Holandë/ Anisa Berberi: Bizneset shqiptare të fokusohen te siguria kibernetike

E mërkurë, 17 Prill, 2024

Njeriu është gjithmonë në kërkim të mundësive të reja për veten, për të arritur ato që dëshiron dhe për të plotësuar qëllimet që i ka vendosur vetes. Ndodh që në vendin ku jeton mundësitë për të arritur ato nuk janë atje ku duhet dhe largohesh për të ecur në karrierën tënde në një tjetër vend ku të ofrohen mundësitë, trajnimet dhe përmirësimi i aftësive.

Kjo është dhe arsyeja e emigrimit të Anisa Berberit drejt Holandës. Përfundoi në SHBA shkollën e mesme, u rikthye në Shqipëri për të përfunduar universitetin e pas eksperiencave të para të punës zgjodhi Holandën për të vijuar karrierën e suksesshme si Inside Sales Manager në CyberSecurity. Ajo jeton tashmë prej 8 vitesh në Amsterdam dhe në këtë intervistë për “Diaspora Shqiptare” flet mbi profesionin, karrierën dhe jetën në Holandë.

Pas përfundimit të studimeve dhe eksperiencave të punës në Shqipëri vendosët të largoheshit. Një synim në vetvete, apo një mundësi pune?

Jam larguar nga vendlindja, Bilishti që 16 vjeç për në Amerikë për të mbaruar gjimnazin. U ktheva sërish në Shqipëri ku vazhdova universitetin në Tiranë dhe fillova eksperiencat e para të punës. Mbas disa viteve jetese në Tiranë, nuk po arrija të kisha zhvillim në karrierë me ritmin që do doja, nuk po mësoja aftësi të reja nga mungesa e trajnimeve të vazhdueshme që kompanitë duhet të ofrojnë për punonjësit e tyre, apo rritje në karrierë nga një rol në një tjetër. Gjithashtu dhe eksperiencë në adoleshencë me kulutura të ndryshme në Amerikë më shtynin gjithmonë të jetoja në një vend që është më i larmishëm me kombësi të ndryshme.

Pse Holanda? Çfarë ofron ky vend përsa i përket jetesës, lehtësirat apo vështirësitë për të huajt.

Vendosa të largohem nga Shqipëria për të vazhduar Master diku në Europe dhe më vonë të gjeja mundësi punësimi dhe jetese. Po konsideroja Gjermaninë dhe Anglinë, por një mikja ime kishte filluar masterin në Holandë, e cila më tregoi për shkollën, për programin dhe se si të aplikoja. Aplikimi mu pranua për shkollën dhe arrita të merja bursë, gjithashtu programi ishte në Anglisht që mundësoi të filloja shkollën direkt në të njëjtin vit që bëra aplikimin.

Hollanda është një shtet që të mundëson të jetosh dhe te ndërtosh jeten shumë mire si një “mërgimtare” apo “emigrant me aftësi të larta” sepse ofron sistem shumë të mirë shkollor (për Bachelor ose Master), ka ekonomi të fortë, sistem shëndetësor të mirë, të gjithë flasin anglisht, që të mundëson integrim në shoqëri dhe në tregun e punës shumë shpejt, është ndërkombëtar (sidomos Amstërdami) dhe bën një jetë dinamike që rrotullohet rreth biçikletës.

Na flisni pak për punën tuaj, Inside Sales Manager. Roli kryesor është të sigurojë suksesin e departamentit të shitjeve të një kompanie. Si është një ditë pune e juaja dhe si ka ndikuar pandemia COVID-19 në këtë drejtim?

Aktualisht menaxhoj një skuader shitjesh që mbulon EMEA (Europen, Lindjen e Mesme edhe Afrikën). Skuadra është e larmishme me 12 persona nga vende të ndryshme të botës, jemi si një mini- “Kombet e Bashkuara” (qesh), që e bën punën dhe ditën shumë dinamike dhe të bukur. çdo person në skuadër ka një target të caktuar dhe unë siguroj që ata të arrijnë qëllimet e biznesit, zhvillojnë aftësi të reja dhe riten profesionalisht.

Një ditë në fillim të javës në përgjithësi është e mbushur me takime me manaxheret, me skuadrën dhe me partnerë të biznesit (si marketingu, distributoret etj) që ndihmojnë skuadren të jetë e suksesshme.

Para COVID këto takime bëheshin në zyrë, tani bëhen nëpërmjet takimeve online (zoom calls). Kompania jonë mundësoi që çdo punonjës të krijonte “zyrë” në shtëpi me pajisjet që duhen. Gjithashtu ne kemi ndjekur rregullat e COVID dhe nuk jemi kthyer në zyrë që në Mars të 2020. COVID na mësoi që puna mund të kryhet dhe online me të njëjtin rendiment si më parë, për këtë arsye kur të vendosim të kthehemi në zyrë kompania na ka lënë në dorë ne punonjësve të zgjedhim vendin e punës qoftë në shtëpi apo në zyrë.

Me aq sa jeni në dijeni apo keni kontakte, si e shihni zhvillimin e këtij sektori në Shqipëri?

Nun kam shumë njohuri për zhvillimin e sigurisë kibernetike (cybersecurty) në Shqipëri. Kërcënimet e sigurisë kibernetike po rriten çdo vit e më shumë që po i kushtojnë bizneseve dhe insitucioneve publike miliona euro. Shpresoj që bizneset shqiptare të fillojnë sa më shpejt të mbrojnë infrastrukturat kritike të informacionit (CII) duke integruar zgjidhje nga kompani të fuqishme në këtë fushë dhe të bëjnë trajnime që të njohin më mirë mekanizmat identifikues, parandalues dhe mbrojtës ndaj sulmeve kibernetike.

Sa kontakte keni me bashkëkombas në Holandë dhe a mund të flasim për një komunitet të konsoliduar shqiptar atje?

Në Holandë jetojnë the studiojnë mjaft shqiptarë, është një komunitet shqiptar i cili mblidhet në takime të ndryshme që Ambasada Shiptare zhvillon si Festat e Nëntorit, apo aktivitete kulturore. Ne jemi gjithashtu një grup miq shqiptarësh që mblidhemi shpesh – kur flet shqip ndjehesh si në shtëpi.

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen dhe sa përfshihet Shqipëria në to?

Kam vendosur të jetoj në Holandë, po krijoj jetën time këtu, por Shqipëria gjithmonë do të jetë pjesë e imja. Do e vizitoj shpesh Shqipërinë për të parë njerëzit e afërt, për të vizituar vendet ku kam eshtrat e etërve, dhe për të shijuar natyrën dhe ushqimet tona.. përsa i përket të ardhmes, duke pare duke bërë./ Diaspora Shqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 