COVID-19/ Rregullat e lëvizjes në disa prej shteteve kryesore

E premte, 3 Maj, 2024

Për shkak të pandemisë COVID-19 rregullat e lëvizjes nga njëri shtet në tjetrin pësojnë ndryshime në varësi të rasteve me infektime.

Anglia (Mbretëria e Bashkuar)

Në Mbretërinë e Bashkuar mund të hyjnë nga Shqipëria shtetasit e këtyre vendeve (Irlandë dhe MB) dhe të gjithë shtetasit e tjerë, (përfshirë ata shqiptarë) që kanë leje qëndrimi në këto vende.

Udhëtarët do të duhet të japin detajet e kontakteve, informacionet e udhëtimit dhe të izolohen për 14 ditë, në të kundërt mund të gjobiten.

Austri

Hyrja në Austri u lejohet personave, të cilët janë në një partneritet, pavarësisht nëse kanë bashkëjetuar ose kohëzgjatjes së marrëdhënies së tyre.

Shtetasit shqiptarë mund të hyjnë në Austri, përvec rasteve kur kanë leje qëndrimi, edhe për vizita shëndetësore, vizita të fëmijëve ose kur janë kujdestarë ligjorë, raste pagëzimi, ditëlindjesh, vdekjesh ose martesash.

Theksojmë se hyrja mund të kryhet pa pasur nevojë të paraqitet test negativ.

Gjithashtu,, karantinimi nuk është i nevojshëm. Personave u duhet të provojnë se janë partnerë ose se kanë lidhje familjare.

Ndër dokumentet e pranuar përfshihen: Certifikatë lindje, certifikatë martesore, certifikatë e pronësisë së përbashkët të një automjeti ose dokumente të shkruara. Vlerësimet kryhen nga autoritetet austriake rast pas rasti.

Për shkak se ky rregull është i ri dhe ende jo i mirësqaruar, jo të gjithë autoritetet janë të mirë informuar, përfshirë policinë kufitare, ushtrinë, kompanitë ajrore. Në këto kushte mund t’u rekomandohet shtetasve shqiptarë të kenë sa më shumë dokumente që provojnë partneritet ose marrëdhënie me persona në Austri, pasi autoritetet veprojnë rast pas rasti.

Partneri që udhëton do të ndihmonte veten për të provuar raportin edhe nëse do të kishte një dokument të nënshkruar nga partneri në Austri ku vërtetohet lidhja, kopje e pasaportës, kopje e vendbanimit, si garanci që provojnë lidhjen.

Më problem mund të jenë kompanitë ajrore, pasi ato kanë shumë rregulla strikte. Rekomandohet që shtetasit shqiptarë të njoftojnë paraprakisht kompaninë ajrore, t’i bashkëngjisin dokumentin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Bosnje-Hercegovinë

Rregulla të reja për hyrjen në Bosnje-Hercegovinë.

Këshilli i Ministrave i Bosnje Hercegovinës ka miratuar disa ndryshime mbi “Vendimin për përcaktimin e kushteve shtesë për hyrjen e të huajve në Bosnje Hercegovinë.” Në përputhje me këtë vendim, ndalimi i hyrjes së të huajve në territorin e Bosnje Hercegovinës nuk do të zbatohet për shtetasit e vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Shengenit, për të gjithë të huajt që kanë një vizë të shumëfishtë Shengen ose vizë të Bashkimit Evropian apo një leje qëndrimi përkatëse në vendet e Bashkimit Evropian dhe zonës Shengen, si dhe për të huajt që kanë një çertifikatë të testit negativ për virusin SARS-CoV-2, jo më të vjetër se 48 orë, para se të hyjnë në BiH.

Ky vendim ka hyrë në fuqi në datën 16 korrik 2020 dhe është ende në fuqi. BiH e ka vendosur Shqipërinë në “Zonën e Kuqe”.

