Ndeshja me Anglinë, Raklli: Nëse ka gol, e bën Rei Manaj

E diel, 5 Maj, 2024

Altin Rraklli ka qenë ndër ata lojtarë shqiptarë që ka pasur kënaqësinë që të shënojë në portën e Anglisë. Në vitin 2001, ish-sulmuesi i përfaqësueses shënoi në atë ndeshje të shumëpërfolur në Tiranë golin që çoi rezultatin në 2-1 e më pas edhe një tjetër që do të barazonte ndeshjen, por iu anulua për një pozicion jashtë loje të paqenë, ndërsa sfida u mbyll 3-1.

Rraklli kujton se ajo ndeshje nuk ishte rastësi dhe nëse do të kishte përfunduar në barazim, do të ishte pasojë e faktit se Shqipëria atëherë ishte e kompletuar në çdo repart, ndërsa në “Sport Magazine” ka treguar se shpreson që të jetë e tillë edhe në takimin e të dielës.

“Ndeshje të tilla si me Andorrën patjetër që nuk janë të lehta, sidomos në ditët e sotme. Të gjithë përpiqen të luajnë, të gjithë mblidhen mbrapa, kundërshtarë të tillë janë shumë agresivë. Andorra ka qenë gjithmonë shumë agresive, edhe në kohën tonë. Talentin që nuk e kanë e zëvendësojnë me agresivitetin për një shans për të arritur rezultat, e kanë kuptuar mirë.

Sa i përket ndeshjes nga ekipi ynë, të rëndësishme janë tre pikët, por kam përshtypjen se e kishin mendjen te ndeshja me Anglinë, u ruajtën pak, nuk është se dhanë maksimumin. Edhe për arsye të energjive që duheshin për ato ndeshje.

Kam përshtypjen se të dielën do të jetë më e bukur se ndeshja me Andorrën. Kanë ruajtur energjinë për atë ndeshje se një rast i tillë një here të vjen në jetë. Nëse do të kemi një shpresë në grup e kërkojmë kualifikimin, patjetër ndeshjet direkte do ta ndajnë vendin e dytë nëse e kapim apo jo. Unë mendoj se nëse kapim edhe vendin e tretë do të jetë sukses, se edhe Hungaria është po aq e fortë sa Polonia.

Shqipëria nuk ka pasur luksin dhe nuk e ka edhe sot të ndajë nga ana individuale ndeshjen. Edhe kur luajtëm ne kundër Anglisë, kishim skuadër, mund të përfundonte 2-2 por ishim të kompletuar si skuadër. Duhet të jemi të kompletuar, që të mos u japim shansin të na bëjnë dy gola shpejt, se pastaj nuk do të gjuash më në portë. Nëse i mban 0-0, shtohet nervozizmi e bëhen gabime, ndaj është e rëndësishme që të mbahet një 0-0.

Nëse shënojmë gol këtë herë, do ta shënojë Rei Manaj”, tha Rraklli.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 