Një konferencë shkencore për personalitetin e gjuhësisë shqiptare Emil Lafe

E premte, 3 Maj, 2024

Drejtoresha e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët Diana Kastrati ka marrë pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Profesor Emil Lafe, personalitet i shquar i gjuhësisë shqiptare” të organizuar nga Universiteti i Vlorës.

Znj. Kastrati në hapje të konferencës mbajti një fjalë përshëndetëse në nderim të kontributit akademik të profesorit Emil Lafe, i cili është njëherësh edhe drejtor i revistës shkencore “Continuum”, botim i QSPA.

“Atributi “elegant” është ai që në gjykimin tim përmbledh më saktësisht profilin e profesorit tonë mbarëkombëtar, Emil Lafe, duke e marrë këtë term në kuptimin më të epërm që përmbledh në vetvete që në zanafillë të tij në latinisht eligĕre (i përzgjedhur) të një individi “me karakteristika te vyera e jo thjeshtësisht të imitueshme, linear.

Është fort e vështirë të jesh dhe të mbetesh elegant në kontekstet tona sociale e akademike, duke qëndruar njëkohësisht i patrandur në bindjet e veta e duke mos u imponuar kurrë me qëndrime të forta; të shprehesh qartë e pa dykuptime mbi argumente të një rëndësie parësore për fatet e kulturës sonë kombëtare siç është gjuha; të jesh në skenën akademike violinë e parë për një hark kohor prej 60 vitesh e të mos mbartësh as edhe një grimë protagonisti; të bësh misionarin mbrojtës të Dijes pa qëndrime gjysmake”, tha znj. Kastrati. Fjalën e plotë mund ta lexoni këtu.

Qendra e Studimeve dhe e Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) gjithashtu ka dhuruar sot botimet e vitit të parë të funksionimit të saj në dy institucione kulturore e akademike në qytetin e Vlorës, përkatësisht në Bibliotekën shkencore “Nermin Vlora Falaski” të Universitetit “Ismail Qemali”, si dhe Bibliotekën qytetëse “Petro Marko”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 