Studiuesi Petros Filippou: Njihuni me kulturën dhe historinë e pasur arvanitase

E enjte, 2 Maj, 2024

Sa shumë i njohim në të vërtet Arvanitasit, historinë dhe kulturën e tyre? Për emigrantët shqiptarë të ardhur në Greqi pas viteve 90’ ndihma e ofruar nga familjet që flisnin gjuhën arvanitase është tashmë e njohur dhe mjaft e vlerësuar. Si dhe është mëse i njohur fakti që ekzistojnë shumë dokumenta që flasin për historinë e gjatë arvanitase, kontributin e tyre të thellë në formimin e shtetit grek dhe rolin e madh që luajnë akoma dhe sot pasardhësit e tyre në skenën politike, ekonomike e kulturore greke.

Petros Filippou, kryebashkiaku arvanitas i Saronikos, ndër zonat bregdetare më të bukura e më të pasura të Atikës, që arrin deri në brigjet magjepëse të kepit të Sunios, mbetet një nga burimet e pashterueshme me informacione autentike dhe të paanshme të gjithë komunitetit arvanitas. Njihemi prej vitesh, madje kemi arritur të kemi një lirshmëri mendimesh të hapura në bisedë, pas një sërë temash të prekura, gjithmonë, në lidhje me dy vendet Greqi-Shqipëri. Kryebashkiaku ka një karrierë të gjatë politike tepër të suksesshme, ndërsa është diplomuar për Histori-Arkeologji dhe siç shprehet “studimet e kërkimet historike, sidomos për zonën e paraardhësve të tij, mbeten pasioni më i madh i jetës”. Mbi të gjitha, Petros Filippou është një njeri tepër vizionar, me pikëpamje moderne, racional dhe dashamirës ndaj të gjithëve sa përpiqen për një të ardhme më të mirë, një politikan që gëzon mbështetjen shumëvjeçare të bashkëqytetarëve të tij si dhe një mbrojtës i paepur i traditës dhe kulturës arvanitase, që mbizotëron në gjithë zonën e gjerë të Atikës e në zona të tjera të Greqisë.

Në bibliotekën mjaft të pasur të bashkisë, që ndodhet në Kalivia, fshihen dhe “thesarë” të historisë e kulturës arvanitase, bashkë me dokumenta të rralla e shumë libra për historinë e kulturën e Greqisë. Këto thesarë arvanitase do të zbulohen gradualisht dhe nëpërmjet një kronike speciale në gazetën “diasporashqiptare.al”, kërkesë që Filippou e pranoi dhe e mbështeti me shumë kënaqësi.

Një Arvanitas në krye të Bashkisë së Saronikos, një nga zonat më të bukura e të pasura bregdetare të Atikës. Kush është Petros Filippou?

Petros Filippou është një grek arvanitas, sepse jam pikërisht kështu, paraardhësit e mi kanë ardhur në këtë zonë rreth 600 vjet më parë. Jo unë, por edhe gjyshërit e stërgjyshërit e mi këtë zonë njohin, në Greqi u lindën dhe u rritën. Në realitetin e sotëm, duhet të jemi sa më racionalë. Unë kam studiuar Histori-Arkeologji dhe Filologji Angleze dhe flas greqisht, anglisht, italisht, pak frëngjisht, gjermanisht dhe shqip. Me keqardhje të thellë pranoj faktin që nuk e kam perfeksionuar gjuhën shqipe, e kam peng që nuk kisha mundësinë dhe kohën të studioj siç doja gjuhën e bukur shqipe.

Cili ishte kontakti i parë me gjuhën shqipe dhe shqiptarët, në përgjithësi?

