Kur sillja “Rrugën e Arbrit” në Athinë

E shtunë, 27 Prill, 2024
E shtunë, 27 Prill, 2024

Kur sillja “Rrugën e Arbrit” në Athinë

Kryeredaktor në një gazetë jetëshkurtër shqipe, si shumë gazeta të tjera që dolën këtyre tre dekadave emigracion grek, si dibran me shpirt e zemër, nuk mund të mos përcillja për lexuesin mallin dhe brengën time jo vetëm për Shqipërinë por ngushtë-ngushtë edhe për vendlindjen e të parëve të mi.
Dhe jo vetëm tek “Rilindja XXI”, por edhe tek “E Vërteta”- kryeredaktor, edhe tek “Emigranti”, “Vëllazërimi”, “Gazeta e Athinës”, “Plus Gazeta e Athinës”… përveç shtypit shqip në Shqipëri e portaleve në botë.
E kisha në kujtesë të hershme fëminore rrugën e tregtarëve nga Peshkopia në Tiranë, hanet që nisnin nga ai i Nuzit në Dovolan (muret rrethues të të cilit do të prisheshin kur u hodhën themelet e shkollës tetëvjeçare), Hanin e Duriçit në Bulqizë, Hanin e Klos Katundit (kthyer në muze etnografik në vitet 80-të) e në veçanti Shkallën e Tujanit që sillte frikë e tragjedi për kalimtarët me kuaj e mushka…
Dhe kur një grup intelektualësh dibranë zgjuan “Rrugën e Arbrit”, nuk kisha se si të mos e merrja historinë dhe vlerën e saj për t’ia përcjellë lexuesit emigrant, nuk kisha se si të mos bëhesha Zë për të, krah në kazmën që ajo të kthehej në një rrugë bashkëkohore për Dibrën, në një “Rrugë të Arbrit”, me emër të vjetër e me formë të re…
Nga arkivi im po përcjell një prej shkrimeve, atë që mban datën 19 prill 2003 botuar në një faqe të ilustruar të gazetës “RILINDJA XXI”…

RRUGA E ARBËRIT ÇELËSI I VERILINDJES

Zbardhur nga Rilindja XXI, e shtunë 19 prill 2003, faqe 10

Nocioni Verilindje, çka nënkupton treva të tilla si Dibra, Mati, Kukësi, Tropoja etj. në skenën politike dhe mediatike shqiptare u bë i ditës në vitet ’80 të shekullit të kaluar. Krerët e regjimit komunist, dhe në veçanti Ramiz Alia, si të vinin nga një planet tjetër, dhanë alarmin se zonat verilindore  të vendit, ndërsa jepnin mbi 75 për qind të produktit shoqëror, ndonëse kishin “çelësat e dritës” (hidrocentralet e mëdhenj në lumin Drin dhe Mat), “çelësat e valutës” (kromin, bakrin, mermerët, drurin, bimët mjekësore etj.) dhe shumë “çelësa” të tjerë ekonomikë, ishin zonat më të prapambetura të vendit.
Për të “riparuar” këtë “gabim” u gjet rruga e “dërgimit të kuadrove” të cilët do të dublonin drejtorë ndërmarrjesh, shefa seksionesh, kryetarë kooperativash e të tjerë duke i ofenduar vendasit si drejtues dhe specialistë. Dibranët që shquhen për zgjuarsinë i ironizuan ata duke i quajtur hapur “galloshe” dhe thurën shumë tregime alegorike njeri prej të cilëve është më i përhapuri dhe e tregojnë kudo…
“Një kryetar kooperative merr në telefon sekretarin e parë dhe i paraqet vështirësitë dhe nevojat për të përballuar fushatën e mbjelljeve të pranverës. Sekretari i thotë se po të dërgoj menjëherë dy instruktorë… Kryetari i thotë: “O shoku sekretar. Ma mirë më dërgo dy traktorë se sa dy instruktorë…”
Verilindja në vitet ’90-të, për shkak të prerjes së menjëhershme të burimeve të punës dhe të të ardhurave, lëvizi në mënyrë të kobshme dhe u vendos në ultësirat bregdetare dhe në veçanti në rrethinat e Tiranës ku krijoi getot e njohura të Bathores, Bregut të Lumit, Selitës etj. Me gjithë erozionin e madh njerëzor Verilindja e Shqipërisë përsëri ka një numër të madh njerëzish që jetojnë me shpirt në dhëmbë e që kanë nevojë për ndihmë jo me “instruktorë”, por me “traktorë”. Shteti shqiptar, si nën qeverisjen e të djathtëve po ashtu edhe nën qeverisjen e të majtëve, në zonën Verilindore ka qenë i pranishëm vetëm në fushata elektorale, ka dërguar vetëm “instruktorë”…
E kam jetuar personalisht në regjimin e Berishës premtimin e tij apo të kryeministrit të tij Meksi se sa po të marrim votën do të nisin punën për hapjen e Rrugës së Arbrit. E kam ndjekur në median e shkruar dhe në atë zyrtare vizive si Fatos Nanon po ashtu edhe Majkon e Metën në pozicionin e kryeministrit, kur u janë përgjigjur (në fushatë elektorale) intelektualëve anëtarë të shoqatës “Nisma Dibrane” se do të fillojnë menjëherë projektimin dhe fillimin e punimeve për rrugën në fjalë…
Deri sot në hapjen e kësaj rruge nuk është dërguar asnjë “traktor”…

