Kush është shqiptari që po kandidon për Këshillin e New York-ut

E diel, 16 Qershor, 2024

Aleksandër Mici kandidon për Këshillin e Qytetit në Distriktin 13-të në zonën e Pelham Parkëay, Morris Park, Pelham Bay, Throgs Neck Pelham Gardens Allerton, Williamsbridge dhe City Island.

Në këtë zonë zgjedhore votuesit shqiptarë përbëjnë një numër të rëndësishëm në këtë distrikt por përfaqësimi i komunitetit shqiptar ka qenë shumë i zbehtë në zgjedhjet e shkuara.

“Pjesëmarrja e votuesve dhe mbi të gjitha e komunitetit shqiptar në masë në këto votime do të siguronte një fitore të sigurt për kandidaturën time. 11,000 vota janë të mjaftueshme për fitore në këtë garë. Për momentin në fushatën elektorale po zhvillohen garat në partitë politike nga ana e demokratëve por gjasat janë që në zgjedhjet e përgjithshme përfundimtare unë të përballem me Marjorie Velazquez. Unë nuk kam garë brenda partisë time, kjo më favorizon dhe më motivon për të punuar me elektoratin dhe për tu fokusuar në fushatë si kandidaturë e vetme partiake në kampin Republikan.

Ky është një besim i madh nga partia që unë përfaqësoj. Sigurisht është një vlerësim edhe për komunitetin shqiptar. Komuniteti ynë ka rastin të mbështesë për herë të parë një kandidat të mirëfilltë me eksperiencën e duhur, me integritet moral, qytetar e profesional dhe tejet i kualifikuar që ta përfaqësojë atë denjësisht dhe shqiptarët duhet ta marrin më me seriozitet pjesëmarrjen në politikë sepse është e vetmja mënyrë për të kërkuar të drejtat tona si komunitet. Fuqia e votës është fuqi përfaqësuese. Pjesëmarrja e gjërë në votime na faktorizon si komunitet. Unë pres shumë nga bashkëkombasit e mi. Historikisht, kur shqiptarët kanë qenë të bashkuar, kanë bërë punë të mëdha dhe kanë arritur rezultate historike. Ky është një moment i artë për ne si komunitet. Unë kam bindjen dhe kam shpresë të plotë se edhe këtë herë shqiptarët do të hedhin një hap të madh në suksesin e përfaqësimit të tyre në Këshillin e Bashkisë së New Yorkut”, shprehet Mici.

Veprimtaria politike e Aleksandër Micit nisi në një moshë shumë të re, nis qe në vitin e largët 1991, me datën 2 Prill në qytetin e lindjes në Shkodër. Në një kohë kur ende diktatura nuk ishte larguar, frika e Sigurimit të Shtetit dhe dhunës së diktaturës ishte instaluar kudo në qytet. Ai dhe bashkëmoshatarët e tij të shkollës Jordan Misja ishin të parët që morëm guximin të sfidonim regjimin e atëhershëm diktatorial, duke organizuar dhe rrezikuar seriozisht jeëen në demonstratën e 2 Prillit të Shkodrës.

Në Gusht të vitit 1991, bashkë me 30 mijë shqiptarë të tjerë, mori rrugën për në Itali nga porti i Durrësit, duke imbarkuar në anijën famëkeqe Vlora.

“Vuajtjet që kaluam ishin të pa imagjinueshme. 24 orë pa ujë dhe 4 ditë pa asnjë kafshatë buke. Kemi parë njerëz duke humbur gjymtyrët nga vinçat e anijes. Kemi parë bandat kriminale duke hedhur njerëz në mes të detit Adriatik sepse nuk dorëzonin paratë që kishin në xhepa. Vrasje dhe therje, grabitje të të gjithë njerëzve që ishin aty. Nëpërmjet disa manovrave patëm rastin të largoheshim nga stadiumi i tmerrshëm i Barit dhe filluam punë nga më të vështirat, si në bujqësi, ndërtim, shërbime komunitare etj, me qëllim që të kishim mundësi që të punonim për të siguruar minimumin jetik. Ishin ditë shumë të vështira mbijetese për të gjithë ne. Fakti që kishim ikur nga diktatura na lehtësonte në shpirt. Pas njëmbëdhjetë muajsh qëndrimi në Itali, në Qershor të vitit 1992 fituam të drejten të vinim në Amerikë” tregon Mici historinë e tij të emigracionit, të ngjashme me atë të shumë shqiptarëve të tjerë.

