Historia/ Kontributi i shqiptaro-amerikanëve në dy Luftërat Botërore

E shtunë, 27 Prill, 2024

Njihet historia e emigracionit shqiptar në USA, janë shkruar tregime historike, reportazhe dhe libra që trajtojnë ardhjen, jetën dhe kontributin e emigrantëve shqiptare në këtë vend të bekuar për Lirinë dhe Demokracinë që i ka respektuar me mjaft përkushtim nderues njerëzor.

Ne jemi të bindur se kjo histori ka rrënjë edhe më të thella dhe një kontribut që duhet njohur, vlerësuar se na bën më krenar e më dinjitoz si popull që kemi aspiruar dhe kontribuar për këtë Demokraci.

Duke iu referuar mjaft dokumenteve që na ofrojnë institucionet e shtetit amerikan, organizmat e shumta të emigranteve si shoqatat, sindikatat, shoqëritë e biznesit, të kujtimeve dhe ditarëve të mjaft pjesëmarrësve aktivë në ato ngjarje historike dhe shtypit të emigracionit përgjatë 150 viteve kemi mundur të evidentojmë një pjesëmarrje aktive, me kontribute nderuese të njohur nga shteti dhe shoqëria amerikane në mjaft aspekte të jetës politike, ekonomike, kulturore dhe ushtarake të këtij vendi.

Nuk kemi hyrë më thellë sepse është një galeri tepër e çmuar e kontributit të gjakut tonë në këtë vend të bekuar të dheut. Janë me qindra e mijëra emigrantë të hershëm arbëreshë, arvanitas apo arnaut që kanë një zanafillë mbi 200 vjeçare. Por ne do të ndalemi vetëm në kontributin e emigrantëve shqiptarë gjatë dy luftërave të mëdha botërore. Shohim se numri i të regjistruarve nën armë dhe në shërbim të shtetit në angazhimin e madh të luftërave botërore është me shumë se 10.000 që është hulumtimi paraprak i luftëtarëve që i janë përgjigjur betimit ushtarak dhe kërkesave të Kushtetutës amerikane.

… në Luftën e Parë Botërore 1914-1918 janë regjistruar mbi 5.000 forca luftëtarësh shqiptarë të inkuadruar në rajone të ndryshme të SHBA, pa llogaritur mjaft të tjerë që vinin nga rajonet jugore të vendit përreth Janinës, apo ata nga territoret e tjera nën pushtimin sllav.

Amerika hyri në luftë pas janarit të vitit 1917 mbasi deri në atë kohë kishte qenë asnjanëse. U mobilizuan gjatë viteve 1917-1918 mbi 24 milionë trupa të gatshëm për veprime luftarake që ishin trupa të moshave nga 18 deri në 45 vjeç siç e përcaktonte ligji i luftës për atë situatë.

Këshilli i Vatrës duke përkrahur mendimin e Konicës që sugjeronte me të drejtë nga Londra që të krijonin në atë situatë që ndodhej dhe gjendja në Shqipëri e bërë vend shesh betejash të forcave ndërluftuese që të krijohej nga emigrantët një regjiment shqiptar i cili nën komandën e kolonel Herbert dhe nën flamurin shqiptar do të luftonte së bashku me aleatët në Shqipëri. Vatra punoi shumë për këtë plan se ishte më i miri dhe i arsyeshmi për t’iu përgjigjur situatës së rëndë në Shqipëri e rrënuar deri në asgjësim.

