Shansi gjerman dhe shqiptarët

E premte, 26 Prill, 2024
E premte, 26 Prill, 2024

 Shansi gjerman dhe shqiptarët

Pesë vjet më parë më 31 mars u nda nga jeta Hans Dietrich Genscher (1927-2016)  i njohur ndryshe si “babai i diplomacisë gjermane”. Genscher ka vizituar Shqipërinë pas Shtrausit dhe është pikërisht ai ‘kumbari’ i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Gjermanisë. Sikurse del edhe nga kjo intervistë, Genscher është një njohës i shkëlqyer i çështjes shqiptare, ndërsa shpjegon qartësisht dhe pa ekuivoke përse shqiptarët e humbën shansin e parë që u ofrua nga kancelari i Bavarisë, Shtraus. Por Gjermania nuk e humbi asnjëherë interesin për Shqipërinë, ajo sot kontribuon intensivisht për pranimin e Shqipërisë në BE.

Zoti Genscher, kur keni dëgjuar për herë të parë për Shqipërinë dhe ç’dinit për të para se të vendoseshin marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve?

Për Shqipërinë kam dëgjuar për herë të parë kur isha fëmijë, gjatë kohës së Musolinit. Natyrisht, i kisha përcjellë pothuajse të gjitha ngjarjet në atë kohë që kishin të bënin edhe me Shqipërinë. Në veçanti marrëdhëniet mes ish-Bashkimit Sovjetik dhe vendeve komuniste. Kësaj i përkiste edhe Shqipëria. Më vonë kam ndjekur edhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kinës. Prishjen e këtyre marrëdhënieve, po ashtu. Gjatë Luftës së Dytë botërore Shqipëria vuajti edhe pasojat e kësaj lufte. Gjatë kohës së ekzistencës së Republikës Popullore Komuniste të Shqipërisë ne ishim te vetëdijshëm që marrëdhëniet mes dy vendeve tona vuanin për shkak të diferencimeve të mëdha të sistemeve politike të të dy shteteve, si dhe të politikës izoluese të Enver Hoxhës.

Po atëherë çfarë mendimi krijuat për këtë vend?

Unë mbaj mend që gjithmonë në kokë kisha parasysh që kjo Shqipëri është e vogël, pra, një vend jo i madh në Evropën Lindore. Dija që ishte edhe një vend shumë i varfër dhe i izoluar. Madje, më vonë, e kam justifikuar në një farë mënyre pse sistemi diktatorial stalinist do të jetonte kaq gjatë, në një kohë që sisteme të tilla në vende të tjera nuk ekzistonin. Duke qenë se askush nuk tregonte ndonjë interes të veçantë për këtë vend të vogël e malor, egocentrizmat e udhëheqësve të saj pak a shumë u injoruan. Enver Hoxha e drejtoi vendin nga viti 1944 deri në 1985. Në këtë periudhë të udhëheqjes së tij nuk dihej shumë në bashkësinë ndërkombëtare për ngjarjet dhe zhvillimet e atjeshme. Por ngjarjet në Evropën Lindore në 1989 depërtuan edhe në këtë vend. Pati, me sa mbaj mend, demonstrata të studentëve kundër qeverisë së asaj kohe, kur ishte president pasardhësi i Enver Hoxhës, Ramiz Alia. Mijëra qytetarë, për shkak të kaosit që u krijua në vend, u larguan në Perëndim. Anije me refugjatë zbarkoheshin në Itali. Shumë erdhën edhe në Gjermani apo jo?

Ashtu është. Dhe ju, duke pasur parasysh pozicionin politik dhe ekonomik të këtij vendi, parapërgatitët kushtet atëherë që të hidheshin hapat në drejtim të vendosjes së këtyre marrëdhënieve. Pse?

Sigurisht që duheshin krijuar kushtet për të dyja palët që vendosja e këtyre marrëdhënieve të kishte sukses. Ju e dini që në atë kohë, në 1984, shkoi në Shqipëri për vizitë Franc Jozef Shtraus (Franz Josef Strauss), ende pa vdekur diktatori Hoxha. Në fakt, ai shkoi si turist, por kishte arritur të depërtonte edhe në bisedime politike. Me sa mbaj mend, situata ekonomike e Shqipërisë ishte katastrofike dhe vendi kishte nevojë për ndihmë. Shtrausi ishte politikani i parë gjermano-perëndimor që vizitonte vendin komunist. Siç edhe pati deklaruar në shtyp, ai kishte inicuar idenë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Por, siç edhe dihet, nga pala shqiptare, udhëheqja komuniste, i vuri kushte Gjermanisë për një gjë të tillë, megjithëse në varfëri dhe izolim. Ishte fjala për pagimin e reparacioneve të Luftës së Dytë Botërore. Madje, këtu fillojnë dhe ecejaket e bisedimeve të mëvonshme për arritjen e nënshkrimit të marrëdhënieve diplomatike mes nesh. Megjithatë, vizita e Shtrausit (ish-kryeministri bavarez) në Tiranë hapi në një farë mënyre rrugën për bisedime mes delegacioneve. Kishte ardhur koha që edhe me Shqipërinë, Gjermania duhet të lidhte marrëdhënie diplomatike, pas një sërë marrëdhëniesh të vendosura nga ajo në disa vende të Evropës Lindore në atë kohë. Shqipëria në këtë kohë ishte vërtet në gjendje shumë të rëndë ekonomike; mbeti e vetme dhe pothuajse e izoluar pa asnjë aleat. Mendoj se qeveria e Shqipërisë, duke mos pasur mundësi që të marrë kredi për shkak të kushtetutës së saj, këmbëngulte në dëmshpërblimet e Luftës që ishin shuma shumë të mëdha prej miliardash. Kjo kërkesë, në fakt, u përsërit pas asaj që ishte bërë në vitin 1975 nga qeveria e Shqipërisë, kur ne kërkuam që të vendosnim marrëdhënie me të gjitha vendet që kishin qenë në luftë, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Hans Dietrich Genscher dhe Mimoza Kelmendi

Por, nëse nisemi nga shuma, a ishte vërtet kjo një shumë që nuk përballohej nga ju si Gjermani për t’u dhënë, apo ishte diçka tjetër?

