Kanada/ Mimoza Guxo: Të jesh infermiere në kohë pandemie 

E shtunë, 27 Prill, 2024

Prej më shumë se njëzetë vitesh, Mimoza Guxo ushtron profesionin e saj të infermieres. Koha e pandemisë, e ka bërë edhe më të çmueshëm këtë profesion, ku shumica prej punojnësve shëndetësorë kanë punuar me orare të stërzgjatura, dhe kanë dhënë maksimumin nga profesioni dhe puna e tyre për t’u dalur në ndihmë pacientëve, dhe të prekurve nga koronavirusi. Ajo është e diplomuar për infermiere në Shqipëri dhe e specializuar në Departamentin e Kirurgjisë. Këtu në Kanada punon në “Nursing Department” në Shtëpinë e të Moshuarve, në regjionin Halton në Oakville, Ontario. Në një intervistë për gazetën “Diaspora Shqiptare”, Mimoza ndan çastet më të rëndësishme të profesionit të saj gjatë kësaj kohe…

Mimoza, jemi ende në kohë pandemie shkaktuar nga COVID-19 para më shumë se një viti. Si infermiere, si e keni pritur ardhjen e këtij virusi?

Pandemia COVID-19 ishte një goditje globale që shkaktoi humbjen e jetërave të mijëra njerëzve kudo në botë. Fillimish ishte shumë e frikshme sepse dhe nuk kishim shumë informacion rreth këtij virusi. Ishte shumë i panjohur për të gjithë. Kishte shumë gojëdhëna që virusi të ngjitej edhe nëpërmjet ushqimit. Njerëzit i zuri paniku. Mund të them që viti që kaloi dhe ky vit në vazhdim ishte dhe vazhdon të jetë një vit i luftës për jetën. Kjo është koha më e vështirë e karrierës sime. Megjithatë ne vazhdonim të punonim dhe t’u shërbenim të moshuarve dhe njerëzve në nevojë.

Dihet se pandemia në Kanada është përhapur shumë nëpër shtëpitë e të mosharve. Ku qëndron Shtëpia ku punoni në këtë aspekt?

Zona e Haltonit në Oakville është më pak e prekur nga pandemia, por megjithatë kemi pasur disa të infektuar nga punonjësit dhe të moshuarit. Me punën e palodhur dhe organizim gjithashtu duke ndjekur të gjitha udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë situata ka kaluar pa shumë dëme në jetë njerëzish. Gjitmonë mbajmë maska dhe helmetat e parapara për ne punonjësit e shëndetit publik, dezinfektohemi dhe bëjmë ç’është e mundur të mbajmë distancën sociale që të ruajmë veten, njerëzit që u shërbejmë, dhe të mos përhapim sëmundjen.

Nëse mund ta dimë, sa pacientë, dhe sa punonjës shëndetësore janë prekur tek vendi i punës suaj me COVID-19?

Deri më tani aq sa kam informacione unë, janë infektuar 15 apo 16 rezidentë, dhe diku 17 punonjës. Gjashtë nga pacientët kanë humbur jetën. Megjithatë, më duhet ta them se këta gjashtë pacientët ishin në moshë shumë të shtyer, pra mbi 90 vjeç dhe kishin komplikime të tjera me shëndetin.

Keni marrë dy dozat e vaksinës Pfizer. Cili do ishte mesazhi juaj për pacientët tuaj dhe për komunitetit shqiptar në Kanada?

Unë kam mbaruar dy dozat e vaksinimit Pfizer që në shkurt të këtij viti. Mesazhi im dhe lutja ime për komunitetin shqiptar në Kanada është: Vaksinohuni dhe mos bëni zgjedhje cilën vaksinë të merrni! Të gjitha vaksinat të mbrojnë dhe duhet patjetër të vaksinoheni sa më shpejt që të mënjanoni qëndrimion në spital apo dhe rrezikoni për jetën tuaj dhe të të tjerëve.

Kanadaja ka marrë doza të disa vaksinave të aprovuara deri tani. Pothuajse si në çdo shtet janë shtuar kritikat për procedimin dhe ngadalshmërinë…

Kanadaja është mbrapa me vaksinimin për shumë arsye, ndoshta dhe për një organizim më të mirë nga ana e qeverisë federale. Dihet se Kanadaja nuk i prodhon vaksinat vetë, por është e varur nga SHBA-ja për dozat. Kjo ka shkaktuar vonesat dhe bile dhe kohëzgjatje të mëdha me muaj midis dy dozave të vaksines, deri në katër muaj, kohë që vetvetiu të prodhin kritika nga publiku dhe analistët e çështjes.

Si duket një ditë e zakonshme pune për ju sot, në krahasim me kohën normale?

Dita ime nis me informacionin e mëngjesit. Udhëzime marrim çdo ditë nga Ministria  Kanadeze e Shëndetësisë para fillimit të punës. Ka kontroll herë pas here në punë nga manaxherët se si zbatohen rregullat e higjienës me pacientët, ndërrojmë shpesh maskat dhe dorashkat, që tashmë është bërë vesi ynë në punë. Puna është shumë intensive, sepse janë shtuar shumë edhe kontrollet nga të gjitha institucionet përkatëse. Shumë kolegë tanë kanë qenë të infektuar ose kanë shfaqur simptoma të afërta me virusin, kështuqë kemi qenë të detyruar të punonim
jashtë orarit të punës.

Sa orë kanë qenë rekord i punës suaj në kohë të pandemisë?

Unë kam punuar gjatë gjithë kësaj peridhe pa pushim rreth 16 orë në ditë apo rreth 60 orë në javë, gjithmonë sipas kërkesës. Megjithëse e lodhur , ndihem e vlerësuar dhe e respektuar nga manaxhmenti në punë dhe familjarët e pacientëve, të cilët na bënin të ndiheshim heronjë të ditës. Unë sigurisht nuk ndihem e tillë, sepse thjeshtë kam bërë punën, por fjalët e tyre më transmetojnë shumë energji pozitive në këtë kohë të vështirë.

Meqë jemi këtu, a mund t’i ndalin disa mesazhe nga familjarët e pacientëve?

Një vajzë e një nëne më shkroi para disa ditësh:  Faleminderit për çdo gjë që e keni bërë për nënën time. Ti je hero, dhe je në lutjet e mia çdo ditë. Një tjetër mesazh emocionues e kam marrë nga një vogëlush shqiptar, Danny. Ja çfarë më shkruan ai: E dashur Moza, Sot pata një video-telefonatë me gjyshin tim. Ai është 71 vjeç dhe ka shumë rrezik për të kapur Covid 19. Ai është i izoluar në shtëpi me gjyshen time… Unë i dua shumë. Kjo më bëri të mendoj për ty dhe atë që bën ti. Moza, ti je një heroinë. Ju kujdeseni për të moshuarit në një shtëpi  të të moshuarve. Ata mund të jenë të sëmurë dhe shumë të prekshëm për të kapur COVID-19. Kjo do të thotë që edhe ju mund të infektoheni. Ju po rrezikoni jetën tuaj për të ndihmuar njerëzit e tjerë. Jam shumë krenar për ty dhe atë që bën ti. Kjo është arsyeja pse unë do të bëj pjesën time për të ndihmuar në këtë aspekt. Unë do të qëndroj brenda i izoluar për të mos përhapur ose kapur COVID- 19. Moza ne duam t’ju dërgojmë lutjet dhe dashurinë tonë. Mendoni pozitivisht dhe gjithçka do të jetë mirë. Shumë dashuri, Danny…

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  