Një dekadë nga ikja e shkrimtarit argjentinas me origjinë arbëreshe

E shtunë, 18 Maj, 2024

Ernesto Sabato shkrimtari argjentinas me origjinë arbëreshe, ka ndërruar jetë më 30 prill 2011 pasi kishte jetuar pothuaj një shekull të plotë.

Ai ishte biri i dy emigrantëve me origjinë nga Kalabria. E ëma quhej Giovanna Maria Ferrari dhe ishte një vajzë arbëreshe e lindur në San Martino di Finita, ndërsa i ai Francesco Sabato kishte lindur në Fuscaldo, të dy nga provinca e Kozencës. Shkrimtari ishte i dhjeti nga njëmbëdhjetë fëmijët që pati çifti, dhe lindi pas vdekjes së të vëllait Ernestitos, të cilit i mori edhe emrin. Pas përfundimit të shkollës fillore, ndoqi ciklin e dytë në “Colegio Nacional ” të La Platas. Më 1929 u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Fizike-Matematike të Universitetin Kombëtar të La Platas.

Mbasi përfundoi edhe doktoraturën në fizikë, ndoqi kursin e filozofisë dhe u transferua në Paris ku qendroi për dy vite. Aty ndoqi kurset e Unversitetit të Sorbonës dhe punoi si kërkues shkencor mbi rezatimet atomike pranë Laboratorit Curie, në krah të Irène e Frédéric Joliot-Curie. Në të njëjtën kohë shoqërohej  me poetët surealistë të Montparnasit. Mbas kthimit në Argjentinë vazhdoi punën e tij kërkimore mbi relativitetin. Në 1940 filloi mësimdhëniën në Universitetin e La Platas deri në 1945, kur i braktisi përfundimisht shkrencat fizike për t’iu përkushtuar tërësisht letërsisë dhe pikturës.

U transferua në rrethinat e Pantanillo, në një vendbanim pa ujë e pa energji elektrike. Luajti një rol të rëndësishëm në historinë argjentinase post-golpiste, kryesisht gjatë qeverisjes së Raúl Alfonsín, kohë në të cilën themeloi dhe drejtoi CONADEP, komisioni që u mor me kërkime, denoncime dhe përpjekjet për zhdukjen e diktaturës militare të viteve 1976-1983 dhe që prodhoi dosjen voluminoze Nunca más (Kurrë më). Në vitin 1999 Sabato mori shtetësinë italiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  