Rama: Amnisti fiskale për të ardhurat e emigrantëve, të investojnë në Shqipëri

E shtunë, 27 Prill, 2024

Kryeministri Edi Rama ka premtuar amnisti fiskale për emigrantët të cilët vendosin të investojnë në agroturizëm në Shqipëri. Ai tha se kjo do të jetë krahas premtimit prej 5 mijë eurosh për çdo emigrant që vendos të hapë derën e vjetër të gjyshit apo babës së tij dhe ta kthejë në një bujtinë.

“Ne do tu japim 5 mijë euro çdo djali dhe vajze, çdo burri dhe gruaje që janë në emigracion dhe që duan të hapin shtëpinë e vjetër të gjyshit, të babës për ta kthyer në një bujtinë, për të ndërtuar një agroturizëm me produktet e zonës dhe për të fituar çdo muaj më shumë se sa fitojnë me punën për dikë tjetër atje në emigracion. Njëkohësisht do tu bëjmë një amnisti fiskale direkt për kursimet e tyre, për ti sjellë këtu pa i kërkuar llogari se i kanë mbajtur në bankë, apo poshtë jastëkut, mjafton të mos jenë para të krimit, dhe këto para të vijnë këtu se janë para gjaku, janë para djerse e para shqiptarësh dhe të hidhen këtu. Gjithë kjo parajse të fillojnë të shikojë të çelin këto lule të një ekonomie të re”, tha Rama.

Gjatë një takimi të tij në Mat, Rama shtoi se Shqipëria i ka të gjitha ato që i duhen duke u ndalur në bukuritë që do të zbulojë për të gjithë Rruga e Arbrit.

“Ne i kemi të gjitha ato që na duhen. Ajo parajsë që sot është një spektakël pë sytë dhe zemrën kur kalon rrugën e Arbrit nuk është thjesht e bukur për tu parë, po është aty gati për njerëzit që duan ti arrijnë gjërat me punë, për njerëzit që besojnë tek puna dhe suksesi përmes punës. Çfarë i mungon kësaj zone për të pasur këtu gjithmonë e më shumë turistë e vizitorë, tanimë që kjo nuk është një zonë kaq e largët po një periferi e Tiranës. 40 minuta janë koha normale për të shkuar nga qendra e një qyteti të madh europian në periferi”, vijoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  