Vota e Diasporës, Majko: Hapi i parë u hodh, ndryshoi Kodi Zgjedhor

E premte, 19 Prill, 2024

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka folur për votën e Diasporës, e cila nuk u bë e mundur në zgjedhjet e 25 prillit.

Ministri Majko tha se e rëndësishme është që hapi i parë u hodh, pasi Kodi Zgjedhor ndryshoi, dhe tashmë KQZ është e detyruar të nxjerrë akte nënligjore për zbatimin e këtij Kodi.

“Shoqëria civile për të ruajtur një lloj distance thotë është lojë e dy palëve. Me shumë sinqeritet do të thosha “Po kemi dhe ne faj”. Po problemi është me një opozitë që ishte jashtë Kuvendit ne do të ishim të kujdeshëm për të futur në sistem një mënyrë tjetër zgjedhore dhe nga përfaqësuesit e huaj më është thënë se do të krijohej një komplikim më shumë në një sistem zgjedhor që gjithmonë ka qenë i kontestuar nga pala humbëse. Me shaka më tha do shtoni një faqe tjetër në vërejtjet e palës humbëse. Unë nuk jam i këtij mendimi. Megjithatë suksesi i madh që arritëm me opozitën ishte ndryshimi i Kodit Zgjedhor. Çdo ligj tjetër që ekziston më parë ishte ligj rutinë, që kishte të bënte me ndryshimin e adresës kur ti shkoje nga Milano në Frankfurt duke menduar që kur janë regjistruar njerëzit me pasaportë apo kartë identiteti gjithçka ishte realizuar sipas ligjit”, tha z. Majko.

Ai shtoi se opozita e bllokoi këtë proces për shkak të mosbesimit por dhe sepse e shihte si sukses të maxhorancës, ndërkohë që sipas ministrit Majko, suksesi do të ishte i përbashkët.

“Aktualisht ne arritëm të regjistronim 3400 adresa, po nuk janë aq votues, sepse në bazë të ligjit kryefamiljari bën regjistrimin e të gjithë familjarëve. Pastaj është KQZ që bën filtrimin. Mendoj se dhe kaq ishte mjaftueshëm që të futeshim për të aplikuar të drejtën e votës sepse imagjinoni një opozitë kaq mosbesuese e cila shikon te çdo veprim i maxhorancës një hile se si do të ndiheshin kur ti thoshim ka 100 mijë vetë të regjistruar. Dhe për këto 3400 adresa e bllokuan vendimamrrjen e KQZ-së. Që nga janari nisi diskutimi, u mblodhëm dy herë me përfaqësues të opozitës. Do doja të më përgënjeshtronin ata të opozitës. Na kërkuan 48 orë kohë, pritëm, pritëm, pritëm dhe kjo nuk ishte diskutim e lojës politike mes maxhorancës dhe opozitës. Në tavolinë kanë qenë dhe përfaqësues të organizatave të diasporës, më të interesuarit, dhe përgjigja ishte heshtja. Mendoj se kjo u konsiderua si një sukses i maxhorancës, po në fakt ishte sukses i përbashkët. Pavarësisht se dikush mendon lojë politike e dyanshme, e vëreta e vëretë është që pala tjetër që është ende jashtë sistemit ishte e kontraktuar. Do ishte sukses i përbashkët, dhe jo i PS. Megjithatë mendoj që dhe kështu sic rodhën gjërat është bllokim i përkohshëm. Dhe kështu KQZ është i detyruar të nxjerrë aktet nënligjore dhe brenda 5-6 muajve dhe unë jam shpresëplotë që votimin ne do ta kemi nuk diskutohet se si, por vetëm se kur”, përfundoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  