Krijimi i këtij regjimenti kishte mjaft pozitivitete për të mirën e çështjes shqiptare të asaj kohe. Por fatkeqësisht kjo nuk u realizua edhe pse Vatra bëri fushatë për ndihma për 40.000 dollarë dhe kontributi ishte i madh duke arritur deri 250.000 dollarë që ishin shuma të mira për atë kohë dhe tepër të dobishme për çështjen shqiptare. Ishte një kohë e një shans i madh për popullin dhe vendin tonë për të patur një forcë mbrojtëse dhe aleatë të sprovuar me koalicionin e madh… Arsyet janë për t’u qëmtuar nga ana historike dhe gabime të tilla mos të ndodhin në kushte të reja që përjetojmë duke qenë një shtet i vogël, i shpërndarë keq si komb e të varfër dhe me fqinjë mjaft agresivë… na duhen miq të vërtetë dhe jo si ata që kemi njohur deri me sot që kishin synime asgjësuese për ne.

Shqiptarët emigrantë në Amerikë që u thirrën nën armë ishin të ndarë në grup moshash, shumica, rreth 4.340 vetë të moshës 21 deri 31 vjeç, të moshës mbi 31 vjeç ishin 103 vetë dhe të vegjël nga mosha 18-20 vjeç ishin rreth 350 vetë. Numri më i madh vinte nga rrethinat e Bostonit ku nga Masachusetts ishin mbi 1.410 vetë, Conectikat 730 vetë, Pensilvania 500 vete, NYorku 300 vetë, Ohaio 270, Maine 235, Michigan 195, North Dakota 155, Utah 135, Missouri 115, Rode Island 110, N Jersey 60, Montana 80, Colorado 60 vetë etj. sipas shteteve.

Informacionet shtetërore nuk janë parë akoma drejt nga studiuesit, kurse shtypi i emigracionit na jep pak informacion për ta. Na duhet të hulumtojmë për të gjetur dhe njohur më drejt këtë kontribut. Ka patur trupa shqiptarësh që kanë marrë pjesë në betejat europiane, shumë ishin emigrantë të ardhur nga krahinat e Korçës, Përmetit, Kolonjës, Gjirokastrës, Vlorës, Beratit dhe Myzeqesë pa harruar se kishte nga rajonet e Çamërisë, Kosturit dhe Janinës, të Gjakovës, nga Kosova, Dibra, Manastiri nga Turqia, Egjipti dhe Rumania. Janë shumë që kanë kontribuar por duhet t’i njohim më mirë, të interesohemi ku ti gjejmë.

Bostoni ishte qendra më e madhe e komunitetit të emigrantëve shqiptarë dhe këtu ishte edhe qendra e shoqatës patriotike Vatra. Këtu kemi dhe kontributin e Konicës, Fan Nolit, Petro Nini Luarasit, At Melan Stathit, Vasil Panit, Mihal Gramenos, Kosta Çekrezit, Sotir Peçit, Llambi dhe Peter Chikos, Antoni Athanasit e qindra patriotëve të mëdhenj që sot gati janë harruar qëllimisht nga trillet politike dhe interesa të tjera pragmatiste. Shohim mjaft kontribute si për shembull nga familja Pani nga Korça ku emigranti Stavri Ligor Pani mori pjesë në Luftën e Parë Botërore, kurse Jorgji Niko Pani, Lufta e Dytë Botërore, dy djem nga familja e njohur Ktona, ushtarë nga Dardha e Korçës u vranë në luftë në frontin gjerman nga përdorimi në luftim i lëndëve të forta helmuese luftarake prej gjermanëve.

Unë prezantoj para jush nga kërkimet individuale nga kujtimet e emigrantëve të hershëm, Nazif Jemini (Alliu) dhe vëllezërve të tij Gani dhe Sali Alliu nga Bubesi që shqiptaro-amerikani Xhaferr Calo (Bubesi) është një veteran dhe pjesëmarrës në Luftën e Parë Botërore, është plagosur në betejën e njohur të Verdunit në Francë. Shteti amerikan i dha pension për sa kohë qëndroi dhe jetoi në Shqipëri. Po sa të tjera ka që ne do përpiqemi dhe me ndihmën tuaj dhe shoqatës t’i njohim dhe vlerësojmë. Ka shumë familje që kanë kujtime dhe njohje, sepse kanë të afërm të tyre që kanë kontribuar në ato kohëra… nga Korça dhe rrethinat e saj janë me qindra familje, po ashtu nga Kolonja, Përmeti, Gjirokastra, Tepelena, Vlora, nga Durrësi, Elbasani, Shkodra dhe Dibra.

