Ambasada shqiptare vazhdon shërbimin edhe gjatë gjendjes emergjente në Ontario

E premte, 3 Maj, 2024

Ambasada e Shqipërisë në Kanada njofton të gjithë shtetasit shqiptarë se shërbimet e saj konsullore vazhdojnë, edhe përkundër gjendjes emergjente që kanë shumica e krahinave kanadeze, përfshirë këtu edhe Ontarion, aty ku edhe ndodhet fizikisht ambasada.
Në njoftimin e ambasadës shqiptare të publikuar në rrjetin Facebook thuhet: “Siç është njoftuar nga autoritetet kompetente vendase, në provincën e Ontarios vijon të jetë në fuqi gjendja e emergjencës e shoqëruar me urdhëresën për qëndrimin në shtëpi dhe rregulla kufizuese strikte për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19 dhe varianteve të tij. Me këtë rast, ambasada risjell në vëmendje të shtetasve të Republikës së Shqipërisë të interesuar për shërbime konsullore se sektori konsullor vijon punën pa ndërprerje për ofrimin në distancë, nëpërmjet postës, të shërbimeve konsullore për të cilat kjo përfaqësi është e autorizuar. Krahas informacionit të detajuar për këto shërbime, mënyrën e aplikimit dhe të ofrimit të tyre, të publikuar në faqen zyrtare në internet të ambasadës, në rast nevoje për sqarime të mëtejshme të interesuarit, ashtu si deri tani, janë të mirëpritur të shkruajnë në e-mailin: [email protected]”. Sektori konsullor përgjigjet pa vonesë, brenda fushës së kompetencës, premtojnë nga ambasada.

Gjithashtu ambasada njofton se e njëjta adresë e postës elektronike zyrtare vlen edhe për shtetasit shqiptarë të interesuar për të aranzhuar takim për paraqitje personalisht në ambasadë në rast nevoje emergjente, për arsye humanitare apo pamundësie reale për të marrë shërbimin e nevojshëm në distancë. Në këtë rast, lusin për vëmendje maksimale për zbatimin me përpikmëri të masave të përcaktuara nga shëndeti publik.
Ambasada ka publikuar edhe njëherë numrin e emergjencës që është+ 1 613 864 7575.
Ontario po e përballet me fazën e tretë të mbylljes thuajse totale, e cila deri më tani duket më e theksuara që nga fillimi i pandemisë, i cili këtë radhë do zgjasë për gjashtë javë të tëra.
Kryeministri i Ontarios, Doug Ford njoftoi se urdhri i qëndrimit në shtëpi në Ontario do të mbetet në fuqi për gjashtë javë, pas konsultimeve me këshilltarët e shëndetit publik në krahinë, që ka filluar nga e hëna më 19 prill 2021. Ai paralajmëroi se ishte e nevojshme një bllokim gjashtë javë për të frenuar infeksionet në rritje të COVID-19 tashmë dërrmuese e sistemit të kujdesit shëndetësor të krahinës.  Është hera e parë që në Kanada nga e hëna janë vendosur edhe pikat e kontrollit përgjatë kufijve të Ontarios me Kebekun dhe Manitobën. Udhëtimi tokësor ndërkrahinor do të jetë i kufizuar, me përjashtime të vogla si puna, kujdesi mjekësor dhe transporti i mallrave.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 