Kam filluar të mësoj shqip shumë herët, rreth viteve 80’, por nuk dua të zgjatem me të kaluarën, në fund të fundit nuk arrita të realizoj dëshirën time, pasi karriera politike mori rritme të shpejta dhe duhet të përqëndrohesha në detyrat e reja, tepër serioze. Kështu që me shqiptarët u njoha kur erdhi fluksi i emigrantëve  pas viteve 90’, komunikoja edhe në gjuhën arvanitase edhe në shqipen që njoh, sa mundesha. Ndërsa Shqipërinë e vizitova si në fillimet e viteve 90’, nën petkun e kryebashkiakut, për ndihmë humanitare në Gjirokastër dhe Sarandë, ashtu dhe në vitin 2009 për një aktivitet kulturor në Korçë. Në vijim, kam vizituar Tiranën, por vetëm për një ditë, ishte menjëherë pas tërmetit të frikshëm të 26 nëntorit 2019. Nuk mund të mos shkoja, me një grup të vogël të Bashkisë, pak arvanitas, nuk mund të mos isha pranë shqiptarëve në ato ditë aq të vështira. Menjëherë kontaktova me Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, me znj. Ambasadore Ardiana Hobdari, për të cilën kam një respekt të thellë dhe u nisëm. Shqipëria, megjithëse ishin ditë të egra, tërmeti kishte shkaktuar dëme të mëdha, më la mbresa të thella. Sinqerisht, mezi pres të zhvilloj vizitën time të re “ne ate vend te bukur” -plotëson në shqipe të pastër z. Filippou.

Nga viti 1986 jeni vazhdimisht në vijën e parë, në poste si kryebashkiak, kryetar i pushtetit lokal, anëtar në organizata ndërkombëtare për pushtetin lokal, nënprefekt, kandidat për deputet, sërish kryetar bashkie, ndërsa paralelisht jeni dhe shkrimtar e publicist i një sërë librash dhe artikujsh shkencorë. E këto janë vetëm disa nga aspektet e njeriut shumëdimensional Petros Filippou. Si kombinohet detyra me pasionin për studime historike dhe si vendosni cilat janë çështjet prioritare për të qenë kaq rezultativ?

Jam edhe prind, kam krijuar një familje të mrekullueshme me bashkëshorten time dhe dy fëmijët tanë. Prioritare janë të gjitha aspektet. Nuk kam një përgjigje për kontributin tim në këto dekada, sepse puna flet gjithmonë vetë. Por po e shfrytëzoj pyetjen të ndaj me ty një “lajm” të mirë: Javët e karantinës, të çlodhjes së detyrueshme për të tjerët, unë i shfrytëzova më së miri të shkruaj librin tim të ri. E kam thuajse gati e ishte një studim tepër i gjerë i veprës së arvanitasit Kristo Petrou-Mesogjiti, që ka një arkivë të jashtëzakonshme arvanitase. Më kishte munduar shumë mendimi që nuk kisha kohë t’i përkushtohesha siç duhej veprës së tij. E ja që erdhi koha, e kam thuajse gati. Ja vlen vërtet të shfletosh arkivën e Kristo Petrou-Mesogjiti, është një burim i pashterueshëm i vlerave dhe informacioneve arvanitase.

Ndërkohë që kam në duar librin me rreth 600 faqe bazuar në veprën e gjerë të Petros N. Furikis, 1878-1936, një arvanitas nga Salamina, arkeolog, historian, folklorist dhe linguist i madh në Greqi, me titull “Kontributi në studimin e historisë dhe gjuhës së Arvanitasve në Greqi, përralla dhe këngë arvanitase”, një libër që përshëndet në prolog vetë Kryepeshkopi i Athinës dhe mbarë Greqisë, Ieronymos. Po përsëris pyetjen që drejton në referencën e tij në libër ish-kryetari i parlamentit grek Nikos Vuçis “Çfarë ofron në realitetin aktual publikimi i veprës së një historiani të epokës ndërmjet dy luftave botërore?”.

