Akademia e Shkencave, veprimtari shkencore në nderim të veprës së Naim Frashërit

E premte, 3 Maj, 2024

Në 175-vjetorin e lindjes së poetit rilindës Naim Frashëri, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Seksioni i Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike organizuan të premten më 21 maj veprimtari shkencore në nderim të veprës së tij letrare dhe atdhetare.

Me këtë rast Akademia e Shkencave ka çelur të parën veprimtari në rendin e një vargu veprimtarish, që ka parashikuar të zhvillojë këtë vit në jubileun e lindjes së kësaj figure emblematike të Rilindjes Kombëtare, që gjatë këtij viti do të ndiqet nga konferenca e botime të tjera, veprimtari nderimi dhe studimi.

Në fjalën e hapjes së veprimtarisë akademik Skënder Gjinushi kryetar i Akademisë së Shkencave tha se Naim Frashëri dhe Jeronim de Rada janë dy figurat më të rëndësishme të shekullit të formimit të vetëdijes kombëtare shqiptare. Akad. Gjinushi tha më tej se Naim Frashëri i erdhi Shqipërisë si një projekt ardhmërie. “Dhe nuk erdhi nga boshi. Ajo u parapri nga ideologjia e shekullit të 18-të, që tek arbëreshët u quajt albanesità, gjatë së cilës emri Shqipëri dhe emri shqiptar u përgjithësuan ndër tërë bashkatdhetarët, për të kulmuar me shprehjen lapidar për vendin e tyre prej Naim Frashërit: “Ti Shqipëri më jep nder/ më jep emrin shqiptar”.

Imazhi i Shqipërisë ekziston në shumë forma: ka një Shqipëri politike, ka një Shqipëri ekonomike, një Shqipëri zakonore, një Shqipëri gjuhësore. Por Shqipëria më e bukur është Shqipëria letrare dhe midis Shqipërive letrare ajo e Naimit është shkëndijuese, po aq shkëndijuese sa edhe Arbëria e lavdisë së epokës së Gjergj Kastriotit në poemat e De Radës”, tha akad. Skënder Gjinushi.

Në fjalën e përshëndetjes Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjysh Botëror i bektashinjve tha se kur në prag të shekullit të njëzetë, mendimi i burrave të mëdhenj të viseve shqiptare kish nisur të sendërtohej, shumica prej tyre e kthyen vështrimin nga Frashëri, nga ai vend simbol i vetëdijes sonë nacionale. “Shtëpia historike e vëllezërve Frashëri, por edhe teqeja e bekuar e bektashinjve, ishin shndërruar në Mekën e Shqiptarëve, në yllin polar prej nga mund të orientoheshin ende pa dalë prej natës së gjatë otomane. Koha që erdhi më pas, vërtetoi katërcipërisht se të dy këta objekte, mbetën të Shenjtë dhe të gjallë në memorien e kombit tonë”, tha ai. Akad. Pëllumb Xhufi Kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike (ASH) në kumtesën e tij “Naim Frashëri dhe vizioni i tij i hapjes dhe i tolerancës”, e cilësoi këtë rilindas të shquar si novatorin më të madh në traditën e letrave shqipe dhe atdhetar të madh e humanist me vizion europian.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.