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Po cila është “Rruga e Arbrit” dhe çfarë vlerash përcjell ajo jo vetëm për Verilindjen por edhe më gjerë, përfshirë këtu malësinë e Tiranës dhe qytetet e Dibrës së Madhe, Gostivarit, Tetovës dhe më gjerë?
Rruga e Arbrit  është një ndër rrugët më të vjetra që historikisht lidhte Durrësin me Dibrën dhe zona të tjera të Ilirisë Lindore. Ajo nuk është gjë tjetër veçse vijim i “Rrugës së Dibrës” që fillon në qendër të Tiranës dhe duke kaluar nëpër Qafën e Tujanit ecën drejt Qafë Murrizes, Gurit të Bardhë e del në Klos për tu bashkuar me rrugën e asfaltuar që të çon në Bulqizë. Gjatësia e rrugës për të cilën bëhet fjalë është 42 kilometra. Nga kjo, sipas studimit të bërë, rruga Tiranë-Bastar është rrugë e hapur, rrugë e kategorisë së dytë me bazë guri. Pjesa tjetër  nga Zall-Bastari në Qafë Murrize dhe Gurë të Bardhë (tek mullinjtë) është rrugë stinore, e kalueshme vetëm në kohë të mirë. Pjesa tjetër, nga Guri i Bardhë në Klos është përsëri rrugë e kategorisë së dytë e ndërtuar në vitin 1938 nga italianët.
Për të udhëtuar nga Tirana në Peshkopi aktualisht ndiqet itinerari Tiranë-Laç-Milot-Burrel-Klos-Bulqizë 200 kilometra i gjatë.
Ndërtimi i segmentit të ri rrugor do të shkurton jo pak por 100 kilometra rrugë. Kështu Bulqiza që i ka dhënë vendit që nga shkurti i vitit 1948 vlerën në valutë të mbi 13 milionë tonëve krom do të ishte larg kryeqytetit vetëm 55 kilometra, aq sa është Kavaja, kurse Peshkopia do të ishte në të njëjtën largësi me Fierin, vetëm 100 kilometra. Për të kaluar kufirin dhe për të arritur në Dibër të Madhe do të ishte aq larg sa është Tirana me Lushnjën, 83 kilometra, kurse për në Gostivar (141 kilometra) dhe në Tetovë (176 kilometra) do të shkohej po aq shpejt sa shkohet në Pogradec apo në Korçë për mos me thënë në Gjirokastër. Hapësira shqiptare brenda e jashtë kufijve nëpërmjet kësaj rruge do të ishin më pranë njëra tjetrës se kurrë. Kjo rrugë do të ishte një degëzim i ri në korridorin e 8-të që pritet të lidhë Adriatikun me Detin e Zi, ashtu siç ka qenë në lashtësi  një degëzim shumë i gjerë ekonomik i rrugës Egnatia, për mos me përmendur pastaj vlerat strategjike që ka pas në mesjetë në kalimet e shkurtra të ushtrisë së Skënderbeut në betejat fitimtare të tij në fushë të Shumbatit (Torviollit), Vajkalit, etj.
Është një popullsi që i kalon 700 mijë banorët në zonën e Tiranës, Matit, Bulqizës, Tetovës, Gostivarit por edhe të Lumës e të Kukësit, në degëzimin tjetër, vlera te të cilit janë po aq të mëdha në fushën ekonomike sa janë edhe në fushën sociale.