Njihen mjaft nga Berati dhe rrethinat e tij por fatkeqësisht pak është shkruar për ta dhe nuk gjejmë asnjë ekspoze në Muzetë e këtyre qendrave. Nga një qëmtim i thjeshtë i kujtimeve të të moshuarve dikur nga qyteti i Fierit, një qendër fare e vogël për kohën shohim se kishte me dhjetëra emigrantë që ishin inkuadruar në repartet që përgatiteshin për të shkuar në frontin e Luftës së Parë Botërore, ishin Harallamb Nati, Miti Jano, Kozma Nito, Leonidha Jano, nga familja Dhimitri, familja Gerro, familja Moci etj., nga Libofsha ishin Lili Gjerazi dhe Jorgji Dhamo, nga zona e Divjakës ishin Andon Popa dhe Miter Ndrio nga Gorreja Kristo dhe Jani të familjes se njohur të Taq Gjinit etj.

***

Mjaft ushtarakë emigrantë ishin në radhët e flotës ajrore amerikane, të cilët janë nderuar për aktet e larta të guximit dhe trimërisë në fronte të ndryshme të luftës siç janë Lejtnant John Furge, lindur në Bristol Tenn, mori pjese deri në bombardimet e Tokios. Spiro Jani Tako ka qenë pilot, tregoi trimëri në Mesdhe dhe në brigjet e Normandisë dhe është vrarë në aksident gjatë një stërvitjeje në Francë në vitin 1952. Toger Ismail Ruski-pilot, nga dega 33 e Vatres Micigan, që ka marrë pjesë në shumë luftime në frontin gjerman. Petro Laboviti një aviator nga Labova e Zhapës, i dekoruar për aftësitë dhe detyrat e realizuara në luftë, bashkë me qindra emigrantë shqiptarë të tjerë njihen nga historiku i një shoqate Vorio Epiriote ku të gjithë janë shqiptarë të jugut dhe rajoneve pranë Janinës, ky ka dhënë një shumë të madhe prej 1 milion dollarësh për këtë shoqatë duke blerë një objekt që e kanë edhe sot. Krist Vangjo Lako me origjinë nga Pojani i Fierit, ka qenë pilot në forcat amerikane të Mesdheut gjatë Luftës Antifashiste. Ka kryer mjaft bombardime në pikat ku ishin dislokuar forcat gjermane në Shqipëri dhe Mesdhe. Ka bombarduar edhe repartin kundërajror gjerman ne lartësinë e Apolonisë në vitin 1944, ka ardhur si turist mbas vitit 1950 dhe tregonte mes njerëzve të tij të fisit Lako mjaft kujtime lufte edhe për luftëtarë të tjerë shqiptarë.

Por ne kemi shumë të tjerë që kishin qenë në Amerikë dhe lufta i gjeti në Europë, të cilët falë formimit dhe njohjes së Demokracisë Amerikane morën armët dhe u rreshtuan në frontin antifashist siç ishte Sejfulla Malëshova ish sekretar dikur pranë Vatrës. Po kështu Gol Dema një emigrant nga Vlora, erdhi kur u pushtua Shqipëria nga fashizmi, mori pjesë në rezistencë dhe doli partizan në forcat e Qarkut të Vlorës, mbas çlirimit nuk mundi të kthehej.

