Gjirokastra 16 vjet në UNESCO, pjesë e listës së trashëgimisë botërore

E premte, 29 Mars, 2024

Më 15 korrik 2005 Gjirokastra u përfshi në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, e vlerësuar për arkitekturën, historinë dhe traditën e saj.

Bashkë me Beratin këto dy qytete historike janë ruajtur mirë dhe është investuar vazhdimisht në restaurimin e ndërtesave unike. Gjirokastra dëshmon për pasurinë dhe diversitetin e trashëgimisë urbane dhe arkitektonike të vendit.

Sipas përshkrimit të bërë nga vetë UNESCO, Gjirokastra është ndërtuar nga pronarët e mëdhenj të tokave. Rreth kalasë antike të shekullit të XIII, qyteti ka shtëpi me frëngji që janë karakteristike të rajonit të Ballkanit. Gjirokastra përmban disa shembuj të shquar të shtëpive të këtij lloji, të cilat datojnë nga shekulli i 17-të, por edhe shembuj më të përpunuar që datojnë nga fillimi i shekullit të 19-të.

Gjirokastra çdo fundjavë po mbushet plot vizitorë vendas e turistë të huaj, ku qendra muzeale mbetet si përherë destinacioni fillestar, pasi pothuajse të gjithë e nisin vizitën nga kalaja e qytetit.

Gjirokastra ka 56 banesa monumente kulture të kategorisë së parë, 502 të kategorisë së dytë dhe shumë komplekse të tjera me vlera historike, arkitektonike dhe kulturore.
Qyteti ruan të paprekur skemën urbanistike, ku çdo shtëpi ka karakteristika të veçanta që lidhen me terrenin mbi të cilin është ndërtuar. Sipas kategorive të monumenteve kulturore, në qytet dallohen kalaja, pazari, ndërtimet e kultit dhe shtëpitë e banimit.

Kalaja, e ndërtuar në shek. 13, përbën zanafillën e qytetit, ndërsa pazari (shek. 17) i vendosur në qendër të qytetit ruan mirë karakteristikat e një pazari tradicional, me ndërtesa të njëpasnjëshme të shtruara me kalldrëme gurësh të zinj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  