Aleksandër Mici mbërriti në SHBA në moshën 16 vjeçare dhe filloi punë në turnin e natës si pastrues supermarkatash dhe në mëngjes shkonte në shkollen e mesme. Fillimi ishte jashtëzakonisht sfilitës pasi pa ditur asnjë fjalë të vetme anglisht, ju desh shumë sakrificë që të arrijë nivelin e bashkëmoshatarëve në shkollë dhe pas një pune kërkuese mbaroi shkollën e mesme me nota të shkëlqyera. Në vitin 1996 fiton të drejtën për të studiuar në “Fordham University” dhe vendos të fokusohet në dy degë Filozofi dhe Komunikim. Më pas në Fordham University School of Laë për të studiuar Juridik dhe pas diplomimit nisi të punoi si avokat për Bashkinë e Neë York-ut. Pas një eksperience të gjatë dhe shumë formuese, vendosi të hap zyrën e tij të avokatisë ku vazhdon dhe sot të punoj e ti përkushtohet familjes dhe komunitetit shqiptar.

“Që në vitin e parë që erdha në Amerikë dhe deri më sot, kam ndihmuar me dhjetëra njerëz në mënyrë vullnetare, sidomos ata që kishin probleme me çështje emigracioni, strehimi ose që kërkonin të hynin në shkolla dhe nuk dinin rrugët, hapat, procedurat apo njerëz që kishin mundësi të pakta ekonomike dhe kërkonin asistencë nga shteti, apo thjeshtë kishin nevojë për ti mësuar vendet dhe përdorja mjetet e mia e infrastrukturën time për tu ardhur në ndihmë bashkëkombasve të mi. Ndihma ndaj komunitetit tim është një ndër krenaritë dhe lumturitë e mia më të mëdha. Nuk doja që askush të kalonte në hapat e vuajtjeve të mia të fillimit. Kushdo që më ka kërkuar ndihmë i kam dhënë maksimumin tim pa asnjë kompensim sepse kam pasur dëshirë gjithnjë që të jap kontribut sidomos për komunitetin tim”, tregon me dashuri me rrënjët e tij Aleksandër Mici.

Përveç studimeve akademike, ka mbaruar edhe një konservator privat aktrimi i cili i dha mundësinë të merrte pjesë në disa TV show me famë botërore si: “The Blacklist”, ‟Person of Interest”, ‟Elementary”, ‟White Collar”, etj dhe një film të Hollywood me titullin “Dead Man Doën”. Gjithashtu është “Black Belt” i gradës së tretë dhe instruktor në Tae Këon.

Në skenën politike dhe angazhimin politik e qytetar, është e dyta herë që kandidon për post politik, një herë si Neë York State Senator dhe tani si anëtar i Këshillit Bashkiak për qytetin e Neë Yorkut.

“Platforma ime e kandidimit është një platformë konservative ku si parim kryesor është limitimi i rolit të qeverisë në jetën e njerëzve, ku qeveria duhet të jetë si arbiter dhe jo si xhandar. Lëvizjet sociale të kohëve të fundit kanë nxjerrë në pah një luftë të re neo marxiste kundër tregut të lirë. Kjo luftë e rreme që po bëhet nuk është gjë tjetër veçse një revolucion si ai i tetorit në Rusi i kamufluar në emër të drejtësisë raciale për të instaluar sërish sistemin socialist. Dhe kjo intrige e radhës e Marxistave të rinj për të uzurpuar pushtetin vjen e paraqitur si një lëvizje benine që kërkon të përmirësojë jetën e njerëzve por në fakt ka si qëllim final instalimin e diktaturës së re. Kjo po bëhet në një mënyrë gjeniale nga e majta ekstreme Amerikane duke prezantuar disa teori të reja siç është ajo e “critical race theory” dhe “cancel culture” etj, ku po tentohet të fshihet kultura 300 vjeçare e demokracisë më të avancuar në botë, duke deklaruar se historia e kësaj perandorie është ajo prej racisteje dhe shfrytëzimit të njeriut me ngjyrë. Kjo po bëhet nëpërmjet përpjekjeve për të indoktrinuar brezin e ri me falsitete marxiste e raciale. Lufta ime politike, ndonëse për Anëtar i Këshillit Bashkiak, fokusohet tek ky fenomen. Për mua çështjet lokale me të cilat përballet një politikan i këtij niveli janë të rëndësishme por jo aq sa lufta ideologjike për të cilën sapo përshkrova. Ky eshtë thelbi i fushates time. Kjo është platforma ime fituese. Në krahasim me fushatën e parë politike, zhvillimi im politik ka qenë më tepër paralel sesa vertikal. Gjithmonë kam tentuar të kem një këndvështrim thelbësor më tepër se sa një qasje ndaj zgjidhjes së problemeve të ditës. Bandat e motoçiklistëve që terrorizojnë lagjen duhen ndaluar por duhet shikuar pse ky fenomen ka lindur jo vetëm si ta zhdukim etj, shembuj që janë pjesë e jetës së përditshme të zonës ku jetoj dhe po përpiqem ta përfaqësoj. Kandidatura ime fokusohet pikërisht në këto pikëpamje filozofiko politike. Zgjidhja e gjithë këtyre ndodhive gjendet tek një shqyrtim i thellë bazuar në sensin komun por edhe në një kerkim të thellë intelektual për të zbuluar embrionin”, tregon Mici.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 