Ansambli “Mërgimi” Neuchatelit, dy dekada në skenën zvicerane

E mërkurë, 8 Maj, 2024

Ansambli i këngëve dhe valleve “Mërgimi” në Nojshateli, Zvicër është themeluar në vitin 2002. Gjatë periudhës 19 vjeçare ka prezantuar kulturën dhe vlerat kombëtare përmes këngëve, valleve dhe recitimeve të poezive për komunitetin shqiptar si dhe atë zviceran. Ansambli përbëhet kryesisht nga nxënës të mësimit plotësues shqip.

Ansambli i këngëve dhe valleve “Mërgimi” nga Nojshateli (Neuchatel), u themelua në vitin  2002 dhe nuk ndërpreu aktivitetin për afro dy dekada, me përjashtim të periudhës pandemike.

Ansambli “Mërgimi“ në rajonin ku vepron e më gjerë, u prezantua me programe që u pëlqyen edhe në saje të moshës së anëtarëve, kryesisht fëmijë e të rinj. Që të qëndrojë kaq gjatë në skenë ky grup, merita i përket treshit të përbërë nga Behlul Bajrami, kryetar i grupit dhe bashkësisë shqiptare dhe koreografëve, Enver Pajaziti e Burim Hasani. Por shumë meritorë janë edhe vetë prindërit, të cilët, me përkrahjen morale e materiale, e mbajtën gjallë deri më tash këtë grup që numëron rreth 30 anëtarë të rregullt.

Meqenëse anëtarët e “Mërgimit” janë kryesisht nxënës, ata zakonisht paraqiten edhe me valle dhe recitime poezish.

Mësojmë se në Nojshatel (Neuchatel) me rrethinë jeton një komunitet prej 3 mijë shqiptarësh, por që ka vetëm dy pika shkollore në: Neuchatel dhe Le-Locle si dhe tri klube sportive, në mesin e të cilëve edhe ekipi i futbollit “Kosova”. Ndaj, edhe “Mërgimi” e plotëson një vakuum të krijuar në lëmin e kulturës, me shpresë se do të gjejë një përkrahje edhe më të madhe nga radhët e komunitetit tonë.

Koreografi Enver Pajaziti është mjaft i angazhuar, si në radhët e komunitetit, ashtu edhe në përfaqësimin e shqiptarëve, bashkë me Behlul Bajramin, edhe në strukturat vendore zvicerane. Ai përkujton se “Mërgimi” ka filluar punën para dhjetë vitesh dhe se ai ishte fryt i shkollës shqipe dhe koreografit Burim Hasani nga Ferizaj. Tash e pesë vjet, Enveri, së bashku me Burimin, funksionojnë si një duet i pandashëm, duke u angazhuar me kryesinë dhe prindërit që “Mërgimi” të masivizohet dhe kompletohet sa më mirë edhe me kostume e edhe me instrumente e lokal të përshtatshëm për ushtrime. Kryesuesit e “Mërgimit” thonë se në këtë shoqëri dyert janë të hapura, sidomos për nxënësit e mësimit plotësues shqip, në mënyrë që atyre, pos mësimit, t’u ofrohet edhe këndimi e vallëzimi shqip.

Mësojmë se në Neuchatel në Nëntor të vitit 2015 u mbajt edhe një manifestim ku u ndanë çmime për arritje për artistët dhe sportistët, ku u vlerësuan arritjet e sportistëve e klubit të Kick-Boxit Neuchatel të cilin e udhëheq Belul Bajrami dhe anëtarët e Ansamblit Kulturo Artistik “Mërgimi”, të cilën e udhëheq koreografi Burim Hasani./Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

SONY DSC