E konsideroj veten si redaktori dhe kujdestari për botimin e plotë të veprës së pedagogut e shkencëtarit të madh e të gjithanshëm, Petros Furikis të Salaminës, pas rreth 80 vjetësh nga vdekja e tij. Petros Furikis, përveç jashtëzakonisht shumë studimeve të tij, është i pari që ka vendosur bazat për Albanologjinë e Re, apo më saktë Arvanitologjinë dhe në përgjithësi historinë dhe studimet e Arvanitasve në Greqi. Gjithmonë kishte bindjen e thellë se duke shpalosur historinë, mendjen e shpirtin luftëtar e të paepur arvanitas, paralelisht shpaloste dhe një pjesë të rëndësishme të historisë së Greqisë, sepse siç shkruante “nuk mund të plotësohen kërkimet shkencore të mesjetës në Greqi, nëse nuk kryhen studime të detajuara historike për popujt fqinj, sidomos atë shqiptar, me të cilin grekët kanë bashkëjetuar ndër shekuj, kanë luftuar së bashku në të kaluarën e do vijojnë të bashkëjetojnë edhe në të ardhmen”.  Kishte vizion shumë të drejtë e guximtar, sidomos për ato vite në Greqi, i madhi Petros FurikisStudimi dhe njohja e thellë e historisë së përbashkët me popujt fqinj ballkanik duhet të jetë e detyrueshme, pasi vetëm përfitime e favorizime mund të ofrojë tek të gjithë ne, tek të gjithë sa vazhdojmë të bashkëjetojmë në këtë rajon shpesh plot trazira të Europës Juglindore.

Lexuesi çfarë do të zbulojë duke shfletuar veprën e Petros Furikis?

Në rreth 600 faqe kam përmbledhur pjesën më të madhe të arkivës së gjetur, por fatkeqësisht, megjithëse në dokumenta referohet në historinë e toponimeve të Salaminës, gramatikën e gjuhës shqipe, në fjalore greqisht-shqip të atyre viteve, mjaft libra nuk u gjetën kurrë. Për realizimin e kësaj vepre duhet të falenderoj mjaft personalitete greke, në mënyrë të veçantë pedagogun e linguistikës, të mirënjohurin Jorgos Babiniotis për kontributin e vlefshëm dhe vendimtar në botimin e këtij libri. Shfletoni librin dhe shikoni fotografi të rralla, debate për ngjarjet e historinë arvanitase, fjalime, arkivën e Akademisë së Athinës për arvanitasit, gramatikë, traditat e Krishtlindjeve dhe të Karnavalit, toponime të zonave, shpjegimin e mbiemrave, zgjedhim i foljeve arvanitase, përralla, vjersha, këngë e shumë e shumë të tjera. Duhet të merrni dhe diçka tjetër parasysh, përmbledhja dhe redaktimi ishte një proces i vështirë, për vetë faktin se Petros Furikis guxoi të evidentonte historinë e kulturën arvanitase, mëse prezente, madje dominuese në disa zona të Greqisë, në epoka tepër të vështira për të ndërmarrë inisiativa të tilla e shprehur hapur një mendim ndryshe. Epoka që ishte tepër e vështirë të prekeshin tema që ishin lënë krejtësisht në harresë, e jo pa qëllim. Por jam mëse i sigurt se si sfera shkencore që i shërbeu ashtu dhe Greqia, në veçanti ishulli i tij Salamina, do i detyrohen shumë veprës së tij mëse guximtare, përgjithmonë!

Petros Furikis: “Nuk mund të konsiderohen të plota kërkimet shkencore të mesjetës në Greqi, nëse nuk kryhen studime të detajuara historike për popujt fqinj, sidomos atë shqiptar, me të cilin grekët kanë bashkëjetuar ndër shekuj, kanë luftuar së bashku në të kaluarën e do vijojnë të bashkëjetojnë edhe në të ardhmen”.  

Lexoni më tepër për veprën e Petros Filippou në faqen elektronike http://www.petrosfilippou.

Nga Ira Londo

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  