Foto Dite/ Ernest Koliqi në Frascineto një të martë Pashke

E enjte, 25 Prill, 2024

Një foto e shkrepur një ditë të marte shumë vite më parë në Francineto. Në këtë foto kortezi e Lucia Martino shihet Ernest Koliqi dhe Giusepre Ferrari së bashku me gratë arbëreshe të veshura me veshjet e bukura tradiconale.

Ishte viti 1941 kur Ernest Koliqi vizitoi për të parën herë Horën e Arbëreshëve. Koliqi ishte një ndër studiuesit më të mëdhenj që ka krijuar një lidhje të fortë midis letërsisë dhe udhëtimit dhe ka arritur të kape shpirtin e kulturës italo-shqiptare, në një kontest ku vendet nuk janë thjesht përfaqësime te modelit real por edhe atij metaforik dhe antropologjik.

Në një konference të mbajtur në Cosenza më 20 shtator te vitit 1964 në kongresin e Dante Aligerit, me titull ” Shqiptarët ne Kalabri” vuri ne dukje: “Edhe endacakut me përvojë, rrallë i ndodh të hasë ne rrugën e tij ashtu si ne tokën Kalabrese, plot mrekulli te panjohura, kostume me një përzierje harmonike të ngjyravekaq mbresëlënëse.

Në ato pasqyrohen njëkohësisht ngjyrat e ndezura dhe të venitura të detit me qiellin mesdhetar dhe magjia e lulëzimit pranveror nëpër kodra e male që mbulojnë rrënojat e qytetërimeve të lashta dhe rezonanca musikale e emrit ruan shijet e forta klasike. Horizontet solemne që na japin ndjenjëne pafundësisë, që zhduken përtej imazheve madhështore të maleve, duken të mbështjellë në një atmosferë vetmie primitive ku koha dhe hapësira vërejnëndryshimin e kushteve njerëzore, të cilat ruajnë të paprekur urtësinë e eksperiencave shekullore.

Toka e murgjve, filosofëve dhe poetëve, bujqërve dhe heronjve të jashteligjshëm që gjithmonë preferuan lirinë e pyjeve nga jeta me kufizime, tokë e lëvizshme e banuar nga njerëz të vrazhdë e të heshtur që fsheh në thellësine e shpirtit cilësi njërëzore unike, e cila rrezaton një bukuri të papritur për të gjithë ata që e përshkojnë me një ndjenjë miqësie si një sekret i thellëplotë me lulishte te guxishme e ujra të freskëta të fshehura nëpër gdhendat e maleve të ashpra.

“Mes peisazheve dhe njerëzve trima dhe të hareshëm bien në sy kostumet me ngjyra ekzotike të kultures dhe zakoneve të shqiptarëve në Itali dhe të ceremonive spektakolare fetare me rit bizantin” (Ernest Koliqi, Ese të letërsisë shqiptare, Leo S. Oloschki, 1972, pag. 76)

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 