Mes akademikëve të jashtëm të ASHSH, Altimari dhe Mandala letër mirënjohjeje

E diel, 5 Maj, 2024

Dy profesorët arbëreshë, Francesco Altimari dhe Matteo Mandala janë mes 17 akademikëve të jashtëm të përzgjedhur nga Akademia e Shkencve.

Aktualisht dy profesorët e nderuar janë në krye të përpjekjeve për njohjen e riteve arbëreshe si pasuri unike nga UNESCO, “Moti i Madh: Ata kanë shprehur përmes një letre për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë mirënjohjen e tyre, duke u shprehur të sigurtë se ASH “në rrugën e autoreformës që ka ndërmarrë, do të dijë ta shndërrojë këtë mision në një realitet për brezat që do të vijnë”.

Lexo edhe- Ja cilët janë 17 akademikët e jashtëm që pranohen në Akademinë e Shkencave

LETRA E PLOTE

Të nderuar me dhënien e diplomës anëtarë të jashtëm të Akademisë në mbledhjen solemne të Asamblesë të mbajtur më 28 maj, akad. Francesco Altimari dhe akad. Matteo Mandalà janë shprehur të emocionuar për nderimin që iu ka bërë Kryesia dhe Asambleja e Akademisë.
Në përshëndetjen drejtuar Kryetarit të Akademisë, akad. Skënder Gjinushit, Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama dhe akademikëve, të dy studiuesit arbëreshë kanë shprehur bindjen se Akademia e Shkencave, në rrugën e autoreformës që ka ndërmarrë, do të dijë ta shndërrojë këtë mision në një realitet për brezat që do të vijnë.
Mesazhi i falënderimit:
“Università della Calabria
Università degli Studi di Palermo,
Rende, Hora e Arbëreshëvet, 28 maj 2021
I nderuar z. Kryetar i Akademisë, prof. Skënder Gjinushi
I nderuar z. Kryeministër i Shqipërisë, z. Edi Rama
Të nderuar akademike dhe akademikë,
Mbledhja solemne e sotme është një nderim i madh që shkon përtej formalitetit akademik dhe përforcon po ato ndjenja të thella miqësie me të cilat Akademia jonë gjithmonë na ka pritur dhe vlerësuar.
Nuk do t’jua fshehim dot të dashur të pranishëm: këtë radhë nderimi ka qenë edhe më prekës sesa mund të përfytyronim. Këtë e themi jo si akademikë të largët, as si studiues të huaj, por si arbëreshë, statusin e të cilëve Kryesia dhe Asambleja e Akademisë e vlerësuan të barabartë me atë të kolegëve tanë shumë të dashur dhe të nderuar, profesorëve Ali Aliu, Luan Starova dhe Rexhep Ismajli, edhe ata akademikë të nderit.
Duam gjithsesi të theksojmë faktin e jashtëzakonshëm që nderimi Juaj vendoset në një nivel të paprecedent institucional, sepse u njeh studiuesve arbëreshë statusin që normalisht u takon studiuesve me shtetësi shqiptare.
Nga ky këndvështrim dorëzimi i diplomës së anëtarit të jashtëm përbën një ngjarje historike që faktorizon në formë të prerë zyrtare dhe, e përsërisim, institucionale pjesëmarrjen e arbëreshëve në të njëjtin mjedis kombëtar mbarëshqiptar për krijimin e të cilin në të kaluarën u munduan breza intelektualësh arbëreshë. Edhe në saje të kësaj trashëgimie ideale, që përpiqemi të mbrojmë në mënyrë modeste e me sa mundemi, sot jo vetëm që ndihemi posaçërisht të nderuar të marrim një titull kaq prestigjioz, për të cilin ju shprehim mirënjohjen tonë, por ndiejmë njëherazi edhe përgjegjësinë morale t’ju tërheqim vëmendjen mbi nevojën për t’u garantuar studimeve arbëreshe një hapësirë më të përshtatshme sesa ajo që për fat të keq sot nxit dhe ushqen qëndrime që nuk kanë lidhje me kërkimin shkencor. Akademia e Shkencave është i vetmi institucion në gjendje t’i përgjigjet kësaj nevoje e cila gjatë dhjetëvjeçarëve të shkuar është përmbushur më së miri nga studiues të kalibrit të Eqrem Çabejt. Kemi besim se do ta mirëprisni ftesën tonë për të themeluar në gjirin e Akademisë një seksion të veçantë të studimeve arbëreshe, pse jo, duke e titulluar atë me emrin e dy studiuesve të mëdhenj arbëreshë: profesorëve tanë Francesco Solano dhe Antonino Guzzetta. Ishin ata që na përçuan kurajën për ta hedhur vështrimin përtej gardhit që na rrethon dhe për t’ua kaluar pasardhësve barrën e punës që kemi bërë deri më sot. Ky është edhe misioni i çdo institucioni shkencor kombëtar.
Jemi të sigurt se Akademia e Shkencave, në rrugën e autoreformës që ka ndërmarrë, do të dijë ta shndërrojë këtë mision në një realitet për brezat që do të vijnë.
Ju urojmë me respekt punë të mbarë!
Prof. Francesco Altimari
Prof. Matteo Mandalà”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.