Shtetasit e Shqipërisë hynë në BiH vetëm nëse kanë një shkak të rëndësishëm, të cilin duhet ta vërtetojnë me anë të një dokumentacioni (ftesë/leje nga pala boshnjake), si dhe duhet të kenë, detyrimisht, certifikatën e testit negativ për virusin SARS-CoV-2, jo më të vjetër se 48 orë, para se të hyjnë në BiH. Për rastin konkret, për të hyrë në BiH, Ekipi duhet të ketë Ftesën nga pala boshnjake që tregon arsyen se pse do të futet në BiH (ndeshje), si dhe të gjithë personat duhet të kenë me vete certifikatën e testit negativ për virusin SARS-CoV-2, jo më të vjetër se 48 orë.

Bullgari

Hyrja në Bullgari e qytetarëve do të jetë e mundur me paraqitjen e përgjigjes negative të testit PCR të 72 orëve të fundit.

Qytetarët bullgarë, familjarët e tyre dhe ata, që kanë leje qëndrimi bullgare mund të hyjnë edhe pa përgjigjen negative të testit PCR, por do t’i nënshtrohen karantinës së detyrueshme 10-ditore.

Qytetarët shqiptarë mund të hyjnë në Bullgari duke paraqitur përgjigjen negative të një testi PCR të kryer 72 orët e fundit.

Qytetarët shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi bullgare mund të hyjnë në Bullgari edhe pa përgjigjen negative të testit PCR, por do t’i nënshtrohen karantinës së detyrueshme 10 ditore. Mund të hyjnë në territorin e Bullgarisë duke paraqitur përgjigjen negative të testit PCR:

Shtetasit bullgarë, shtetasit e shteteve të BE-së, Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut, vendeve të zonës Shengen duke përfshirë Republikën e San Marinos, Principatën e Andorrës, Principatën e Monakos dhe shtetin e Vatikanit, anëtarët e familjeve të tyre, ku përfshihen edhe personat, që janë në një bashkëjetesë reale si dhe qytetarët e Australisë, Kanadasë, Gjeorgjisë, Japonisë, Zelandës së Re, Republikës së Ruandës, Republikës së Koresë, Mbretërisë së Tajlandës, Republikës së Tunizisë, Republika së Uruguait,Emirateve të Bashkuara Arabe, Ukrainës, Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Serbisë, Republikës së Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Republikës së Moldavisë, Izraelit, Kuvajtit, Republikës së Bjellorusisë dhe Republikës së Turqisë; personat me lejeqëndrimi të përhershëm ose afatgjatë në territorin e Bullgarisë dhe anëtarët e familjes; personat e pajisur me vizë “D” si dhe personat me lejeqëndrimi të një vendi anëtar të BE-së, Mbretërisë së Bashkuar, Irlandës së Veriut ose një vendi të zonës Shengen duke përfshirë Republikën e San Marinos, Principatën e Andorrës, Principatën e Monakos dhe shtetin e Vatikanit dhe anëtarët e familjes së tyre;

Profesionistët dhe studiuesit mjekësorë si dhe punonjësit socialë, kur qëllimi i udhëtimit lidhet me përmbushjen e detyrës;

Punonjësit e përfshirë në transportin e produkteve dhe pajisjeve mjekësore, pajisjeve personale mbrojtëse duke përfshirë edhe instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjve;

Personeli i transportit i angazhuar në sektorin e transportit, transportit ndërkombëtar të udhëtarëve, ekuipazhi i avionëve të transportit të mallrave, ngarkesave dhe pasagjerëve si dhe ekuipazhi i anijeve dhe personat e angazhuar me mirëmbajtjen e anijeve;

-Zyrtarët e huaj (Krerët e shteteve, Ministrat, anëtarët e Qeverive etj.), anëtarët e delegacioneve të tyre, diplomatët, personeli tekniko-administrativ, personeli ushtarak, oficerët e sigurisë dhe rendit publik, punonjësit humanitar në kryerjen e detyrave të tyre si dhe familjarët e zyrtarëve të mësipërm;

-Personat, që udhëtojnë për qëllime humanitare.

