Gjermani/ Dr. Fahri Beqa: Karakteristikat e vaksinës Pfizer

E diel, 5 Maj, 2024

Mjeku shqiptar Dr. Fahri Beqa, jeton dhe ushtron aktivitetin e tij prej më shumë se 12 vitesh në Berlin, Gjermani. Dr. Beqa vjen me një analizë rreth karakteristikave të vaksinave Biontech/Pfizer (Comirnaty), ku thekson se kjo vaksinë është krijuar duke u bazuar në teknologjinë e re moderne mRNA. “Për të krijuar imunitet të plotë nevojiten dy doza të vaksinës Comirnaty (Biontech/Pfizer) në një distancë kohore prej 4-6 javë”, – citon mjeku i suksesshëm.

SHKRIMI I PLOTE

Disa karakteristika të vaksinave Biontech/Pfizer (Comirnaty):

1. Kjo vaksinë është krijuar duke u bazuar në teknologjinë e re moderne mRNA përmes së cilës informacione gjenetike për pjesë të Coronavirusit (Spike Proteinat) injektohen në organizëm dhe në ketë mënyrë i dërgohet informacioni minimal i mjaftueshëm sistemit imunitar të organizmit për të zhvilluar pastaj mbrenda një kohe të caktuar imunitetin e plotë kundër sëmundjes COVID-19.

2. Për të krijuar imunitet të plotë nevojiten dy doza të vaksinës Comirnaty (Biontech/Pfizer) në një distancë kohore prej 4-6 javë.

3. Imuniteti fillestar që mbron nga stadi i rëndë klinik i sëmundjes COVID-19 dhe vdekja, zhvillohet 2 javë pas marrjes së dozës së parë. Pra vetëm një dozë shpëton personin nga mjekimi intensiv dhe vdekja.

4. Imuniteti i plotë që mbron edhe nga stadi i moderuar dhe i lehtë i COVID-19 zhvillohet dy javë pas marrjes së dozës së dytë.

5. Personat që e kanë kaluar COVID-19 nuk kanë nevojë të vaksinohen 6 muajt e parë pas kalimit të sëmundjes, pastaj mjafton vetëm një dozë e kësaj vaksine për të arritur imunitetin e plotë (sipas rekomandimeve aktuale të Institutit Robert Koch). Pra ata që e kanë kaluar sigurtë Covid-19 (test PCR positiv) nuk kanë nevojë për dy doza të asnjërës vaksinë të licencuar.

6. Reaksionet më të shpeshta pas marrjes së vaksinës janë dhembjet në krah që zhvillohen 8-10 orë pas vaksinimit dhe atë jo për shkak të procedurës së injektimit por për shkak të shpërndarjes së vaksinës në muskul dhe zgjasin 2-3 ditë. Pastaj shenja të ngjajshme me gripin si: temperaturë, ethe, lodhje, dhimbje të muskujve e të nyjeve, dhimbje koke e më rrallë edhe simptoma gastrointestinale (vjellje, barkqitje). Këto simptoma nuk domethënë që paraqiten te secili dhe jo të gjitha përnjëherë te një person.

7. Efektet anësore janë ekstrem të rralla dhe përfshijnë reaksionet alergjike, prandaj rekomandohet që secili person pas marrjes së vaksinës të qëndrojë 15 minuta në institucionin ku vaksinohet që reagimi pastaj te këto raste të jetë adekuat.

Shëndet!

P.S. Lejohet shpërndarja, ndalohet kopjimi 😀.

(Marrë nga profili në facebook i Dr. Fahri Beqa )