Kroaci/ Kupa e Botës në Gjimnastikë, fitorja e gjimnastit kuqezi Matvei Petrov

E martë, 1 Korrik, 2025

Kampioni i Europës në gjimnastikë, Matvei Petrov, i cili garon për ngjyrat kuq e zi ka zënë vendin e parë në fazën kualifikuese në Kupën e Botës që e kualifikon atë për në finale e së shtunës.

Lajmin e mirë e ka dhënë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili ka publikuar edhe videon e garimit të sportistit të klubit të Tiranës që ka ngritur lart flamurin tonë.

“Një super lajm na vjen nga Osijek e Kroacisë ku po zhvillohet Kupa e Botës në Gjimnastikë. Gjimnasti Matvei Petrov zë vendin e parë në fazën kualifikuese në Kupën e Botës dhe e kualifikon atë në finale të shtunën. Një rezultat i tillë, është një shenjë premtuese e performancës që gjimnasti ynë të futet në finalet e Lojërave Olimpike Tokyo 2020. Një rezultat fantastik nga Matvei dhe trajneri i tij shqiptar Alon Hasa, që i bëjnë jehonë vendit tonë duke treguar flamurin kombëtar”, shkruan Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.