Komisioni Shqipëri-Kosovë/ Ja kur nis aplikimi për Tekstet Mësimore të Diasporës

E hënë, 6 Maj, 2024

Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe i Kosovës për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën, në ditën e dytë të takimit që u mbajt në Durrës, diskutoi mbi procedurën e përzgjedhjes së recensuesve për vlerësimin e teksteve të përbashkëta për Diasporën dhe për përmbylljen e procesit të teksteve të përbashkëta nga Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe i Kosovës. Në përfundim të këtij takimi komisioni miratoi kalendarin e punës për përzgjedhjen e recensentëve dhe miratimin e thirrjes për aplikim të recensentëve të teksteve të përbashkëta për Diasporën.

Sipas vendimit të ditës së sotme thirrja për aplikime për tekstet e përbashkëta do të çelet më 14 qershor 2021  dhe do të zgjasë deri në 9 korrik 2021. Thirrja për aplikime do të jetë e aksesuesshme në webet dhe rrjetet sociale të 4 ministrive.

Ndërsa shqyrtimi i aplikimeve do të realizohet në Kosovë në datat 12 dhe 13 korrik.

Ky takim dy ditor për unifikimin e politikave të mësimdhënies në Diasporë mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe për zbatimin e marrëveshjeve të përbashkëta dha dritën jeshile edhe  për:

  1. Organizimin në parim të shpërndarjes së teksteve mësimore për Diasporën. Për këtë u propozua formimi i një grupi pune ndërinstitucional me pjesëmarrës nga Drejtoria e Diplomacisë Publike dhe diasporës në MEPJ, Qendra e Botimeve për Diasporën, Republikës e Shqipërisë dhe Departamenti për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në MPJD, Republika e Kosovës.

2. Për ngritjen e grupeve të punës për zbatimin e marrëveshjeve ndërqeveritare me  fokus mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë dhe në mërgatë.

3. T’u propozohet ministrive përgjegjëse për arsimin në Shqipëri dhe në Kosovë zhvillimi fizik i përbashkët i Seminarit Të 16-të Kombëtar për Mësimin Plotësues në Diasporë.

Ky proces pune i Komisionit dëshmoi edhe një herë vullnetin për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet e përbashkëta midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës, për një politikë të përbashkët për mësimdhënien në Diasporë.

Komisioni i Përbashkët

Në këtë mbledhje të rëndësishme morën pjesë të gjithë anëtarët e Komisionit të përbashkët: znj. Anila Ferizaj, kryetare, MASR, Republika e Shqipërisë; znj. Shqipe Gashi-Ramadani, nënkryetare, MASH, Republika e Kosovës; z. Arbër Salihu, MASH, Republika e Kosovës; znj. Feime Llapashtica, MASH, Republika e Kosovës; z. Isni Kryeziu, MASH, Republika e Kosovës; znj. Altea Tahiraj, MASR, Republika e Shqipërisë; znj. Erida Koleci, ASCAP, Republika e Shqipërisë; znj. Evis Mastori, ASCAP, Republika e Shqipërisë dhe znj. Mimoza Hysa Çuliqi, drejtoreshë e Qendrës së Botimeve për Diasporën, Republika e Shqipërisë.

Gjithashtu e pranishme ishte edhe znj. Mira Hoxha, drejtoreshë e Diplomacisë Publike dhe Diasporës, MEPJ, Republika e Shqipërisë, drejtues të lartë të Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, kryesuar nga drejtoresha e Departamentit për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë, znj. Maliqe Hashani, drejtori i Departamentit të Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar (MASHTI), z. Agim Bërdyna, zyrtarja për Arsimin në Diasporë, dhe znj. Barbana Sekiraqa, përfaqësues të zyrës për Planprograme dhe Tekste Shkollore (MASHTI).

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  