Akademia e Shkencave boton veprën “Jul Variboba në trashëgiminë e tij”

E mërkurë, 15 Maj, 2024

Akademia e Shkencave ka realizuar botimin e veprës së studiuesit Shaban Demiraj, “Jul Variboba në trashëgiminë e tij”.
Në arkivin e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë (ASA Tiranë) ndodhen të depozituara në dorëshkrim prej vitit 1951 dy dosje që përmbajnë një monografi të shkurtër mbi poetin arbëresh Jul Variboba bashkë me transkriptimin e plotë të tekstit të veprës së tij “Gjella e Shën Mëris Virgjër” (Romë 1762).
Këto dy dosje i prijnë në kohë një studimi të tretë mbi gjuhën e Varibobës, i cili e pa atëbotë dritën e botimit në dy numra të revistës “Buletin i Institutit të Shkencave” (1, 3 [1953]).
Të tria këto punime kanë për autor Shaban Demirajn dhe të tria përkojnë në kohë me fillimet e aktivitetit të tij shkencor-intelektual në albanologji, një angazhim ky që nuk reshti për dekada me radhë, derisa mbylli sytë për të fundit herë më 30 gusht 2014.
Botimi i këtij triptiku punimesh, ku feks sidomos transkriptimi i plotë i veprës poetike të Jul Varibobës, përcjell përpos parësisë në kronologjinë e recepsionit filologjik-letrar të veprës edhe, madje sidomos, individualitetin e autorit në hulumtim, i cili – në rolin e dikurshëm të debutuesit në albanologji – merr përsipër tagrin e rëndë të filologut, bash në një periudhë, kur vetë paradigma e re e kërkimit në shkencat albanologjike ishte ende në shpërgënj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 