Por cili është investimi kryesor dhe sa ai justifikohet ekonomikisht?
Nismëtarët flasin për 27 milionë dollarë. Thonë se përfundimi i rrugës përfundon brenda një viti.
Shlyerjen e investimeve ata e lidhin me kromin e Bulqizës, Batrës e Tërnovës, me shfrytëzimin e mermerëve të Dibrës, me shfrytëzimin e pyjeve dhe burimeve të tjera të virgjëra ekonomike që mbartin trevat e Tiranës, Matit, Bulqizës etj.
Një hero i tuneleve, një njeri që jetën e tij aktive e ka nisur në hapjen e tunelit të Selitës, tunel i cili i dha Tiranës në vitin 1951 “ujë dhe dritë”, për të vazhduar më pas në të gjitha veprat e mëdha hidroenergjetike  të vendit, Sabri Shini, kur e pata takuar pak kohë më parë në Tiranë më tha se ndërtimin e rrugës e shlyejnë vetëm shfrytëzimi për prodhimi  energjie elektrike dhe për ujë të pijshëm i burimeve të Gurit  të Bardhë në vendin e quajtur “Mullinjtë” si dhe të shumë burimeve të tjera që natyra i ka ende në gjirin e vet të virgjër.
Por vlera e ndërtimit të kësaj rruge ndër të tjera dhe mbi të tjera qëndron në gjallërimin e zonave nga kalon kjo rrugë, gjallërimin sidomos të fshatrave malorë të Tiranës dhe të Matit që nga mungesa e rrugëve të komunikimit janë zonat më të prapambetura dhe të harruara të vendit. Në qoftë se dikur kjo rrugë dhe rruga tjetër që kalon nga Klosi në Shëngjergj për të dalë në Tiranë (ndërtuar që në vitin 1938 nga italianët) konsideroheshin “rrugë strategjike” sot kur luftërat dhe sulmet ndaj Shqipërisë janë zbehur deri në shuarje, nuk ka asnjë arsye që të mos hapet. Madje, për nga vlera ekonomike dhe sociale që përcjell ajo duhet të ishte ndër projektet e para të ndërtimeve rrugore në Shqipëri.
Ajo është RRUGA E ARBRIT, nuk është Rrugë e Dibrës.
Ajo përshkon mes për mesi Shqipërinë, e përshkon atë nga Perëndimi (Durrësi), nëpër qendrën gjeografike të shqiptarëve (Dibrën), deri në Lindje, (Dibër e Madhe, Gostivar, Tetovë…) E degëzon atë më tej drejt Veriut duke përcjellë dritë dhe begati nëpër Rrugën e Rinisë (hapur me aksion në vitin 1946 nga rinia shqiptare me djersë dhe me gjak – dhe e harruar më pas me vetëdije) në digën e ardhshme të Skavicës që do ta bënte (siç parashikohet) sistemin hidroenergjetik të Drinit të sigurte për çdo situatë, në Bicaj, Kukës dhe më tej në Prizren e në Kosovën mbarë.

Po a do të bëhet kjo rrugë ndonjëherë?
Mesa ua di mendjen politikanëve tanë të së majtës dhe të së djathtës emrin Rruga e Arbrit ata do ta shqiptojnë vetëm në fushata elektorale dhe rrugën do ta shohin me sy të mjegullt vetëm nga xhamat e helikopterëve.
Dibranëve, matjanëve, bulqizakëve, tiranasve të përtej Dajtit, nuk u mbetet gjë tjetër veçse të mësojnë mirë moralin e alegorisë që përcollëm në fillim, të kërkojnë të vijnë për hapjen e Rrugës së Arbrit “traktorë” e jo “instruktorë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  