Senatori italian mbështet peticionin për lirimin e masave Itali-Shqipëri

E diel, 19 Maj, 2024

Olti Buzi, themelues i “Albania News” ka ndërmarrë një peticion, ku deri më tani janë mbledhur më shumë se 7 mijë firma për të mundësuar lëvizjen pa kufizime mes Italisë dhe Shqipërisë. Peticioni është mbështetur gjithashtu nga senatori italian, Tommasso Nannicini, i cili ka kërkuar zgjidhjen e kësaj çështjeje në parlamentin italian. Buzi dhe Nannicini folën për këtë çështje në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.

Senatori italian tha se nuk ka asnjë arsye për t’i mbajtur këto kufizime, duke marrë parasysh dhe situatën aktuale të pandemisë. “Është paradoksale prandaj kam drejtuar këto pyetje për qeveritarët sepse bëhet fjalë për vonesa burokratike për heqjen e kufizimeve, reduktimin e tyre në shkëmbime dhe udhëtime midis vendeve si Shqipëria.

Lexo edhe: Komuniteti shqiptar peticion ministrit italian për heqjen e kufizimeve

Është një prej rasteve ku vendimet që merren si vend anëtar i BE, të mos jenë tepër koherent me atë që bëhet më pas kur kthehen në Romë. Tani duhet kapërcyer kjo pengesë, kjo mungesë koherence midis asaj çka BE ka vendosur për lëvizjet me disa vende dhe çfarë duhet të bëjë Italia. Prandaj kam paraqitur këto pyetje ndaj qeveritarëve për ta sqaruar këtë çështje.”, tha senatori.

Ai u ndal gjithashtu tek çështja e sigurimeve shoqërore. Ai theksoi se kjo e drejtë e mohuar e qytetarëve është një problem dypalësh që duhet të zgjidhet brenda vitit. “Nuk duhet të presim sepse ka të drejta që janë mohuar prej shumë kohësh nga të dyja palët. Janë njerëz që japin një kontribut në vendin tjetër dhe nuk munden të marrin frytet e punës, janë të drejta të shkelura, duhet t’i kapërcejmë.

Janë bërë hapa përpara, jam optimist i moderuar dhe qeveria ende duhet të identifikojë burimet e marrëveshjes. Duhet të jetë një punë në grup midis qeverisë dhe parlamentit. Qeveria duhet ta mbyllë brenda vitit këtë çështje. Është një problem më shumë dypalësh. Bëhet fjalë për të drejta të mohuara për të dyja palët, duhet ta zgjidhim sa më shpejt. Dhjetori mund të jetë hapi vendimtar.“, tha senatori italian./abcnews.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 