Itali/ Bianka Myftari boton studimin mbi Shenjtoren Fermina

E premte, 26 Prill, 2024

Panorama e studimeve antropologjike italiane është pasuruar para disa ditësh me librin italisht “Festa e Shën Ferminës si trashëgimi kulturore jomateriale”. Autore është durrsakja Bianka Myftari, antropologe kulturore në Romë. Temë kryesore e veprës është një festë që bashkon dy qytete italiane të lidhura nga e njëjta figurë fetare.

“Kam lindur në Durrës në 1986 – nis të rrëfejë shkurt në bisedë me ne për veten e karrierën Myftari.– U diplomova në 2011 në Gjuhë e Letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë (Shqipëri) dhe më pas vazhdova studimet në Romë në kursin Botimet dhe Arti i të shkruarit (Editoria e Scrittura) duke u diplomuar me lavdërime në Universitetin “Sapienza”. Gjithmonë e pasionuar pas shkrimit dhe antropologjisë, vazhdova studimet pasuniversitare në Shkollën e Specializimit në Trashëgiminë Demo-etno-antropologjike. Nga viti 2019 punoj si antropologe kulturore në projekte të ndryshme, të organizuara nga ente të  Ministrisë italiane të Kulturës dhe që prekin arkeologjinë, peizazhin e trashëgiminë jomateriale. Tek kjo e fundit bëjnë pjesë traditat e transmetuara oralisht, artet e spektaklit, rite e festa sociale, dije e praktika mbi natyrën e universin dhe artizanati tradicional. Gjithashtu kryej të njëjtat funksione profesionale si antropologe në muze të ndryshëm të rajonit Lacio”.

Çfarë është antropologjia?

Antropologjia është shkenca që studion njeriun nga këndvështrime të ndryshme duke hetuar sjelljet e tij brenda shoqërisë dhe veçanërisht studion traditat e një populli. Traditat kulturore apo siç quhen ndryshe folklor përfshijnë një univers të gjerë të ritualeve kolektive, ku përfshihen vallet, këngët, kostumet tradicionale apo rite të tjera që kanë të bëjnë me ADN-në e një populli siç është mikpritja e ngrohtë shqiptare.

Cili është subjekti rrëfyes i librit tuaj?

Titulli i plotë i librit është “Festa e Shën Ferminës si trashëgimi kulturore jomateriale. Dimensioni identitar mes Civitavecchia-s e Amelia-s”. Kontakti i parë me qytetin e Civitavecchia-s dhe më pas puna për festën e shenjtores Fermina u zhvillua falë pjesëmarrjes në projektin “Skulpturat e veshura të zonës metropolitane të Romës: statuja dhe devotshmëri”, lindur  në Departamentin e Antropologjisë dhe Mbikëqyrjes së Arkeologjisë, Arteve të Bukura dhe Peizazhit për Zonën Metropolitane të Romës, Provincën e Viterbos dhe Etrurinë Jugore. Kërkimi u përqendrua në Dioqezën e Civitavecchia-Tarquinia dhe veçanërisht në zonën e qyteteve Civitavecchia, Allumiere e Tolfa. Në këtë kontekst, Civitavecchia ka një traditë të gjatë në procesionin dhe nderimin e statujave të veshura, të cilat në të kaluarën përfshinin edhe Shën Fermina-n. Si peshkopata e dioqezës, qyteti port është gjithashtu një vend ku janë të shumta festat fetare: procesioni i “Krishtit të Vdekur” natën e së Premtes së Madhe të Pashkëve, procesioni për nder të Shën Mërisë së Hireve dhe festimet që përfundojnë me procesionet e Shën Fermina-s, mbrojtëse e marinarëve.

Ceremonitë kalendarike të ashtuquajtura “tradicionale” (këtu nuk i referohem vetëm atyre fetare, por edhe ceremonive që nuk kanë lidhje me një shenjt, të tilla si karnavalet) janë shpesh për një bashkësi ajo që antropologu francez Marcel Mauss e quajti një “fakt përfshirës shoqëror”, dispozitiv kolektiv përmes të cilave është e mundur të lexohen shumë aspekte jo vetëm të lidhura me jetën fetare, me besimin individual, por edhe lidhjet me shoqërinë, estetikën, moralin, ekonominë dhe dimensionin politik.

Civitavecchia përbën një qendër të madhe urbane dhe portuale të rajonit te Lacios, por shpesh qëndronte në periferinë e vëmendjes antropologjike. As metropol dhe as qyteze, ka 52.000 banorë. U rrafshua gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe për këtë arsye iu dha Medalja e Artë për trimëri civile. Amelia është një qendër në rajonin Umbria dhe historikisht mbahet me një ekonomi bujqësore. Ka rreth 11.000 banorë e ndodhet në kufi me Lacion. Janë dy komuna në rritje demografike në shekullin e kaluar, në veçanti Civitavecchia, e cila ka pasur një rritje eksponenciale të popullsisë në 50 vitet e fundit me lulëzimin e rindërtimit të pasluftës.

Shën Fermina u martirizua në vitin 304 në qytetin Amelia. Para martirizimit atje, qëndroi edhe në qytetin bregdetar Civitavecchia, ku spikati – sipas traditës fetare – për mrekullitë e bëra. Sot vendi ku qëndroi është për besimtarët vend adhurimi. Procesioni i parë i shenjtores – e cila bashkon dy vende – daton në 28 prill 1647, vit në te cilin komuniteti i  Civitavecchia-s merr nga kisha e Amelia-s disa relike të shenjtores së përbashkët. Për këtë event qyteti organizoi një festë të madhe. Nga ajo ditë vazhdon tradita dhe bashkëpunimi i dy komuniteteve, Umbria dhe Lacio, të cilët punojnë në sinergji, të bashkuar nga shenjti mbrojtës. Amelia, ndryshe nga Civitavecchia, feston shenjtin mbrojtës ne 24 nëntor, në ditën e përvjetorit të martirizimit. Qytetarët amerinë dalin në rrugë me rroba të shekullit XIV. Në Civitavecchia festa e të shenjtit Fermina zhvillohet në disa ditë. Zhvillohen shumë evente kulturore ku marrin pjesë edhe të rinj. Kulmi i ceremonisë përfundon në 28 prill, kur zhvillohet riti fetar procesional. Statuja e të shenjtes Fermina kalon nëpër rrugët historike të qytetit për të përfunduar me udhëtimin tradicional ku statuja lundron me anijet e tjera përgjatë portit.

A mendoni se Durrësi mund të jetë pjesë e punës suaj profesionale si antropologe në një të ardhme jo të largët?

Mendoj që jo vetëm Durrësi si një nga qytetet më të lashta në Ballkan, por Shqipëria ka një pasuri të jashtëzakonshme kulturore që kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve të huaj. Sot Shqipëria ka 7 pasuri kulturore që janë pjesë e trashëgimisë botërore të mbrojtura nga UNESCO dhe do të isha e nderuar të kontribuoj për të pasuruar trashëgiminë tonë kulturore.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.