Ne duhet të njohim e të nderojmë, Kryetarin e misionit amerikan në Shqipëri gjatë Luftës Antifashiste, Thomas Stefan, kapiten, luftoi me misionin amerikan në Shqipëri që ishte dhe këshilltari amerikan pranë Shtabit të Përgjithshëm të Luftës Antifashiste të popullit shqiptar si dhe sergent Spiro Thanas, MA, i cili erdhi dhe luftoi në Shqipëri. Do të duheshin shumë kohë për të bërë një studim të plotë për kontributin e emigrantëve shqiptarë amerikanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Duhet të nderojmë një ndër kuadrot aktivë major Peter Chikos, dekoruar me kryqin e luftës, ish-kryetar i Vatrës dhe editor i Diellit, shef i sigurisë pranë gjeneral Ajzenhaurit, djali i një ndër Vatranëve më të nderuar siç ishte Llambi Chiko, nismëtar dhe themelues i autoqefalisë se kishës ortodokse shqiptare në Amerikë. Ushtaraku Peter Llambi Chiko vdiq nga një atak në zemër në moshën 51 vjeç në vitin 1970.

Detyrat e rëndësishme që kish kryer në ushtri, përfshirë atë si oficer i inteligjencës ushtarake në stafin e Gjeneralit Dwight Eisenhower gjatë invadimit të Francës, si pjesëtar i Grupit të 6-të të ushtrisë amerikane, ndërsa ka shërbyer më vonë edhe si anëtar i Misionit të Kontrollit të Berlinit. Ndërkohë që largohet me nderimet më të larta nga radhët e ushtrisë amerikane pas luftës, Peter Llambi Chiko me t’u kthyer në Boston ndihmoi në themelimin e Shoqatës së Veteraneve shqiptaro-amerikan dhe filloi një jetë të re si qytetar aktiv në mjaft veprimtari.

Peter Chako ishte pritur në Vatikan nga Papa Pali i VI me rastin e ceremonisë kushtuar 500 vjetorit të Skënderbeut në vitin 1968, ku ai kishte kontribuar në organizimin e manifestimeve madhështore me atë rast, por kishte kryesuar gjithashtu një delegacion mjaft të madh shqiptaro- amerikanësh, pa dallim feje e krahine, që mori pjesë në ato ceremoni në kujtim të Gjergj Kastriot Skënderbeut në Romë dhe në Vatikan, ku shqiptarët e mërguar, sidomos në Amerikë dhe në Europë ishin mbledhur për të përkujtuar e nderuar Heroin e tyre të madh dhe njëkohësisht për t’i shpalosur botës një dëshmi të pashoqe dinjitetit kombëtar dhe bashkëpunimi e marrëveshje vëllazërore. Për këtë figurë të nderuar kombëtare kanë shkruar organe të shtypit në emigracion, personalitete të njohur të Diasporës shqiptare, por askush nga studiuesit dhe historianët tanë të mirëfillte.

Do ta mbyll këtë kapitull që nuk mund të mbyllet kurrë me ligjëratën e Skënder H. Hasani në gazetën Shenjzat të Ernest Koliqit ku shkruan… Peter Chiko, si kryetar i Vatrës por edhe si njeri dhe si shqiptaro-amerikan i brumosur me më të mirat e dy kulturave tona – asaj shqiptare dhe amerikane, i tregoi Diasporës shqiptare se ç’rrugë duhet marrë e si mund të dëgjohet zëri i tyre në botë. Me urtësi e butësi, por me program të caktuar bëri që të përtërihet me hov roli historik i Vatrës.

***

Kanë kaluar shumë kohe prej ndarjes nga jeta e shqiptarit të nderuar Peter Chiko, komuniteti shqiptaro-amerikan është sot edhe më i madh…por Vatra ka mbetur tashme një kënd i vakët, ka humbur rolin që i takon dhe misionin që u angazhuan dhe sakrifikuan mjaft breza… ngjyrimet dhe tendencat politike e ideologjike të Vatrës së sotme nuk mund t’i bashkojnë si dikur shqiptarët për çështjet atdhetare…ajo gati i ka harruar të gjithë emrat e ndritur të Vatrës dhe sillet nëpër mjegullën e disa naciolistëve që shpesh në rrugën e jetës kanë gabuar dhe dëmtuar çështjen shqiptare.