-Përfaqësuesit tregtar dhe investitorët ekonomikë si dhe personat, që lidhen drejtpërdrejtë me ndërtimin, mirëmbajtjen, operimin dhe sigurimin e sigurisë së infrastrukturës strategjike të Bullgarisë, zbatimin e projekteve të çertifikuara sipas Aktit të Nxitjes së Investimeve, analizave nga projektet e investitorëve të mundshëm dhe aktiviteteve të tjera të rëndësishme për ekonominë e vendit, vërtetuar nga një letër e Ministrisë së Ekonomisë ose një tjetër ministrie përgjegjëse për veprimtarinë përkatëse si dhe personat e përfshirë në ndërtimin e anijeve dhe riparimin e tyre si dhe anëtarët e familjeve të tyre.

-Punëtorët sezonalë të bujqësisë dhe turizmit;

-Punonjësit e pikave kufitare;

-Personat, që udhëtojnë për pjesëmarrje nëprovime, kur nuk ofrohet mundësia e provimit në distancë ose elektronikisht;

Nuk i nënshtrohen detyrimit të paraqitjes së përgjigjes negative të testit PCR vetëm subjektet e mëposhtëm:

1. Drejtuesit e autobusëve dhe kamionëve;

2. Ekuipazhet e avionëve dhe anijeve;

3. Punonjësit e kufirit;

4. Qytetarët, që kalojnë tranzit në territorin bullgar

Çekia

-Shtetasit shqiptarë nuk mund të udhëtojnë në Republikën Çeke, nëse ata nuk kanë leje qëndrimi në këtë shtet. Nëse një qytetar çek ose një qytetar i huaj, (shqiptar) me leje qëndrimi në Republikën Çeke ka vizituar Shqipërinë, në kthim duhet të bëjë/paraqesë testin ose të vetëkarantinohet për 14 ditë.

-Shtetasit e huaj me leje punësimi afatgjatë dhe afatshkurtër, vizë sezonale punësimi ose vizë speciale punësimi, janë të përjashtuar nga masat e mësipërme.

-Qëndrimi i tyre në territorin çek konsiderohet legal deri më 16 Shtator 2020. Në qoftë se lejes së gjatë të qëndrimit i mbaron afati, shtetasit e huaj duhet të kontaktojnë zyrën e Emigracionit

Danimarkë

– Njerëzit nga vendet me rrezik të lartë (ndër të cilët edhe Shqipëria) që kanë një qëllim të denjë udhëtimi, përfshirë punonjësit, mund të hyjnë në Danimarkë nëse paraqesin testin negativ për COVID-19;

– Testimi duhet të jetë kryer jo më shumë se 72 orë para se të kalohet kufiri;

– Nga kjo kërkesë përjashtohen udhëtarët ndërkufitarë që kalojnë kufirin çdo ditë dhe transportuesit e mallrave për të ruajtur sigurinë e furnizimeve.

– Punëtorët migrantë do të monitorohen më nga afër. Do të ketë një përqendrim në rritje në akomodimin e punëtorëve migrantë për të parandaluar rrezikun e infektimit dhe rrezikun e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes.

Franca

Kujtojmë se aktualisht mund të hyjnë në Francë vetëm ata shtetas shqiptarë të cilët zotërojnë një vizë afatgjatë të tipit D ose një lejeqëndrimi të vlefshme franceze apo të një vendi tjetër të BE-së.

-Përjashtim bëjnë vetëm diplomatët, vizitat zyrtare si dhe punonjësit e transportit apo stafet mjeksore dhe humanitare. Për kategoritë që lejohet, aktualisht nuk ka detyrim testi të COVID-19 apo karantinim të detyrueshëm për shtetasit shqiptarë.

Gjermani

Personat që hyjnë në Republikën Federale të Gjermanisë, të cilët kanë kaluar në “zona të kuqe” për një periudhë kohe brenda 14 ditëve para hyrjes, mund t’i nënshtrohen karantinës nën urdhëresat specifike të lëshuara nga shteti federal kompetent.

