Kanada/ Aldo Ibrahimi: Rrënjet janë të vështira të shkulen

E premte, 26 Prill, 2024

Aldo Ibrahimi është zhvendosur në Kanada në moshën 20 vjeçare. Ai ka një eksperiencë të gjerë në fushën e pasurive të paluajtshme në zonën the Greater Toronto. Aldo Ibrahimi i është bashkuar Shoqatës së Komunitetit Shqiptaro- Kanadez për të qenë pjesë aktive e Diasporës Shqiptare. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” Ibrahimi tregon rrugëtimin e tij profesional në Kanada.

Në moshën 20 vjeçare vendosët të largoheshit nga Shqipëria, pse ky vendim?

Të them të vërtetën kisha kohë që e mendoja një lëvizje të tillë për vet faktin se Shqipëria nuk më ofronte mundësitë për të realizuar ëndrrat e mia, tregu i punës dhe tregu i mundësive në përgjithësi është shumë herë më i limituar. Gjithashtu duke qenë një natyrë shumë kërkuese dhe kompetitive, ardhja dhe integrimi në Kanada ishte dhe një sfidë që kisha me veten.

Vazhduat studimet atje dhe tashmë jeni në marrëdhënie pune?

Pak a shumë. Nuk kam qenë kurrë në një marrëdhënie të drejtë ose vetëm më shkollën ose vetëm me punën. Kam punuar dhe kam studiuar njëkohësisht gjatë gjithë kohës që kur kam qenë në Shqipëri në vitet e para të shkollës së mesme. Edhe tani të të them të drejtën jam akoma duke mësuar gjëra të reja çdo ditë. Nuk besoj se do ndaloj ndonjëherë së mësuari edhe kur të kem ndaluar së punuari. (qesh)

Edhe pse ëndrrat vendosët tí bënit realitet në Kanada, nuk i keni shkëputur raportet me Shqipërinë dhe jeni mjaft i angazhuar me komunitetin shqiptar në Toronto, apo jo?

Patjeter. Rrënjet janë të vështira të shkulen pavarësisht vendbanimit aktual. Kam qenë gjithmonë shumë i angazhuar me komunitetin shqiptar në Toronto dhe vazhdoj të jem. Ne duhet të gjithë bashkë të forcojmë lidhjet ndërmjet komunitetit dhe gjithashtu bashkëveprimin dhe marrëdhënien në të gjitha fushat. E di që nuk është e lehtë por ka plot shembuj ku mund të bazohemi.

Së fundmi jeni bërë pjesë e “Shoqatës së Komunitetit Shqiptaro-Kanadez”, angazhimi juaj do të jetë pasiv, thjesht si një anëtarë, apo keni dëshirë të jepni kontributin tuaj për Diasporën dhe vendlindjen?

Jo absolutisht që angazhimi im do jetë maksimal dhe do jem i gatshëm të jap kontributin tim aty ku nevojitet më shumë dhe vazhdimisht me dëshirën e madhe që kontributi im të ketë impakt të prekshëm dhe domethënës. Sa për Diasporën dhe vendlindjen besoj se do jetë gjithmonë misioni im. Kontributi im do të jetë gjithmonë disponibël si për Diasporën gjithashtu dhe për vendlindjen.

Ekspert i menaxhimit dhe investimit të pronave. Sa ndryshon nga sektor mes Torontos dhe Tiranës? Si veprohet në Toronto në momentin që vendos të investosh në një pronë?

Ndryshon fondamentalisht shumë. Në Tiranë dhe Shqipëri tregu i pronave është ende shumë informal dhe jo i mirë organizuar në krahasim me Toronton dhe USA. Me këtë dua të them që edhe mënyra se si kolegët e mi në Shqipëri e praktikojnë këtë profesion është shumë e ndryshme nga menyra se si unë dhe kolegët e mi këtu në Toronto e praktikojmë profesionin. Për sa i përket pjesës së investimit në pronë rregullat varjojnë shumë, për shembull në varësi të residencës, punësimit, të ardhurave, gjendjës financiare etj. Kontakti i parë është gjithmonë me një Real Estate Broker që ka eksperiencë në sektorin e investimit të pronave, që mund tju udhëzoj dhe ndihmojë në cdo hap të procesit.

Cilat janë planet që keni për të ardhmen e afërt?

Shumë shumë plane në lidhje me biznesin dhe profesionin. Duke qenë se praktika ime e Real Estate ka qenë në ngritje jam duke zgjeruar skuadren time dhe rekrutimi i disa talenteve të reja është prioriteti im për 2021 dhe 2022. Gjithashtu kam dhe disa plane të tjera për sa i perket lancimit të disa bizenseve të tjera.

Pushimet do i kaloni në Shqipëri?

Nuk besoj këtë vit por vitin tjeter me shumë mundesi. Më mungon Shqipëria dhe mezi pres ta vizitoj sërish, sidomos Alpet dhe të zbuloj dhe qytetet që nuk kam patur mundësine t’i vizitoj per aq kohë sa jetova në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 