Njё libёr pёr “Çerekshekullin e Ansamblit Vatra” në Bylah të Cyrihut”

E hënë, 6 Maj, 2024

Ka pak ditё qё ka dalё nga shtypi libri-monografi “Çerekshekulli i Ansamblit “Vatra” në Bylah të Cyrihut”, përgatitur nga gazetari Xhevdet Kallaba. Njё botim qё sipas autorit mbështetet mbi pesë shtylla, të cilat e përfshijnë pjesën dërrmuese të të gjithë aktivitetit 25-vjeçar të ansamblit “Vatra” në Zvicër, dhe jo vetëm.

Nga Xhevdet Kallaba

Në mars të vitit të kaluar pata shkuar në Zvicër për t’u marrë vesh me kryesinë e ansamblit “Vatra” të Bylahut për përgatitjen e një libri për aktivitetin e këtij ansambli, i cili tash e 25 vjet funksionon në Bylah. Meqë përhapja e pandemisë, në mars 2020, më pati zënë në Zvicër, deri në qershor qesh i bllokuar atje. Falë një mikut zviceran për strehim dhe ndihmës financiare të ansamblit “Vatra” (në emër të kompensimit për bërjen e librit), arrita që pjesën dërrmuese të grumbullimit të materialeve dhe shkrimit të librit t’i realizoja për ata tre muaj e gjysmë qëndrimi në Zvicër.

Sipas marrëveshjes, përgatitja e librit duhej të përfundonte më 15 nëntor me qëllim të përurimit të tij në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, pra, më 28 nëntor 2020. Dhe, me një angazhim të vazhdueshëm arrita që librin ta përgatisja në afatin e caktuar. Mirëpo, për shkak të pandemisë përurimi u anulua, kështu që botimi i tij, tashmë, nuk ishte i lidhur për ndonjë datë të caktuar. Ndërkohë lindi ideja që libri-monografi të përgatitej edhe në gjuhën gjermane, dhe, si i tillë të botohej në dy gjuhë. Hulumtimi i donatorëve mori kohë, dhe, meqë sigurimi i financimit të përkthimit të librit në gjermanisht qe i pamundur, atëherë më 12 prill 2021 e dërgova versionin shqip për shtyp. Dhe, sot, pra, në këtë ditë të shënuar për librin, që festohet prej 23 prillit 1996 (vendimi ishte marrë më 15 nëntor 1995), ai doli nga shtypi.

Libri mbështetet mbi pesë shtylla, të cilat e përfshijnë pjesën dërrmuese të të gjithë aktivitetit 25-vjeçar të ansamblit “Vatra” në Zvicër, dhe jo vetëm.

Pas hyrjes autoriale (shqip-gjermanisht), pastaj një vlerësimi (recensioni) nga gazetari Blerim Shabani dhe parathënies nga kryetari i parë i Klubit Kulturor Shqiptar “Vatra” në Bylah, prof. Hysen Berisha kalohet në pjesën e dytë të librit ku trajtohen: veprimtaria, sfidat dhe sukseset e ansamblit “Vatra” nga Bylahu i Cyrihut

Në pjesën e tretë prezantohen 14 biografi veprimtarësh të ansamblit, kurse në pjesën e katërt përfshihen 16 opinione nga bashkëpunëtorë dhe bashkëndërtues të këtij ansambli.

Pjesa e pestë është rezervuar për prezantimin e veprimtarisë së ansamblit “Vatra” në faqet e gazetave shqiptare dhe zvicerane.

Librin e begatojnë edhe rreth 320 fotografi e faksimile nga arkivi personal dhe nga kolegët  Rexhep Rifati e Zogëza Haredini , për çka dhe i falënderoj përzemërsisht.

Librin e redaktoi Sulejman Dërmaku, përgatitjen teknike e bëri Granit Kallaba, kurse u shtyp në shtypshkronjën “Iliri Print” në Prishtinë.

Me këtë libër kujtoj që e kam kryer një borxh ndaj bashkatdhetarëve tanë të përfshirë në ansamblin “Vatra” të Bylahut, por edhe ndaj gjithë dashamirësve të kulturës në mërgatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 