Para se të filloni udhëtimin tuaj, ju lutemi kontrolloni nëse keni kaluar kohë në një nga këto zona në 14 ditët e fundit para se të hyni në Gjermani. Në këtë rast, duhet të prisni që t’i nënshtroheni karantinës. Personat që hyjnë në Gjermani nga zonat e rrezikut mund të përjashtohen nga detyrimet e karantinës nëse ata mund të provojnë, me anë të një çertifikate mjekësore, se nuk janë të infektuar me Covid-19. Testi duhet të jetë kryer jo më shumë se 48 orë para hyrjes. Përfshirja e një vendi në listë është rezultat i një analize të përbashkët dhe procesit të vendimmarrjes nga Ministria Federale e Shëndetësisë, Zyra Federale e Jashtme dhe Ministria Federale e Brendshme. Nëse asnjë provë nuk është kryer para mbërritjes tuaj në Gjermani, është gjithashtu e mundur që të bëni vetë testin pas mbërritjes. Në parim, testet biologjike molekulare (testet PCR) aktualisht pranohen nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Holanda

udhëtarët që duan të shkojnë në Holandë, nëpërmjet linjave ajrore, duhet të plotësojnë, një nga dy kushtet e mëposhtme:

1. Të kenë një certifikatë testi negativ të testimit të amplifikimit nukleid-acid ( PCR ose teste të tjera si mPOCT, NAAT, RTPCR, LAMP dhe TMA), që është kryer, më herët se 12 orë nga nisja e fluturimit.

2. Të dëshmojnë një certifikatë testi negativ NAAT, që është bërë të paktën 72 orë përpara mbërritjes në Holandë dhe një rezultat negativ testimi të shpejtë, (rapid test, antigjen), të kryer më pak se 4 orë para fluturimit.

-Udhëtimi jashtë Holandës nuk rekomandohet me përjashtim të arsyeve thelbësore.

-Të gjitha dyqanet dhe qendrat tregtare mbyllen, me përjashtim të marketeve dhe farmacive; -Restorantet, kafenetë dhe baret vazhdojnë të mbyllura;

– Nuk lejohet lëvizja në rrugë nga ora 21:00 darkës deri në orë 04:30 të mëngjesit.

-Lejohet vetëm akomodimi në hotele dhe është pezulluar shërbimi në dhomë dhe shërbime të tjera nga subjektet hoteliere;

-Mbajtja e maskave nga të gjithë qytetarët në do mjedis të populluar publik (supermarkete dhe mjedise të tjera ҁ të mbyllura) është e detyrueshme.

Hungari

Hyrja në territorin hungarez do lejohet vetëm kur ajo është fort e motivuar. Përjashtime për moslejimin e hyrjes së shtetasve të huaj në Hungari, do të bëhen vetëm për rastet e mëposhtme:

-Autokolonat ushtarake;

-Tranzitet humanitare;

-Udhëtimet e biznesit;

-Udhëtimet diplomatike.

Itali

Lutemi të kushtohet vëmendje e veçantë mbi çështjet në vijim:

– Lejohet bashkimi për çiftet ndërkombëtare, edhe jo bashkëjetuese, nëse ekziston një marrëdhënie afektive e provuar dhe e qëndrueshme, arsye për të cilën shtetasit shqiptarë që kanë një marrëdhënie të qëndrueshme afektive me një shtetas/e italian/e (ose shqiptar/e me vendbanim në Itali), do të mund të hyjnë në Itali për t’u bashkuar me ta;

– Hiqet ndalimi i hyrjes apo kalimit tranzit në territorin italian për personelin e policisë së Shtetit;

– Dokumenti C bashkëlidhur Vendimit përditëson në tërësi informacionin mbi kufizimet e aplikueshme në udhëtimet nga dhe për në territoret përtej detit.

-Informacion i plotë i përditësuar, mbi regjimin e lëvizjeve në funksion të parandalimit të pandemisë Covid-19 marrë nga dekretet e fundit të muajit gusht të lëshuara nga autoritetet italiane, të cilat nuk ndryshojnë regjimin e lëvizjes për qytetarët shqiptarë drejt Italisë.

-Mbeten në fuqi të njëjtat rregulla për qytetarët shqiptarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 