Dhoma e Biznesit të Diasporës trajnim për sipërmarrjet e Agrikulturës

E enjte, 25 Prill, 2024

“Dhoma e Biznesit të Diasporës” (DHBD), në partneritet të ngushtë me “Shoqatën e Kultivuesve Italianë” (AIC), organizoi sot Workshopin e II-të online me temë: “Agrikultura Biologjike-Bashkimi European për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme në Agrikulturë”, në kuadër të zbatimit të projektit: “Angazhimi i Diasporës në transferimin e njohurive bujqësore në Shqipëri”, mbështetur financiarisht nga IOM Albania.

Trajnimi online u moderua nga Durim Tabaku, Drejtor Ekzekutiv i DHBD-së dhe u përshëndet nga Presidenti i AIC, Dr. Giuseppino Santoianni, me prejardhje arbëreshe, i cili përtej vlerësimit për bashkëpunimin e deritanishëm si të frutshëm, shprehu gatishmërinë për të ofruar edhe në vazhdimësi çdo mbështetje të mundshme kryesisht në sferën e transferimit të njohurive bujqësore nga Italia në Shqipëri për forcimin e partneritetit në të mirë të zhvillimit bashkëkohor të sektorit të Bujqësisë dhe Industrisë Ushqimore drejt vendit të të parëve të tij. Nisur nga fakti se agrokultura biologjike është një sistem ndërmarrjesh që synon shëndetësimin e vazhdueshëm të tokës, ekosistemeve dhe njerëzve, DHBD përzgjodhi këtë tematikë të Workshop-it të II-të online për të përcjell tek kultivuesit shqiptarë ekspertizën e kualifikuar Italiane me prezantimin e praktikave të standartizuara dhe të testuara prej më shumë se 50 vitesh në agrokulturë.

Trajnimi u krye nga Eksperti i Agrokulturës Biologjike Ferrucio d’Angelo, Përgjegjës Rajonal i Entit të Kontrollit dhe Certifikimit “Suolo e Salute srl” për Rajonin e Compania, me një përvojë të pasur mbi 25 vjeçare  në fushën e kontrollit dhe certifikimit të agrokulturave biologjike jo vetëm në rajonin e Compania-s por në mbarë Italinë.

Më tej D’Angelo prezantoi historikun e spektrit rregullator normativ dhe administrativ të përcaktuar nga Bashkimi European mbi procesin e kontrollit dhe certifikimit biologjik të të gjithë zinxhirit të aktiviteteve prodhuese, përpunuese, transformuese, ruajtëse, etiketuese dhe transportuese si edhe të aktivitetit gjysëm shekullor të Entit të Kontrollit dhe Çertifikimit të Agrokulturës Biologjike “Suolo e Salute srl”, i autorizuar nga Ministria për Politikat Bujqësore, Ushqimin dhe Pyjet pranë Ministrisë Italiane të Bujqësisë. “Suolo e Salute srl” përfaqëson entin e parë të kontrollit në Itali, me më shumë se 20.000 kompani të çertifikuara duke përfaqësuar kështu një nga entet historike midis enteve të tjera të autorizuara që operojnë aktualisht në Itali.

Në prezantimin e tij D’Angelo theksoi se agrokultura biologjike është bujqësia më inovative dhe mjaft e rëndësishme si nga potenciali shëndetësor dhe mjedisor ashtu edhe nga vlera monetare e tregut prej miliarda euro që përfaqëson. Bazuar në këtë rëndësi, vendet europiane janë përkushtuar në strukturimin dhe pasurimin e vazhdueshëm të kuadrit rregullator normativ dhe administrativ duke përcaktuar standarte të qarta, të detajuara, të specifikuara dhe të parashikuara për çdo hap të procesit të kontrollit dhe certifikimit.

Vëmendja qeveritare në Itali është përqëndruar në strukturimin institucional të kompetencave bazuar në aktet normative të Bashkimit Europian, pasqyrimin e ndryshimeve përkatëse si edhe kontrollin e paanshmërisë së enteve private të autorizuara për kontrollin e mënyrës së operimit të ndërmarrjeve, lëndës së parë, proceseve transformuese dhe konservuese, ruajtjes dhe transportit, periudhën e kontrollit, kriteret përcaktuara të certifikimit si edhe rregullat dhe specifikimet në informacionin e pasqyruar në etiketimin e produkteve biologjike.

Certifikim biologjik do të thotë produkt i procesit të kontrollit nga ente të autorizuara dhe që plotëson kritere specifike dhe të detajuara mbi bazë rregullatore normative. Trajnimi u fokusua gjithashtu në dokumentacionin e kontrollit, tabelat, kriteret, tipologjia e aktivitetit, elementet e vlerësimit të rriskut dhe kalkulimit të tij, integritetin e entit të kontrollit, sanksionet e parashikuara në rastet e mosrespektimit si edhe llojet e certifikimit të enteve dhe ndërmarrjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 