Intervista / Të fotografosh të bukurën si Ilir Rizaj

E premte, 26 Prill, 2024

Ilir Rizaj është një nga emrat më të njohur shqiptarë në botën e fotografisë. Pasardhës i denjë i të tjerë emrash të mëdhenj shqiptarë përtej oqeanit (Gjon Mili, sa për të dhënë një shembull). I fokusuar kryesisht në fotografinë arkitekturore, Rizaj nuk i ka mbyllur kurrë dyert e bashkëpunimeve ne fusha të tjera. Janë shumë artistët shqiptarë në SHBA që kanë të përjetësuar një foto nga ai. Në këtë intervistë për “Diaspora Shqiptare Rizaj” rrëfen më shumë për punën e tij dhe përfshirjen në komunitetin shqiptar.

Ju jeni konsideruar mjeshtër i fotografisë arkitektonike, si mbërritët tek ky profesion që ju e mbuloni me aq pasion duke pasur parasysh se formimi juaj akademik lidhet me tjetër fushë?

Kujtoj se dita e parë në punë si jurist i ri në Prishtinë ka qenë shumë e mundimshme, sepse nuk e kam natyrën të rri ulur tetë orë rresht. Edhe pas ardhjes në Neë York, kam punuar në restorante, ku është një temp shumë dinamik pune. E po aty, kam takuar një arkitekt iranian, i cili më pyeti nëse mund t’ia fotografoja projektet. Së pari bleva disa libra të historisë së arkitekturës dhe disa të lidhur me fotografinë arkitektonike. Mbas një studimi te thellë, i bëra fotografitë e para, dhe aty çuditërisht e zbulova pasionin tim për të fotografuar arkitekturën.

Në komunikimet sistematike me ju më bën përshtypje fakti se ju nuk reshtni duke përmendur inspiruesit dhe mentorët që i dhanë hijeshi karrierës tuaj, të cilët kam dëshirë t’ja sjellim në vëmendje edhe lexuesve tanë.

Mendoj se në fushën e fotografisë tani nuk mund të zbulojmë asgjë të re, pasi çdo gjë është zbuluar nga mjeshtërit e mëparshëm. Ne të tanishmit, mundemi vetëm ti japim një lloj vule modeste personale punës sonë. E në atë drejtim, frymëzimi duhet të vijë nga më të mëdhenjtë dhe unë e kam pasur atë fat. Unë në aspektin personal, kam pasur fatin të mësoj nga mjeshtri i fotografisë së modës; Fadil Berisha dhe të frymëzohem nga vepra dhe jeta e Gjon Milit, i cili fatmirësisht na la disa libra mbi fotografinë si testament.

Fotografia juaj sjell disa përmasa, kohët e fundit ajo zbërthen porsi drita, ngjyrat, artin e disa artistëve që për hir të së vërtetës kemi pasur rast ti njohim përmes fotografisë tuaj.

Zakonisht jam njeri që shumicën e kohës fotografoj arkitekturë, në kohën  e lirë gjej kënaqësi të fotografoj artistë  të fushave të ndryshme. Jam shumë i privilegjuar të bashkëpunoj me talente të jashtëzakonshëm. Në fushën e arkitekturës janë; Sokol Malushaga, Përparim Rama, Mars Podvorica, Bujare Cana etj. Nuk rri dot pa përmendur edhe Ramiz Kukaj, i cili edhe pse  jo arkitekt me profesion, me restorantin e tij “Çka ka Qellu “ka bërë mrekulli që i bën homazh traditës më të bukur të interierit klasik popullor. Në fushën e artit, janë artisti Sislej Xhafa, violoncelistja Gjilberta Lucaj, këngëtari dhe kompozitori Vlashent Sata, thesari kombëtar Elina Duni, jazz kitaristi Taulant Mehmeti, violinistja Joana Kaimi, balrinët Etrita Abdullahu dhe Akreoma Saliu, aktori Shpend Xani, e shumë  të tjerë të cilët unë nuk i ndaj nga fokusi im fotografik.

A e zbukuron fokusi juaj fotografik, objektin apo ju zgjidhni gjithmonë objekte të cilat e mbajnë të bukurën brenda, pra si është marrëdhënia juaj me të bukurën?

Siç e dimë, koncepti i së bukures është mjaft kompleks, sepse ndërron me kohërat. Por janë disa ligje metafizike që e definojnë të bukurën duke na zbuluar disa rregulla kompozicionale, e unë veç mundohem t’i përmbahem  atyre rregullave në punën time. Në atë mënyrë, edhe diçka që fillimisht mund të duket e shëmtuar, mund të shndërrohet në diçka të bukur dhe harmonike. Këto sekrete të kompozicionit më së lehti mund të shihen në punën e mjeshtreve klasik, si;El Greco, Caravaggio, Michelangelo dhe Da Vinci.

Po me historiken, arkaiken si është marrëdhënia juaj?

Pa e njohur të kaluarën, nuk mundemi ta kuptoj më të tanishmen, e pa e kuptuar të tanishmen, vështirë që mund t’a krijojmë të ardhmen e sukseseshme. Si tek druri, rrënjët ia japin stabilitetin dhe e ushqejnë  trungun, degët dhe gjethet me jetë e shtat.

Ju keni emigruar rreth viteve ‘80 në SHBA dhe natyrshëm jeni ndjekës aktivo-pasiv i jetës komunitare shqiptaro-amerikane, si ka parakaluar ajo nëpër objektivin tuaj?

Komuniteti jone ka kaluar në një transformim të jashtëzakonshëm, si në aspektin kuantitativ, por çka është shumë me e rëndësishme, edhe në aspektin kualitativ, ku organizimi jonë në çështje artistike ka arritur  nivele shumë të larta. Prej koncerteve, shfaqjeve, organizimeve bamirëse, etj, kemi krijuar një jetë të begatshme, dhe kemi krijuar një impresion te amerikanët e Neë York-ut me të cilin mund të jemi pse jo, shumë krenar. Unë personalisht  jam munduar të ndihmoj me fotografi dhe organizime. Por duhet të theksojmë punën e palodhëshme të Albanian Culture TV në promovimin e vlerave tona. Në aspektin individual, pa dyshim, një meritë  të posaçme e ka këtu Fadil Berisha, i cili ka qenë një katalist kryesor për këtë transformim. Kontribut të çmuar dhe mbeshtetje të pakursysheme kanë dhënë edhe ambasadoret e Shqipërisë dhe Kosovës.

Nëse do i vinit një titull albumeve tuaja fotografike cili do të ishte ekskursioni më i bukur fotografik aty?

Unë besoj se vetë proçesi i fotografimit ka më shumë vlerë se sa një foto si produkti përfundimtar. Gjatë  fotografimit, përjetoj situata të jashtëzakonshme, ku bashkëpunimi im me një arkitekt apo me një artist lë kujtime të paharruara, dhe ndikon në ngritjen time edhe si qenie njerëzore edhe si profesionist. Do t’a veçoja  proçesin e bashkëpunimit tim me këngetarin Vlashent Sata në studion e një mikes sime e cila është artiste figurative. Vlashenti është edhe këngëtar edhe pianist- e mbasi nuk kishim piano aty,me ra në mend të pyes shoqen time t’ia pikturojë çelësat e pianos në gishtat e dorës së Vlashentit. Dhe ashtu duke improvizuar e krijuam një foto unike, siç është edhe vet Vlashenti. Kështu që titulli i albumit tim më të bukur fotografik do të ishte…letë themi ; “Improvizimi”. Se improvizimi e mposht monotoninë, e monotonia është armiku më i madh i këtij ekskursioni magjik që e quajmë  jetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  