“Gjuha shqipe ndër shekuj”, mbahet në Prishtinë “Java e Albanologjisë”

E enjte, 2 Maj, 2024

Në Prishtinë po mbahet “Java e Albanologjisë”, e organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës. Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi ka marrë pjesë në hapjen e kësaj jave shkencore. Në fjalën e tij, Gjinushi u shpreh se globalizmi është një prirje sunduese në rrjedhat e qytetërimit të sotëm botëror dhe shqiptarët kanë dëshmuar se janë të përgatitur për të jetuar e mbijetuar në identitetin e tyre historik edhe në kushte të kësaj prirjeje.

“Gjuha shqipe, qytetërimi shqiptar e ai parashqiptar, i kanë përballuar ndër shekuj sfidat e mbijetesës: edhe në kushtet e eklipsit të ndriçimit antik helen e romak; ballas me pushtetin e gjuhëve perandorake në Perëndim e në Lindje. Pikërisht kjo përvojë është dëshmia e vitalitetit të trashëgimisë shqiptare dhe themeli i optimizmit tonë për të ardhmen. Ndërkomunikimi midis gjuhëve dhe kulturave në kushtet e sotme, kur bota është kthyer në një “little village”, asnjëherë nuk ka parakuptuar që të sheshohen identitetet etnike, gjuhësore, fetare dhe kulturore.

Janë këto arsye dhe është ky kontekst pse janë me shumë vlerë aktivitete e studime të tilla dhe pse ne jemi duke u kushtuar një vëmendje parësore tri veprave madhore në albanologji: “Historisë së shqiptarëve”, “Fjalorit të madh të shqipes” dhe “Enciklopedisë shqiptare””. Gjithashtu Kryetari i AShSh, vlerësoi nderimin që iu bë njërit prej anëtarëve të Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademikun tonë Jani Thomai, duke i akorduar atij titullin “Anëtar i Nderit” të Institutit Albanologjik.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  