Spanjë/Tifozët e zgjodhën në rrjetet sociale, Kosovare Asllani merr çmimin Mahou

E diel, 29 Qershor, 2025

Sportistja Kosovare Asllani, është vlerësuar me çmimin “Mahou Five Star Player”, duke u shpallur lojtarja më e mirë e skuadrës së femrave të Real Madrid-it për sezonin 2020/21.

Futbollistja shqiptare, ka luajtur 29 ndeshje dhe e ka përfunduar kampionatin si golashënuesja më e mirë e Real Madrid-it me 16 gola.

Asllani falënderoi për çmimin, të cilën tifozët zgjedhin përmes rrjeteve sociale: “Unë mendoj se kemi pasur një sezon shumë të mirë, sepse është viti i parë i Real Madrid. Gjëja më e rëndësishme është që ne kemi arritur një vend në Champions League sezonin e ardhshëm dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë”, tha ajo.

Përsa i përket punës ekipore Asllani është shprehur: “Jam shumë i lumtur, natyrisht. Ndihem sikur kam ndihmuar ekipin, por ky çmim shkon për të gjithë skuadrën sepse është puna e të gjithëve këtë sezon”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.