shoh gjithnjë e më shumë kompani, banka, kompani pijesh, që po e transformojnë flotën e tyre në elektrike,” u shpreh Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 