Kërkuesja shkencore shqiptare në Kanada,zbulimi i terapisë efektive të Klamidias

E premte, 19 Prill, 2024

Mirabela Haxhaja Hali, kërkuese shkencore në Kanada, në një intervistë flet për aktivitetin profesional dhe kërkimet shkencore në fushën e mjekësisë.

Së fundmi ajo ka pasur një projekt të suksesshëm për një vaksinë ndaj Klamidias, sëmundjes seksualisht të transmetueshme.

“Kjo është fillimi i punës time shkencore në shkollën e mjekësisë, ka qenë me projektin për të zbuluar terapi dhe vaksinën për të luftuar sëmundje seksualisht të transmetueshme të Klamidias. Kjo sëmundje shkakton probleme në rrugët gjenitale po në laboratorin tonë jemi marrë me një aspekt tjetër, se çfarë shkakton kjo sëmundje. Kjo sëmundje, dhe pse kurohet deri në një farë niveli me antibiotik, ka për bazë që të kthehet në një formë persistente dhe prek nyjet duke shkaktuar artritin inflamator. Ky është shumë i përhapur. Prandaj ishte e nevojshme të merreshim me vaksinën e Klamidias që të dalë sa më shpejtë në treg dhe të vaksinohen sidomos brezi i ri që pasojat në të ardhmen të artritit inflamator të mos jenë aq të rënda”, ka thënë ajo në emision “Diagnoza” në Klan Plus.

Mirabela është kërkuese shkencore në shkollën e mjekësisë në Wayne State University, në Detroit si dhe pedagoge e jashtme në St. Clair College.

Prej një viti është në një tjetër etapë të kërkimeve shkencore dhe në fushën e diabetit. “Siç e përmenda më parë është fleksibiliteti i pozicionit tim që arrita të ndryshojë fushën e kërkimeve. Është sadisfaksion por dhe e vështirë sepse po merr informacion për një fushë tjetër tani. Jam në hapat e para. Ne po mundohemi që të gjejmë fillimet e sëmundjes së diabetit që në nivelin e organeleve qelizore”, tha Mirabela Haxhaja Hali.

Mirabella thotë se për shkak se kur nisi pandemia sapo kishte nisur kërkimin shkencor për diabetin nuk ka pasur rastin që të punojë me një grup shkencor për COVID-19. Megjithatë ajo thotë se të gjithë laboratorët u vunë në dispozicion nëse do të ishte nevoja.

“Me thënë të drejtën periudha që nisi pandemia ishte periudha sa ishin fillimet e mia për diabetin dhe nuk më ka dhënë shumë fleksibilitet të punoj në laboratorë me COVID. Gjithsesi nëse në një të ardhme do lindi dëshira që të punoj, bazat e mia në prodhimin e vaksinës në sëmundjet infektive e kam dhe do të ishte një fushë e bukur e kërkimeve. Në fushën e pandemisë të gjithë laboratorët kemi qenë në gatishmëri nëse do të lindte nevoja do ndalonim kërkimet tona që të ndihmonim laboratorët e tjerë të universitetit që janë laboratorët e virologjisë ose të sëmundjeve infektive që po merren direkt me COVID”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  