Itali/ Dy futbollistët shqiptarë ndër më të mirët në fushë me Napolin

E diel, 29 Qershor, 2025

Napoli mori një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme, teksa mposhti me rezultatin 2-0 Torinon, duke u futur në zonën Champions me 66 pikë, aq sa Juventusi dhe Milani.

Mbrojtja e të kaltërve u shfaq shumë mirë në këtë sfidë, teksa meritë të madhe kanë edhe mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani. Të dy shqiptarët ishin ndër më të mirët në fushë, duke ndalur disa sulme të kundërshtarit.

Faqja e specializuar, “SofaScore” ka bërë një vlerësim të lartë për të dy lojtarët. Hysaj, i cili u aktivizua në krahun e majtë të mbrojtjes, është vlerësuar me notën 7.6, ndërsa Rrahmani merr notën 7.7. Di Lorenco ka notën më të lartë në mbrojtje 8, kjo edhe për shkak të asistit që dha te goli i parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.