Bima e njohur në Shqipëri me emrin murriz, tek arbëreshët njihet edhe si “Lula e nuses”.
Dikur në maj, në disa komunitete arbëreshe të ritit grek, (mes të cilave ai i Santa Sofia d’Epiro, në Kozenca), dhëndëri i ardhshëm, mbasi kishte bërë një kërkim të kujdesshëm në vende të ndryshme ku rritet murrizi, (në italisht Biancospino dhe Crataegus monogyna, emërtimi shkencor. Bimë që i përket familjes Rosaceae), përzgjidhte një degë estetikisht të rregullt, e këpuste me kujdes dhe ia dhuronte nuses në shenjë dashurie.
Kjo lule simbolizon pastërtinë dhe quhet njësoj, murriz, si nga arbëreshët në zonën e Pollino-s dhe komunat: San Costantino Albanese, San Paolo Albanese. Po ashtu edhe në Portocannone e Ururi, komuna të provincës së Campobasso-s, në Molise.
Ndërsa në Frascineto, komunë e provincës së Cosenza-s, quhet kulumbìdhe. Këto përcaktime i ka bërë arbëreshi Lucio Franco Masci në blogun e tij personal.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.