Botime në Diasporë/ “Abetarea sqipe” e Jovani Risto Lazit Terova në Bukuresht

E premte, 26 Prill, 2024

“Abetarea sqipe” punuar prej Jovani Risto Lazit Terova dhe shtypur më 1887 nga “Mbrodhësia” në Bukuresht ishte kontribut i shoqërisë shqiptare “Drita”. Libri përbëhet nga 38 mësime, ku pjesa e parë e tij janë shpjegime të shkronjave shqip dhe pjesa e dytë përbëhet nga tregime të ndryshme.

Kjo abetare, e shkruar në toskërishte, pikë së pari, duket se përmbush funksionin kombëtar, kërkesat edukative që lindin nga përkatësia ndaj kombit. Ajo hapet me katërvargëshin:

Un’e varfëra şqipëri/ N’errësirĕ gher tani/ C’do neri sod mĕ ndi/ Tĕrĕ jetĕn do t’ja di.

Abetarja është hartuar mbi bazë të parimit fonetik, të lexuarit lidhet me metodën fonetike, meritë e konceptuar që prej N. Veqilharxhit në Ëvatarin  e tij. Në këtë abetare, sikurse edhe në abetaret kudo në botë, shfaqet tharmi kombëtar e kjo ndjenjë kombëtare vjen si domosdoshmëri e gati mbijetesë referuar kushteve historike në të cilat ajo është hartuar. Karakteri i saj edukativ, jo vetëm arsimor e kombëtar, është, mbi të gjitha, t’u mësojnë fëmijëve (dhe të rriturve) të  leçiturit dhe të shkruarit, si një fazë parapërgatitore. Sa i përket çështjes së alfabetit,që në parafjalë sqarohet se janë zgjedhur shkronjat latine (zĕ şéñaş latinçe ), duke qenë se ato janë më të përhapurat në Europë. Gjithashtu, në mbyllje të librit, autori paraqet pasqyrën e alfabetin shqip, për  të lehtësuar mësimin e shqipes, pranëvënë germat e huaja frënge, greke e latine, konkretisht: şqip., frĕn., elin., român.

Në këtë abetare ka një organizim të kombinuar të mësimit të leximit dhe të shkrimit fillestar, i cili ecën sipas hapave metodikë të mësimit të shkronjave, duke evidentuar veçoritë grafike dhe ato fonetike të tyre, si bukurshkrimin edhe ortografinë. Kështu, faktori didaktik lidhet me: njohjen e shkrimit me sy, shqiptimin e fjalëve dhe me kuptimin e tyre. Fillimisht shkronjat mësohen sipas alfabetit, duke ndjekur atë që mjaft metodistë do ta quajnë metoda alfabetike, duke mësuar më parë shkronjat e vogla, shtypi dhe dore

Abetarja ndahet në dyzet mësime, duke synuar që t’u mësojë fëmijëve mësimet themelore e ato shprehësore. Lënda e saj dhe fjalët e përzgjedhura merren përgjithësisht prej botës fëmijërore, pra të mësuarit sipas psikologjisë fëmijërore, por evidentohen edhe shembujt e marrë prej krahinës së autorit, si për shembull në mësimin 16, “Lindje e fjalëvetĕ”, shembujt e parë që përmenden janë:Korçë, korçar.

Përmes këtyre mësimeve synohet që mësonjëtori, përveç të lëçurit dhe të shkruarit të gjuhës amtare, t’u mësojë fëmijëve edhe: njohuritë bazë gjuhësore, duke përfshirë fjalët njërrokëshe, lidhjen efjalëve, theksat etj., si dhe shenjat e pikësimit ( pikĕşenat), siç janë: presja (presë), pika (pikë), pikëpresja (pikë-presë), pikëpyetja (pŭetĕs), pikëçuditësja (çuditĕs), dy pikat (dupika), viza (ndarĕs), kllapat (hark), kllapat katrore (klapĕ), thonjëzat (çqoñĕs), tri pikat (pika), paragrafi (perşeñĕ)