Patjetër që nuk ishte shumë, por ajo që ishte penguese në këtë histori ishte fakti që ne si Gjermani nuk jepnim reparacione; e kishim të ndaluar me kushtetutë. Ne ishim, në fakt, një vend që kishim suficit buxhetor dhe ishim një nga vendet që jepnim më së shumti ndihma financiare vendeve të pazhvilluara, të varfra. Dhe pikërisht këtë unë e bisedova me të gjithë përfaqësuesit që të shihnim një zgjidhje të arsyeshme për të dyja palët. Ne si Gjermani, më kujtohet, i ofruam edhe kredi me kushte shumë të favorshme, por Shqipëria nuk mund t’i pranonte për shkak të kushtetutës së saj. Na lindi edhe problemi që Shqipëria atëherë nuk plotësonte as kushtet që t’i ofronim ndihma, ngaqë, sipas statistikave zyrtare shqiptare, standardi i të ardhurave vjetore të shqiptarëve ishte “i lartë”. Pas shumë peripecish, u bë e mundur që pala shqiptare të hiqte dorë për reparacionet. Besoj se në arkivin e Shqipërisë duhet të jenë të dhënat e sakta në shifra lidhur me ndihmat e atëhershme.

Zoti Genscher, për këto bisedime ka edhe shumë spekulime, por ajo që thuhet më së shumti janë dëmet e luftës: si njerëzit e vrarë, shtëpi e fshatra të rrënuara etj. Dhe shqiptarët, duke u nisur nga kjo situatë, kishin bërë përllogaritje, si duket, shumë të mëdha.

Eshtë e vërtetë që shqiptarët prisnin shumë më shumë. Shqipëria pretendonte zhdëmtim për dëmet e shkaktuara nga Lufta. Por Boni çdo herë refuzonte, sepse dëmshpërblimet ishin të mundshme vetëm në kuadër të një marrëveshje paqeje, siç e parashihte marrëveshja e Londrës. Në mars të vitit 1982 kërkesat për zhdëmtim do të rriteshin bashkë me kamatën (interesin) dhe kamatën e kamatës në shumën prej 4 miliardë dollarësh.

Bisedimet paraprake ishin bërë në Vjenë, por duket sikur u zvarritën ose u vonuan më pas. Kishte edhe arsye tjetër përveç asaj të dëmshpërblimeve, zoti Genscher?

Me sa mbaj mend unë, pati një lloj pauze, sepse në 1985 vdiq ish-diktatori Hoxha. Dhe, po ashtu, më pas ndodhi një ngjarje tragjike në Gjermani. Në tetor 1986 u vra drejtuesi i delegacionit gjerman në atë kohë, zoti von Braunmühl, i cili u vra para shtëpisë së tij në Bon nga e ashtuquajtura ushtria e kuqe (Rote Armee Fraktion), një organizatë terroriste. Duhet theksuar se këto marrëdhënie, megjithatë, nuk ishin shumë të vonuara. Faktikisht bisedimet nisën fillimisht për marrëdhënie ekonomike, sepse ky vend komunist kishte treguar interes edhe më parë për këtë. Megjithatë, në ’86-n shqiptarët hoqën dorë nga disa kërkesa. Boni ishte ndarë përfundimisht nga Rajhu nazist. Dhe kështu u vendos, më në fund, që më 1 tetor këto dy vende të përfaqësoheshin me ambasadorët e tyre përkatës. Gjithsesi, për ne ishte ngjarje më vete sepse prej fundit të Luftës së Dytë Botërore nuk kishte pasur marrëdhënie diplomatike mes RFGJ dhe Shqipërisë.

Pas vendosjes së këtyre marrëdhënieve diplomatike, ju vetë, personalisht, shkuat në Tiranë dhe zhvilluat një sërë takimesh, edhe me ish-presidentin Ramiz Alia?

Po, ka qenë në vjeshtë të vitit 1987, tetor, dhe më kujtohet shumë mirë. Kuptohet që vizita e Shtrausit kishte dhënë një sinjal pozitiv në aspektin politik për Shqipërinë, por Shtrausi ka qenë në nivel landi (Bavari) dhe nuk ka përfaqësuar kurrë Bonin zyrtar. Ajo që kisha të sigurt ishte interesimi i Shqipërisë për marrëdhënie ekonomike me ne, sepse po jetonte në një varfëri të plotë. Megjithatë, më kujtohet që me ish-presidentin Alia folëm edhe për hapjen e vendit dhe mbi të gjitha për futjen e Shqipërisë në organizmat ndërkombëtare. Unë i këshillova që të futeshin në KSBE, si një hap për të dalë nga izolimi. Izolimi sjell mjerim për popullin. Koha e izolimit ka mbaruar, i thashë. Mbaj mend që më dëgjoi me vëmendje dhe më premtoi se ashtu do të bënte…

Tashmë Shqipëria ka ndryshuar shumë dhe më gëzon fakti që ajo aspiron për në BE dhe është anëtare e NATO. Pas kthesës demokratike në Shqipëri 1990-1991 janë intensifikuar edhe marrëdhëniet mes dy vendeve. Gjermania ka mbështetur dhe mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në strukturat europiane.

(Marrë nga libri i Mimoza Cika-Kelmendit “Shansi gjerman dhe shqiptarët” 2014)

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  