Kanada/ Afrim Pristine, mjeshtri shqiptar i djathit dhe suksesi i sipërmarrjes

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Afrim Pristine është shqiptari që po korr sukses në Toronto të Kanadasë me “Cheese Boutique”, bashkë me vëllezërit e tij, Agimin dhe Ilirin.

Në dhomat e stazhionimit të djathit të kësaj sipërmarrjeje Afrimi tregon për mediat kanadeze një djath të llojit Provolone rreth 10 metra të lartë.

“Cheese Boutique” sot është një dyqan prej 11 mijë metra katrorë në Ripley Avenue në perëndim të Torontos, ku stafi u shërben mijëra artikuj klientëve duke nisur nga vaji i ullirit, te makaronat dhe salcat si dhe 500 lloje të ndryshme djathi që nga viti 2000.

Por vendi ku nisi Boutique Cheese ishte një dyqan i ngushtë prej 650 metrash katrore.

Në vitin 1970 babai dhe gjyshi i Pristine, me origjinë nga Shqipëria filluan biznesin së bashku. Nëna e tij, një italiane nga Napoli i ndihmoi duke bërë bukë dhe ëmbëlsira. Nuk u desh shumë dhe tashmë Pristine dhe vëllezërit e tij kontribuonin pas shkolle duke punuar në dyqan.

“Unë mësova herët se çfarë duhet të bëjë një sipërmarrës për të pasur suskes. Dhe jo vetëm për marrjen e produkteve më të mira por për mbështetjen e të gjithëve në një biznes familjar”, thotë Afrimi, sot 40 vjeç.

Në moshën 20-vjeçare ai shtoi njohuritë e tij për djathin duke udhëtuar nëpër Europë për të mësuar nga ekspertë të shquar të bërjes së djathit dhe duke fituar dhe një vlerësim si një nga Maître Fromager (Mjeshtrat e Djathit) më të ri në botë, dhuruar nga Guilde Internationale des Fromagers me bazë në Francë.

U kthye në shtëpi ku udhëhoqi Boutique Cheese me furnizime dhe produkte me cilësi të lartë për klientët, si kafe nga Havvaii apo makarona me cilësi të lartë nga Italia.

Dyqani importon më shumë se 16,000 artikuj dhe furnizon me dhjetëra ushqime dyqane të specializuara dhe afërsisht 140 restorante, megjithëse ky numër është kuptueshëm shumë më i ulët që nga fillimi i pandemisë.

“Ne duam që ju të vini këtu me 20 përbërës në listën tuaj të pazarit dhe të merrni gjithçka që ju nevojitet këtu”, thotë ai për median kanadeze.

Por Pristine nuk ndalet thjesht në këtë aktivitet. Ai i është bashkuar bordit të Fondacionit “St. Joseph’s Health Centre” dhe biznesi i tij ka themeluar “Cheese Boutique Mental Health Promise Fund” ku kanë krijuar një fond prej mijëra dollarësh për iniciativat e shëndetit mendor në 15 vitet e fundit.

Profili i Pristine dhe sipërmarrjes së tij pritet të shkëlqejë dhe më shumë falë një seri dokumentaresh të Food Network Canada të quajtur “Djathi: Një histori dashurie”. Do të jenë gjashtë javë të episodeve që do të nisin më 9 qershor dhe dokumentari do të ndjekë pristine teksa udhëton në rajonet e Zvicrës, Francës dhe Quebec në Kanada, për të mësuar më shumë për djathin dhe jetën e mjeshtrave botëror të djathit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.