mësime edukative-moralizuese, të tilla si: “Ç’sjell gĕñeştra”, “Dheuéşte flori”; “Mbolle te-tjerete, ha ti; mbill ti, te hane te-tjeret”, “Kuş spunonmbetet’urete”;

njohuri për botën shtazore e atë bimore (pjesë leximi), të ilustruara me imazhet përkatëse për secilën, si: “Gomari”, “Bualli”, “Pula dhekĕndézi”, “Mbleta”, “Miz’e mendafşite (Flûtûra)”, “Ariu”, “Gçerafi” “Majmuni”, “Fili”

Një dukuri për t’u theksuar është se në dixhiturat e  ilustrimeve shkruhen ashtu si shqiptohen sot, p.sh. mbleta në mësim, por bleta në ilustrim; miz’e mendafşite në mësim, por flûtûra në ilustrim;

tregime/pjesë leximi si:

“Solloni edhe Krisua”, “Kristóf Kolómbi”,“Majnunat’e madhén”, “Plugu”, por edhe pa titull, të emërtuar thjesht sipas numrave: Mësimi (18, 28, 29, 30, 31);

mësime shpjegimore, siç është rasti i integrimit të njohurive bazike matematikore brenda abetares, si: numrat nga 1 –

100 (numerĕşeñatĕ ), tabela e shumëzimit (pasqûr’e şumezimit), mbledhja (mbledhĕşeña), zbritja (zbritĕşeña), shumëzimi (şumoñĕşeña), pjesëtimi (pjeso-ñĕşeña), barazimi (baraşeña), por jo të grupuara në mësime të përbashkëta për njohuritë matematikore, por të integruara në mësimet e abetares.

Por, a ekzistonin botime të tjera të teksteve shkollore në këtë vit?

Në vitin 1887 nuk ekzistonin botime të tjera të teksteve shkollore; tekstet e Terovës ishin të vetmet. Por, nga ana tjetër, tekstet e tij nuk përbëjnë tekstet e para didaktike në shqipe. Duhet përmendu se përpara Abetares së Terovës ishin hartuar dymbëdhjetë të tilla, të autorëve: Naum Panajot Bredhi-Veqilharxhi (1844, 1845); AnastasByku (1861); Kostandin Kristoforidhi (1967, 1868, 1972); Daut Boriçi(1869); Vasil Dhimitër Ruso (1877); bashkaut. Jani Vreto, SamiFrashëri, Pashko Vasa, Koto Hoxhi (1979); Anastas Kullurioti (1882);Sami Frashëri (1886) dhe Gaspër Benusi (1886).

Këto të dhëna dëshmojnë se përpjekjet për të mësuar lexim-shkrimin e gjuhës amtare kanë qenë të hershme, e nuk zënë fill me vitin e çeljes së Mësonjëtores së Korçës. Veprat e Jovani Terovës janë hartuar në toskërishte dhe me alfabet latin, ndërkohë që ekzistonin edhe abetare të hartuara me alfabet arab, siç ishte rasti i abetares së hartuar nga Daut Boriçi [1869,Stamboll]. Gjithashtu, tekstet e Terovës kanë prirje laike, duke synuar pavarësi ndaj pedagogjisë fetare, si dhe duke përmbushur nevojat emergjente të bashkatdhetarëve shqiptarë.

Pse intelektualët shqiptarë po përdornin gjithnjë e më tepër shkronjat latine?

