Lajm i mirë / OBSH miraton vaksinën kineze të Sinovac

E hënë, 29 Prill, 2024

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar zyrtarisht përdorimin e vaksinës kineze CoronaVac, e kompanisë Sinovac, që është përdorur gjerësisht edhe në Shqipëri.

OBSH me njoftimin e saj ka siguruar që vaksina në fjalë “plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë, efikasitetit dhe prodhimit”.

Më parë, i njëjti vendim kishte ardhur edhe për vaksinën kineze të prodhuar nga kompania tjetër kineze, Sinopharm. Vendimi shihet si paradhoma e njohjes së Agjencisë Europiane të Barnave dhe institucioneve europiane.

Kina tashmë ka vaksinuar disa miliona njerëz me këtë vaksinë, ndërsa ajo është shpërndarë edhe në dhjetëra vende të tjera. Drita jeshile nga OBSH-ja është një udhëzues për rregullatorët kombëtarë se vaksina është e sigurt dhe efektive.

Disa rregullatorë shëndetësorë, sidomos në vendet më të varfra në Afrikë, Amerikën Latine dhe Azi, e kanë miratuar tashmë vaksinën kineze. Por, miratimi nga OBSH-ja do të thotë se vaksina mund të përdoret edhe në programin global Covax, i cili synon të sigurojë rreth dy miliardë vaksina për vendet në zhvillim. Deri më tani, Covax ka shpërndarë rreth 50 milionë doza vaksinash.

Një nga avantazhet kryesore të vaksinës Sinovac është se ajo mund të ruhet në një frigorifer standard, në 2 – 8 gradë Celsius, njësoj sikurse vaksina e kompanisë anglo-suedeze AztraZeneca. Ndërsa vaksina e prodhuesit amerikano-gjerman Pfizer duhet të ruhet në temperatura ekstremisht të ftohta: -70 gradë Celsius.Testimet e vaksinës Sinovac në Brazil kanë treguar se efikasiteti i saj është 50.4 për qind – pak mbi pragun 50%, që është i nevojshëm për miratim nga OBSH-ja. Testimet e tjera në Turqi dhe Indonezi, megjithatë, kanë treguar një shkallë më të lartë të efikasitetit.

Më herët OBSH-ja ka miratuar për përdorim emergjent vaksinat e prodhuara në Perëndim: Moderna, Pfizer/BioNtech, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca. Këtë javë, edhe Agjencia Evropiane e Barnave EMA ka nisur procedurën e rishikimit të vaksinës kineze, Sinovac.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 