“Merr një varg dhe eja” kurorëzohet në Athinë

E hënë, 6 Maj, 2024

Pandemia e covid-19 është tepër e pafuqishme kur ekziston vullneti, pasioni dhe një dozë e madhe entuziazmi fëminor! Me këta komponentë mëse të mjaftueshëm, Elona Gjergo, Brikena Qama dhe Aina Hoti realizuan me sukses edicionin e dytë të konkursit “Merr një varg dhe eja”. Konkursi që startoi në vjeshtën e vitit 2020, mes valës së dytë e tepër të egër të pandemisë, ftonte për aplikim deri në 20 janar 2021 të gjithë fëmijët e diasporës shqiptare të moshës 7-15 vjeç. Shqiponjat e vogla që fluturojnë në gjithë rruzullin tokësor tashmë, u treguan tepër të gatshme, duke arritur një numër rekord pjesëmarrjeje me krijime në poezi dhe prozë të shkurtër, tregime ose përralla. Falë motivimit jashtë parashikimeve e tepër entuziast, organizatoret e këtij edicioni realizuan me sukses edhe një premtim që përbën njëkohësisht dhe një risi të veçantë, për arkivën e vyer të diasporës tonë: Siç ka theksuar dhe inisiatorja e konkursit, Elona Gjergo “tashmë qarkullon dhe Antologjia e parë me krijimet e vogëlushëve shqiptarë që janë lindur apo rriten jashtë atdheut, me 54 krijime, e titulluar gjithashtu “Merr një varg dhe eja”.

Pak fjalë për organizatoret

Elona Gjergo, shkrimtare dhe kryetare e shoqatës kulturore “Korça” në Greqi, Brikena Qama, poete, gazetare dhe tashmë presidente e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, me banim në Athinë dhe Aina Hoti, presidente e Swiss-Albania Event, që vitet e fundit jeton në Zvicër, bashkuan forcat për të realizuar në kushte tepër të vështira një aktivitet thuajse global, dedikuar fëmijëve shqiptarë. Inisiativa e tyre u përqafua me shumë dashamirësi, si një oaz i shumëkërkuar me jetë, në një fazë kur pikërisht jeta e të gjithëve dukej se kishte ngrirë pa afat. Në pamundësi të kurorëzimit të konkursit me një spektakël të madh, siç ishte plani paraprak, ku do të ishin të pranishëm gjithë pjesëmarrësit, Elona Gjergo dhe Brikena Qama, dy organizatoret, kanë realizuar një edicion përmbyllës me triumfuesit e konkursit, fëmijët e kursit plotësues të gjuhës shqipe në zonën Redi, në Athinë.

Sipari i edicionit ulet mes zërave lozonjarë e plot hare

E shtuna, 5 qershor dhe e djela, 6 qershor 2021 ishin dy ditë të dedikuara mbylljes së edicionit të dytë të konkursit “Merr një varg dhe eja”. Energjia pozitive duket se depërton edhe përmes fotografive, kaq shumë u kishte munguar të gjithëve të krijonin lirshëm, të dëgjoheshin me zë të lartë, të gjendeshin sërish mes miqve, të merrnin frymë në natyrë- gjithmonë me respekt të plotë ndaj masave mbrojtëse kundër kërcënimit akoma ekzistent të covid-19. Ditën e shtunë, me mbylljen e vitit shkollor në shkollën shqiptare të Athinës “Porta”, në një ceremoni të këndshme, fëmijët i priste edhe një surprizë ekstra, antologjia e krijuar nga bashkëmoshatarë të tyre, madje disa edhe nxënës të shkollës pjesëmarrës në konkurs fitues të çmimeve vlerësuese. Antologjia u shpërnda falas nga Brikena Qama dhe Elona Gjergo.

Ditën e djel, 6 qershor, sërish në natyrën e bukur të Athinës, fëmijë e prindër nga kurset e gjuhës shqipe në zonën Redi, me mësuese Lefteri Merkaj, si dhe mjaft të tjerë nga kurse të ndryshme të Athinës kanë marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve dhe vlerësimeve. Përveç triumfuesve të vendit të parë nga kursi i zonës Redi, ata të shkollës shqiptare po në Athinë “Porta  si dhe të zonës Aspropirgo, mjaft të tjerë janë edhe nxënës të kurseve përkatëse në Itali e vende të tjera. Për të përshëndetur fëmijët ka udhëtuar nga Zvicra edhe anëtari i jurisë, poeti Besnik Camaj. Të gjithë pjesëmarrësit janë vlerësuar me certifikatë mirënjohjeje dhe antologjinë, një aset i vlefshëm për bibliotekën dhe të ardhmen e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.