Intelektualët shqiptarë synonin shkronjat latine, sepse ato ishin më të përhapurat në Europë dhe do t’i largonin ata një herë e mirë nga pushtuesi otoman. Këto nevoja të ngutshme,  edhe pse të vonuara, krahasuar me kombet e tjera të Europës, erdhën sidomos për shkak të kushteve që do të krijonte Rilindja Kombëtare Shqiptare, për t’i nxjerrë shqiptarët nga errësira disa shekullore që i kishte lënë pushtuesi i huaj. Abetaret shqipe u hartuan për të mësuar lexim-shkrimin e shqipes, në një kohë kur shkalla e analfabetizmit ndër shqiptarë ishte e lartë dhe të mësuarit në shkolla në gjuhët greke, turke e arabe ishte një dukuri e zakonshme. Qysh me themelimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (më 10 qershor 1878) u ndje nevoja e një alfabeti të njëhësuar, kështu Komiteti i Stambollit, veç të tjerave, zgjidhi edhe çështjen e  alfabetit të përbashkët.

Pra, në kohën kur Jovani Terova publikoi veprat e tij, edhe pse para Kongresit të Manastirit (1908), çështja e alfabetit thuajse ishte zgjidhur. Në këtë periudhë, tekstet e tij, e simotrat e tyre, ndihmuan në mësimin e gjuhës amtare, jo vetëm për grup-moshën që i drejtohen – fëmijëve të klasës së parë të shkollës fillore, por edhe për të rriturit analfabetë (“pĕr ç’do şqipĕtar tĕ madh’e tĕ vogĕl”– thekson J. Terova në parafjalët e të dy botimeve). Përmes këtyre teksteve, mësonjësit u mësonin brezave të rinj shkrim-leximin, duke mundësuar bashkimin e ndërgjegjësimin e shqiptarëve dhe duke ndikuar në zgjimin arsimor e atë kombëtar. Tekstet shkollore rezultuan tepër të rëndësishme dhe synonin ta shkëpusnin arsimin në Shqipëri nga varësia e shkollave të huaja dhe nga pedagogjia fetare. Tekstet e Terovës janë hartuar mbi një traditë të abetareve shqip, kryesisht sipas shembullit të Ëvatarit të Naum Veqilharxhit dhe Alfavitarit shqip (në toskërishte) e Abetarit skip  (në gegërishte) tëKostandin Kristoforidhit, ndërkohë që nuk kemi asnjë burim se mund të ketë konsultuar apo të jetë mbështetur në abetaret e huaja, të hartuara nga bashkëkohësit e tij. Natyrshëm lind pyetja: Nëse Jovani Terova u mbështet në abetaret e pararendësve të tij, a ka “Abetarea” dhe “Leçitjea” përmbajtje fetare? Kujtojmë se edhe pse abetaret e N.  Veqilharxhit dhe të K.Kristoforidhit përshkruheshin nga ndjenja të forta patriotike, si Ëvetari i Veqilharxhit, i cili kishte në përmbajtjen e vet gjashtëmbëdhjetë pjesë mësimore nga Dhiata e re dhe Dhjetë Urdhëresat e Moisiut, që përmbyllin pjesët e leximit; edhe abetaret e Kristoforidhit në tematikëtë tyre kishin edhe pjesë të zgjedhura prej shkrimeve të shenjta. Tekstet e Jovani Terovës ngjasojnë me tekste të mirëfillta shkollore-didaktike, duke mbizotëruar aspekti didaktik e ai kombëtar. Prirja laike në tekstet e tij synonte që arsimi në vendin tonë të ngrihej mbi baza pedagogjike, e jo teologjike. Në të dyja tekstet ekziston vetëm nga një pjesë leximi me përmbajtje moralizuese fetare, në lëçitje e titulluar “Gjyqi i Zotit”(Ghuqi i Zotit ), ndërsa në abetare, e titulluar “Solloni edhe Krisua”. Këto pjesë nuk rezultojnë të jenë shkëputur prej ndonjë shkrimi të shenjtë. Kështu, tekstet e tij, edhe kur përmendin moralin fetar, nuk tregojnë anësi fetare.

Shkëputur  nga kumtesa: “Ç’do komb ka gjuhen’ e vet

(“Abetarea Şqipe” dhe “Leçitjea”, 1887, nga Jovani Terova) nga JORINA KRYEZIU

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.