Itali/ Humb jetën në mënyrë tragjike 60-vjeçari shqiptar

E martë, 1 Korrik, 2025

Një shqiptar 60-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike në Itali. Ai mendohet se u godit nga një shkarkesë elektrike teksa po punonte me një kabull.

Viktima është Zaim Qoshja. Sipas medieve italiane, ai jetonte në Savignano bashkë me të shoqen Brunilda dhe vajzën Suada.

Djali, Juliani, që nuk jeton me familjen, tha se nuk mund të bëhej asgjë për të shpëtuar babain. Ai u gjet i vdekur në vend.

Ai u gjet i pajetë rreth mesditës, pasi Zaimi nuk po përgjigjej në telefon. Pas kërkimit në shtëpi, trupi i tij i pajetë u gjet në bodrum.

Edhe pse pista kryesore mbetet goditja e korrentit, nuk përjashtohet mundësia që Zaimi të ketë humbur jetën edhe nga ndonjë sëmundje.

Familja e tij ishte integruar shumë mirë në Itali, raportojnë mediat. Ndërkohë funerali i Zaimit do bëhet në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.