Do të kujtojmë e nderojmë sot luftëtarët antifashiste nga radhët e komunitetit shqiptaro-amerikan. Respekt dhe nderim për Lejtnant Louis Avrami dhe Nikolla Avrami, vëllezër, djemtë e vatanit të njohur Thimi Avrami të degës Vatra në Atlantik City. Skënder Hasani, bir i vatranës Selina Hasani- Biddford, James  Elias, i biri i Shaqo Ilias nga Neë Bidford. Peter dhe Hasan Karagjozi, bijtë e Adil Karagjozit një vatrani të njohur për kontribute kombëtare, Dega 29 New York. Philip R. Llazar, djali i Apostol Llazar i degës South Boston & Milton, MA. Josepf (Isuf) Karafili, MA, Peter Metrushi, i biri i vatranit Vangjel Metrushi, Antlantik City. George G. Stelo, Bryklin NY dhe Sergent. Mike S. Nicholas, Neë Bedford. George C. Ratka i biri i vatranit Kosta Ratka, MA, Joseph Paskal, Charles Peters, Milo Tole.. MA, Dr. Georga A. Poda-Buffalo. Harry R. Nasson, Somerville MA, Fehim Grapshi (Gramshi) San Francisko. Sam D. Tassi, Claveland-Ohio, Sergent Hysen Fazo Waterburry, Conn Sotir Di Costa i biri i vatranëve, i zotit Pano Kosta dhe zonjës Thina Kosta Luarasi So Noston MA dekoruar dy herë.

Lejtnant Peter I. Chani Boston, i biri i Protopap dhe zonjës Vani Chani. Sergent Eqrem J. Jonus i biri i Vatranit Mehmet Përmeti etj. Sergent Pal (Paul) Nati nga Filadelfia, origjina nga Fieri, pjesëmarrës në luftime në Normandi. Në Luftën e Dytë Botërore pati dhe mjaft të vrarë e të plagosur nga antifashistët shqiptare që ishin në frontet e luftës, nderohen si heronj të luftës Sergent Charles Peters dëshmor, dega e Vatrës Attleboro-MA. I njohur është kontributi i antifashist i emigrantit Koli Kristo Glozhenit i cila dhe jetën me nder në luftimet e Normandisë.

Ne ndihemi krenar për kontributin e madh, për aftësitë dhe vlerat që kanë treguar mjaft emigrantë shqiptarë në Amerikë të inkuadruar në formacionet ushtarake. Ata kane patur detyra dhe grada të ndryshme dhe janë vlerësuar nga shtabet ushtarake.

Dhe lista është e gjatë me emrat e luftëtarëve emigrantë shqiptarë antifashiste që ju bashkuan nga Amerika koaliacionit më të madh të njohur botëror kundër nazifashizmit, njohja e tyre është detyrë e organizmave shtetërore që nga ministria jonë e Mbrojtjes, Institutit të historisë së Shqipërisë, Ministrisë së Kulturës që në bashkëpunim me Komitetin kombëtar të veteranëve të luftës dhe shoqatave të shumta patriotike brenda dhe jashtë atdheut. Të paharruar qofshin në breza këta luftëtare të nderuar emigrantë shqiptar se na kanë nderuar dhe na bëjnë kurdoherë krenar. Për ne ngelet detyrë t’i gjejmë nëpër arshiva dhe dokumente të shumta në Amerikë por edhe në Shqipëri. Tu jepet edhe nga shteti mëmë, qeveria shqiptare një vlerësim mirënjohjeje pse jo edhe dekorime. Dhe me të drejtë shtrohet pyetja… a duhet të ketë për ta një vend nderi në Muzetë e Ushtrisë shqiptare apo si do quhen dhe njihen kur ne kemi në Shqipëri Komitetin Kombëtar të veteranëve të Luftës Antifashiste.

Nga Mihal Llaqi Jano 