“Thelbori i Arbërisë”, Ilir Shaqiri i dedikon një poezi Zef Kakocës

E premte, 17 Maj, 2024

Pak kohë pas ndarjes nga jeta të poetit dhe kantautorit Arbëresh, Zef Kakoca, kolegu dhe një nga miqtë e tij i të mirë në universin shqiptar, Ilir Shaqri i ka dedikuar një krijim.

Këngëtari shqiptar Ilir Shaqiri dhe Kakoca kanë pasur një miqësi të gjatë me njëri-tjetrin e këtij të fundit këngëtari i ka kushtuar dhe poezinë “Thelbori i Arbërisë”, të cilët e ka postuar në rrjetet sociale shoqëruar dhe me një duet të tyre. Vargjet e ndjera të poetit nxjerrin në pah shpirtin e madh të arbëreshit, i cili promovoi në forma të ndryshme kulturën e vendit amë.

Iliri dhe Zefi shkonin si vëllezër me njëri tjetrin, siç bën të ditur në një shkrim të tij dhe Arben Veselaj.

Lexo edhe- Shembja e urës mbi det

Sipas tij, ata ishin një inspirim për njëri-tjetrin … mbase nga miqësia e tyre do të mund të jenë shkruar edhe dy romane: “Lemza e Dheut” (Ilir Shaqiri) dhe “Toka e Yllit” (Zef Kakoca). Ishin takuar për herë të parë në kryeqendrën e arbëreshëve të Kalabrisë, në Shën Mitër Koronë. Nga një cep i sheshit “Skënderbeu”, Zef Kakoca i kishte thirrur Ilirit me zërin e tij skofiar: “Oj, vëlla, kush të solli te udha ime”?

Për shumë vjet Zefi dhe Iliri ai thanë dyzërash këngës shqipe duke shkrirë brenda saj epikën e veriut shqiptar dhe rapsodinë arbëreshe. Këngët që kënduan bashkë këta dy artistë, si: “Jam arbëresh”, “Ura mbi det”, “Duro Zemër” etj., i dhanë karakter përtëritës lidhjeve vëllazërore mes kosovarëve dhe arbëreshëve. Njëra prej këngëve që ata bashkë e shkruan dhe e kënduan (“Ura mbi det”) seç ka një paralajmërim: “Po zgjohet delli, një dritë e re, po lidhen brigjet mbi atdhe”! Ky varg ngjante me një ogur të bardhë për një “urë të gjallë” mbi det, të cilën Zef Kakoca dhe Ilir Shaqiri bashkë po përpiqeshin ta ngrehnin.

THELBORI I ARBËRISË
(Poetit arbëresh, Zef Kakoca)
Ndërroi jetë vëllai, iku, shkoi,
moj e mira Arbëri,
po kush mbeti të të këndoi
urtësisht sikur ai?
Sot, rri heshtur vjershërimi
në degë ulliri e lëkurë dheu
qau dhe qielli nga trishtimi
një lot nxor dhe Skënderbeu.
Gjitonia mblidhet shesheve,
hap i rënd peshohet udhëve,
po kush mbeti ta gjalloi
Milosaon e katundeve?
Kush do e zgjojë Konstandinin?
Besë e arbrit – Arbëri,
përtej detesh fluturimin,
motërmirën ta kthejë n’shtëpi!
Me shaminë e zonjës mëmë
nga çdo skenë i fliste qiellit:
arbërorët janë një brumë
qëkur mbi dhé ra rrezja e diellit!
Shpurë e shtangë mallmadhi i Motit
tej Moresë – Shqipërisë
tek po ngjitej n’preher të Zotit
vëllai thelbor i Arbërisë.
Po kush mbeti ta jetësoi
atë: URËN PËRMBI DET?
Qëkur zemra e tij pushoi
një pellg lotësh ra ndërmjet.
Kjani trima arbëreshë
dhe ju vasha iliriote,
kënga i tij do rrojë mes nesh
siç Arbëria rron ndër mote!
ISh

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.