SHBA/ Shqiptarja e suksesshme në marketing: Eksperienca shkolla më e mirë

E martë, 16 Prill, 2024

Marsilda Bialczak është vendosur në SHBA rreth 10 vite më parë. Ka mbaruar studimet për anglisht në Tiranë dhe për Biznes në SHBA, më pas vendosi të ndjek pasionin e saj për marketingun.

“Rrugëtimi im ka qenë pak ndryshe se si erdha në SHBA. Unë nuk kam dashur të iki nga Shqipëria, por dashuria më solli këtu, sepse bashkëshorti im është amerikan. Kur erdha këtu nisa studimet dhe kuptova se më e rëndësishme është eksperienca se sa shkolla dhe nisa të punoja. Kur mbarova shkollën kisha eksperienca dhe ishte e lehtë të gjeja punë. Është shumë e rëndësishme që në jetë të bëjmë punën që duam, tashmë me internet gjërat janë edhe më të thjeshta. Unë marketingun e kam pasur pasion dhe kur hapa kompaninë time të marketingut e kuptova se diplomat janë të rëndësishme, por jo të domosdoshme për të arritur atë që do në jetë. Unë shumë gjëra në jetë i kam mësuar në internet, nëpërmjet teknologjisë.”

Marsilda Bialczak tashmë që ka kompaninë e saj arrin ta menaxhojë nga shtëpia, dhe tregon se si është ndryshimi mes zyrës dhe punës nga shtëpia: “Puna nga shtëpia sigurisht ka ndryshime, por ndjesia që ti ke se po krijon diçka tënden të motivon shumë. Sigurisht dhe puna në zyrë është e rëndësishme, por personalisht ndihem shumë mirë edhe me punën në shtëpi”.

Marsilda Bialczak tregon se për shqiptarët ende nuk është venitur ëndrra amerikane: “Unë vij çdo vit në Shqipëri dhe të gjithë më kërkojnë tí gjej punë në Amerikë, dëshira për të ardhur në këtë vend vazhdon të jetë e njëjtë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 