Ekipi i Shqipërisë në KS e OKB-së, aplikantë dhe shqiptarë jashtë vendit

E diel, 28 Prill, 2024

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka bëri të ditur se ka nisur përzgjedhja e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Mësohet se nga përzgjedhja e parë janë 200 aplikantë për 15 vende, nga shqiptarë edhe jashtë vendit.

Vetë ministrja Xhaçka thotë se janë të shumtë qytetarët nga jashtë vendit që kanë shfaqur interes për të përfaqësuar vendin e tyre.

“Sot filluam intervistat me kandidatët për Ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit, të cilët do të vlerësohen nga një Komision i përbërë nga disa nga diplomatët më me përvojë të MEPJ dhe një përfaqësuese e lartë e Këshillit të Ministrave. Është dita e parë e një procesi që do të përmbyllet në fund të kësaj jave, për shkak të numrit të lartë të aplikimeve si nga përfaqësues të Shërbimit të Jashtëm, ashtu edhe nga kandidatë nga qytetarë e qytetare shqiptare nga mbarë bota, ekspertë e profesionistë, që kanë shprehur vullnetin të kontribuojnë duke përfaqësuar vendin e tyre si pjesë e Ekipit.
I falënderojmë të gjithë ata që kanë aplikuar për dëshirën dhe vullnetin e mirë. Ekipi që do të dalë në fund të këtij procesi do të jetë zëri dhe fytyra e shqiptarëve në Këshillin e Sigurimit prandaj do të bëjmë çdo gjë që shqiptarët të përfaqësohen në këtë moment historik vetëm nga profesionistët më të mirë!”, thotë Xhaçka.

Kujtojmë që Shqipëria mori këtë vit të drejtën për të qenë anëtarë jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, 2022-2023.