Itali/ Baristi që u vendos koktejleve emra të personazheve të njohur shqiptarë

E diel, 29 Qershor, 2025

Jurgen Hakani, baristi shqiptar në Siena, në një intervistë flet për jetën dhe karrierën e tij të suksesshme në Itali. 25-vjeçari jeton dhe punon në Siena që nga viti 2009 dhe me koktejlet e tij është bërë i njohur në këtë profesion. Ai koktejleve që krijon, i ka vendosur emrat e personazheve të njohur.

“Karriera ime ka nisur në vitin 2009, kur unë erdha në Itali me dëshirën për tu bërë futbollist, por nuk isha shumë i talentuar dhe zgjodha diçka tjetër që më pëlqente. Rekordin e koktejleve e kam arritur me një mikun tim gjatë një feste në Itali, kur kemi realizuar 3000 kokteile”, tregon Jurgen Hakani.

I pyetur se si vendos që disa koktejle tí emërtojë me emrat e personazheve publik, Jurgeni tregon: “Unë marr pjesë në disa gara me barista kam njohur baristë të shumtë dhe kam krijuar shoqëri. Ishte piëkrisht një miku im që punon në Milano që kishte pasur në barin e tij Noizyn dhe i kishte kërkuar një kokteil me luleshtrydhe, dhe unë më pas vendosa ta quaj kokteil Noizy. Ndërsa Ermal Metën e kam dëgjuar në një emision në itali kur gazetarët e pyesnin për kokteilin e preferuar. Këto kokteile bëhen edhe më të famshëm në TikTok.”

Gjatë prezantimin në emisionin e pasdites në “Top Channel” Jurgen Hakani përgatiti tri kotejle, të cilëve u vendosi emra të personazheve të njohur, konkretisht të moderatores Bieta Sula, si dhe dy politikanëve Sali Berisha dhe Edi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.