Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, ishte këngëtari shqiptar që përfaqësoi Zvicrën në Eurovision. Zëri brilant dhe performanca mbresëlënëse skenike bëri për vete audiencën, duke bërë që të renditej në vendin e tretë. Gjatë këtij kompeticioni, këngëtari nuk nguroi të tregonte me krenari origjinën e tij shqiptare.
Gjatë një interviste që ka dhënë së fundmi, Gjoni ka treguar se është frymëzuar nga artistja shqiptare Aurela Gaçe për të marrë pjesë në “Eurovision”. “Pashë Aurela Gaçen, këngëtare në Shqipëri që na pëfaqësonte në “Eurovizion” vite më parë dhe po mendoja çfarë dritash, çfarë shkëlqimi dhe kur e pashë po mendoja kjo është diçka shumë e madhe dhe fillova të ëndërroja. Por bëra gjëra të tjera në muzikë dhe nuk mendova më për të deri këtë vit”, është shprehur ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.