Kanada/ Kela Hyseni: Privilegj të punoj me fëmijët shqiptarë

E enjte, 2 Maj, 2024

Kela Hyseni, ka emigruar në Kanada në vitin 2001, duke ndërprerë studimet e nisura në Shqipëri në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Vlorës. Kjo gjë i mbeti brengë, sepse nuk iu dha mundësia për diplmomin, duke devijuar këtë fushë edhe në Kanada, ku zgjodhi diçka tjetër për adaptim më të shpejtë dhe më efikas. Ajo ka studiuar në degën e Kozmetologjisë në Conestoga College (2003-2004) në Kitchener, Ontario. Në Shkollën Shqipe ka filluar si mësuese në vitin 2017, punë që e vazhdon me pasion dhe me kënaqësi, duke u ndier e lumtur dhe krenare që po ua mëson gjuhën shqipe fëmijëve shqiptarë, shumica të lindur e të rritur në Kanada . “Duke kultivuar gjithmonë dëshirën që të jem sa më afër vendit tim, dhe fëmijët e mi të vazhdonin shkollën shqipe, unë mora këtë përgjegjësi si mësuese” shprehet Kela Hyseni ndër të tjera në intervistën dhënë për “Diaspora Shqiptare”.

A mund të na tregoni se sa ka qenë e vështirë rruga e integrimit tuaj profesional?

Rruga e integrimit ishte e vështirë, mbase u hasëm jo vetëm me vështirësi profesionale por edhe ato familjare. Vitin e parë që erdhëm këtu na erdhi në jetë djali ynë, dhe duke qënë nënë e re balancimi i të dy fushave ishte i vështirë në fillim. Megjithatë, ia arritëm integrimit pas disa vitesh këtu.

Keni nisur studimet për gjuhët e huaja në Vlorë, por kur erdhët në Kanada e ndërruat drejtimin…

Për të mundësuar adaptimin e shpejt në një vend të ri, vendosa të marë licencën e kosmetologjisë dhe e gjeta veten në këtë fushë duke u punësuar si manaxhere e bisnesit për rreth 12 vjet. Më vonë bashkëshorti dhe unë vendosëm të hapnim restaurantin tonë, dhe që aktualisht po vazhdojmë ta drejtojmë, relativisht me sukses. Gjithsesi suksesi për mua nuk është i arritur ende, mbasi arritjet personale më shtyjnë gjithmonë të vazhdoj më tutje. Ndersa tani po vazhdoj Ontario Training Academy për instruktore e stilizmit në Universitetin e Londonit.

Jeni mësuese e gjuhës shqipe në Shkollën Shqipe për Kitchener dhe Waterloo që quhet “Shqiponjat tona”. Sa, mendoni ju, janë të interesuar prindërit shqiptarë t’ua mësojnë shqipen fëmijëve të tyre?

Duke kultivuar gjithmonë dëshirën që të jem sa më afër vendit tim, dhe fëmijët e mi të vazhdonin shkollën shqipe, unë mora këtë përgjegjësi si mësuese. Për mua është me të vërtet një privilegj dhe kënaqësi që të punoj me fëmijët e mrekullueshëm shqiptarë, shumica të lindur këtu në Kanada. Interesimi i prindërve ekziston, por duke qenë një komunitet me numër të konsiderueshëm bashkëatdhetarësh kemi mundësi për të angazhuar edhe më shumë prindër që ta bëjmë të pa lëkundur suksesin e shkollës.

Si e gjeti Shkollën Shqipe pandemia COVID-19?

Pandemia e vështirësoi mundësinë për fëmijët dhe prindërit, sepse Shkolla Shqipe udhëzohet nga Bordi i Shkollave të rajonit Waterloo. Ndonëse shumica e shkollave të tilla në Kanada vazhdojnë mësimin online, ne morëm udhëzimin pë ta anuluar përkohësisht punën tonë. Nga prilli i vitit të kaluar vazhdojmë vetëm të paraqitemi me disa aktivitete vullnetare online. Shpresojmë që nga shtatori i këtij viti t’i kthemi normalitetit, së paku me praninë fizike në klasë.

Postoni rregullisht aktivitete të nxënësve shqiptarë në grupin “Shqiponjat Tona” në Facebook. Sa ka ndikuar kjo për  vetëdijësimin e komunitetit për t’i dërguar fëmijët në shkollë?

Mendoj se ka ndikim pozitiv, mbase mediat sociale janë të pranishme në jetën tonë. Aty herë pas here postojmë recitime të nxënësve që i kemi bërë përara pandemisë, por edhe që na dërgojnë sot nga shtëpitë e tyre ku vijojnë mësimin online. Mund të themi se mediat sociale e ndihmojnë shumë komunikimin tonë pos me nxënësit, poashtu edhe me prindërit si planifikime eskursionesh apo ngjarje të ngjashme.

Nga përvoja që keni me ta, sa mendoni që e njohin fëmijët e komunitetit tonë në Kanada gjuhën shqipe?

Mendoj se secili nga ne e di këtë përgjigje, dhe sigurisht që çdo prind duhet të punojë gjithmonë me fëmijët, sidomos fëmijët që kanë lindur këtu. Por duke pasur këtë stil jete që ne bëjmë në Kanada nuk është e lehtë dhe kërkon një dedikim dhe punë të veçantë me fëmijët. Dua të përfitoj nga rasti t’i falenderoj të gjithë prindërit që përpiqen ta ruajnë gjuhën, por veçanërisht atyre që i çojnë fëmijët në shkollë, sepse jo vetëm që ndihmon për gjuhën por gjithashtu u kontribuon në vlera të pazëvendësueshme fëmijëve.

Jemi takuar në aktivitete të komunitetit shqiptar aty ku e keni dhënë kontributin tuaj edhe në Shoqatën Shqiptaro- Kanadeze “Bashkimi Kombëtar” në Kitchener dhe Waterloo. A mund ta ndani me ne kontibutin tuaj aty?

Përqëndrimi im është sigurisht te Shkolla Shqipe, por njëkohësisht mundohem të aktivizohem edhe me zgjerimin e rrjetit, për një komunitet sa më të fort. Jam munduar t’i angazhoj nxënësit tanë në komunitet, dhe bes0j se në të ardhmen do të sthohet prezenca e fëmijëve në aktivitetet e shoqatës.

Ka gjithmonë kritika se prindërit shqiptarë po flasin gjuhën angleze apo frenge me fëmijët e tyre në vend se të flisnin shqip. Sa kritike jeni ju në këtë kontekst?

Për mendimin tim kur kjo është prenferenca e prindit për mos t’i dhënë fëmijës njohurinë e gjuhës së vetë, është me të vërtet një fatëkeqësi. Unë nuk e kuptoj si mund të mohosh gjuhën tënde, këtë gjuhë kaq të bukur?!

Sa të mungon Shqipëria?

Më mungon jashtë mase. E para është një vendë shumë i bukur, me një klimë që nuk krahasohet me klimën këtu, e dyta është që ndihem shumë mirë kur jam aty, dhe e treta, ushqimi që për mua është tepër i shijshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 