Finalja e Madhe e Eurovizionit: Fiton Italia, Shqipëria renditet e 21-ta

E diel, 19 Maj, 2024

Italia, e përfaqësuar nga Maneskin, është kurorëzuar fituesja e vitit 2021. Ndërsa Franca dhe Zvicra dolën në vendin e dytë dhe të tretë.

Ishte vota e publikut ajo që përmbysi gjithçka në renditjen përfundimtare dhe arriti ti japë trofeun Italisë. Teksa votimi i jurisë profesionale renditi në vendin e parë përfaqësuesin e Zvicrës, këngëtarin me origjinë shqiptare Gjon Tear’s.

Përfaqësuesja e Shqipërisë Anxhela Peristeri ndonëse dhuroi një performancë të shkëlqyer nuk arriti të të merrte pikët maksimale as nga juria profesioniste as nga votimi i publikut duke u renditur në vendin e 21-të me 57 pikë në total. Ndër shtetet që votuan vendin tonë, ishin Malta duke i dhënë 12 pikët e saj maksimale, Danimarka e cila votoi me 7 pikë, ndërsa San Marino vlerësoi me 2 pikë këngën shqiptare, ndërsa 35 pikë ishin votat e publikut për Anxhela Peristerin.

Konkursi i Këngës “Eurovision” është ngjarja e parë e madhe kulturore globale që u mbajt pas më shumë se një viti nga nisja e pandemisë së koronavirusit. Ngjarje e cila përfundoi në një triumf për grupin italian Maneskin, i cili fitoi me një këngë të fortë “Zitti e Buoni”.  Kënga mori 524 pikë nga votimi i jurive kombëtare dhe publikut, duke mundur konkurrenten e Francës, Barbara Pravi, me 25 pikë. “Ne thjesht duam t’i themi të gjithë Evropës, gjithë botës,  se rock ‘n’ roll kurrë nuk vdes!” tha Damiano David, këngëtari kryesor i grupit, duke pranuar çmimin. Kjo është fitorja e tretë e Italisë që nga krijimi i konkursit në 1956; triumfi i mëparshëm ishte në 1990, me Toto Cutugno.

Shpallja e Italisë fituese e “Eurovizion 2021” ka shkaktuar një stuhi komentesh në rrjetet sociale, ku fansat e muzikës europiane e kanë konsideruar fitoren e Italisë si një fitore solidariteti për shkak të goditjes së rëndë që mori nga COVID-19 dhe jo për vlerat artistike të këngës përfaqësuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.