Greqi/ Paketa turistike dhe sociale falas, përfshihen shqiptarët

E diel, 12 Maj, 2024

Greqia ka hyrë zyrtarisht në sezonin turistik. Data 14 maj e heqjes së karantinës 6-mujore, ndjekur nga deklaratat për ngritjen e siparit të sezonit, ishte vetëm hapi fillestar. Gjatë gjithë kësaj periudhe qeveria Mitsotakis po punon fuqishëm, jo vetëm për të risjellë gradualisht normalitetin në çdo sektor të brendshëm, por edhe me paketa të ndryshme për të ringjallur ekonominë, akoma dhe me thirrje në median botërore  drejtuar turistëve të zgjedhin Greqinë si destinacion i sigurtë e joshës edhe këtë verë! Nga e gjithë axhenda mungon akoma Shqipëria, pavarësisht se turistët shqiptarë për shumë vite përbëjnë një realitet të evidentuar në vend. Shifrat mund të jenë të ulta, nga një vend me popullsi të vogël, por kjo nuk mund të përbëjë justifikim për neglizhensën apo snobizmin e hapur me mos-hapjen e kufijve për vizitorët e vendit fqinj, akoma edhe me kushte më të rrepta…!

Gjithsesi, në Greqi vazhdojnë të jetojnë mbi 500.000 shtetas shqiptarë të ligjshëm, banorë të përhershëm, duke përbërë komunitetin më të madh e vital emigrant të vendit. Ky grup i madh, me pak përjashtime-të njëjtat që do rrëzonin aplikimin të çdo vendasi- në përqindjen më të lartë plotëson kriteret e duhura për t’u përfshirë në paketat sociale mbështetëse, që çdo qeveri greke kujdeset të ofrojë e përshtasë, sipas situatës sociale apo ekonomike.

Për momentin, në Greqi janë shpallur disa paketa turistike falas, për të cilat komuniteti duhet të informohet dhe përfituesit në vijim të nxitojnë të aplikojnë brenda afateve për të pushuar në destinacionin e preferuar grek! Nxitoni të aplikoni në formë elektronike në faqen www.oaed.gr ose drejtohuni në Qendrat e Shërbimit të Qytetarit (KEP), pasi të keni mbyllur takim elektronik, për shkak të covid-19. Aplikimet kanë afat deri në 15 qershor 2021!

Programi i Turizmit Social të Organizatës së Punësimit e Trajnimit (OAED)

Programi i ri i Turizmit Social, me zbatim nga 1 gusht 2021 deri në 31 korrik 2022 ka një buxhet prej 30 milionë eurosh, duke ofruar 300.000 kupona tek përfituesit (aplikimet deri në 15 qershor 2021). Ndërkohë që deri në 31 korrik 2021 kanë të drejtë të aktivizojnë kuponat 300.000 përfituesit e programit të vitit të kaluar (që për shkak të karantinës apo covid-19 nuk kanë arritur t’i përdorin akoma).  Kuptohet që edhe sivjet programi turistik (thuajse) falas do të jetë tepër elastik, me subvencionim të lartë për përfituesit, në disa raste deri në100%, me një rritje 20% për pushuesit e Gushtit, muajit me kërkesa më të larta në vend.

Programi ofron deri në 6 netë-7 ditë në mjaft zona të Greqisë, ndërsa në ishujt e Egjeut Verior dhe disa të Dodekanisa ofrohen 10 netë krejtësisht falas.

Sivjet përfituesit do të kenë ulje edhe në biletat e anijeve, ndërsa për pjesëmarrësit invalidë udhëtimi ujor do jetë krejtësisht falas.

Kriteret për pjesëmarrje:

Sa kanë kryer 50 ditë punë me sigurime shoqërore gjatë vitit 2020 (përveç bujqësi-blegtori)

Sa kanë marrë asistencën e papunësisë për të paktën 2 muaj gjatë vitit 2020

Gratë që kanë marrë asistencën e nënës lehonë për 50 ditë gjatë vitit 2020

Invalidët që kanë plotësuar 50 ditë e lart të regjistruar si të tillë në regjistrin e OAED gjatë 2020

Kujdes:

Përfituesit e vitit të kaluar 2020-2021 nuk marrin dot pjesë në programin e sivjetshëm 2021-2022 (përveç invalidëve të kategorive të caktuara që kanë të drejtë çdo vit)

-Pushime falas edhe për të siguruarit në bujqësi-blegtori

Në një tjetër paketë, por thuajse me të njëjtat karakteristika përfshihen edhe të punësuarit si fermerë, bujq, blegtorë. Nga organizata përkatëse kopetente OPEKA bëhet e ditur se do të ketë 50.000 përfitues të siguruar në entin e sigurimeve shoqërore të vendit, për pushime falas 6 ditore, me buxhet 6 milionë euro, për periudhën 5 korrik 2021-30 maj 2022 (aplikimet edhe për këtë kategori skadojnë më 15 qershor 2021). Megjithëse mund të aplikoni në faqen elektronike www.opeka.gr , këshilloheni të mbyllni një takim elektronik në qendrat e shërbimit të qytetarit, pasi përzgjedhja bëhet me pikë dhe është mirë të keni kryer procedurën duke deklaruar të gjitha të dhënat personale apo familjare sa më saktë!

-Fëmijët rikthehen në kampet verore

Programet e kampeve verore sivjet do të funksionojnë normalisht, të paktën aq sa e lejon COVID-19, domethënë duke marrë masat e duhura mbrojtëse. Fëmijët e familjeve shqiptare me banim të përhershëm në Greqi janë tepër aktivë, thuajse pjesë e pandarë e kampeve verore falas. Pas aplikimeve për kampet e OAED me sukses të jashtëzakonshëm, hapet programi për fëmijët e të siguruarve në sektorin e bujqësisë-blegtorisë, për plot 1500 fëmijë. Nxitoni të aplikoni deri në 15 qershor 2021.

Paketa të tjera falas

Enti sigurues i bujqësisë-blegtorisë ofron deri në 15 qershor mundësinë të aplikoni edhe për disa programe të tjera falas si:

Sa nuk përfitojnë sivjet turizmin social, kanë shans të kryejnë ekskursione 3 ditore falas (12.500 përfitues)

Libra falas për 130.000 përfitues (kupona 20 euro për person për blerje librash)

Bileta teatri apo kinema falas për 32.500 përfitues.

Të interesuarit mund të aplikojnë për një apo të gjitha programet deri në 15 qershor 2021 me pasaportën, lejen e qëndrimit (kanë marrë shtyrje sivjet për shkak të covid-19), numrin personal AMKA të gjithë familjarëve si dhe çdo dokument që vërteton sigurimet shoqërore përkatëse.

-Kujtesë për nënat e reja:

Së fundi, nga realiteti i Greqisë, të kujtojmë nënat e reja se deri në 30 qershor mund të kryejnë regjistrimet elektronike në www.gov.gr për 26 çerdhet e kopshtet e “OAED” (çerdhe dhe kopshte falas për kategoritë me të ardhura vjetore të ulta, familje me prindër invalidë, shtresa sociale të varfra apo me probleme të ndryshme etj.). Çerdhet dhe kopshtet shtetërore të OAED apo bashkive të vendit funksionojnë nga 1 shtator deri në 31 korrik të çdo viti, për moshat nga 8 muajsh deri në 4 vjeç, ndërsa vlen të theksojmë se mes tyre ka një numër i lartë vogëlushash shqiptarë, thuajse në çdo zonë të Greqisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.