Arvanitasit në Revolucionin Grek, 200 vjet më parë

E premte, 26 Prill, 2024

25 Mars 2021 shënon përvjetorin e shënuar të shpalljes së revolucionit grek kundër zgjedhës otomane. Plot 200 vjet histori feston sot mbarë kombi grek, me ceremoni të bujshme, krenari të thellë e emocione të shumta. Flamuri grek ka zbukuruar mjaft qytete të botës, në shenjë respekti ndaj luftës vendimtare për pavarësi, ndërsa në kryeqytetin helen kanë arritur nga 24 mars personalitete të larta, kryesisht nga vendet aleate të epokës, si Anglia, Franca, Rusia, si dhe presidenti i Qipros. Vetë Princi i Uellshit Charles ka udhëtuar në Athinë për të ndjekur nga afër paradën madhështore si dhe gjithë veprimtaritë e tjera dy-ditore, të përgatitura me megalomani nga komisioni i posaçëm për “Festimet për1821”.

Të gjitha këto nën hijen e covid-19, që ka sulmuar me një valë të re gjithë vendin, pavarësisht izolimit thuajse total, prej disa muajsh. Si dhe, një detaj ndoshta, por disi domethënës, në ditën e vetme të akullt të muajit mars, vetëm në 25 mars temperaturat do të jenë tepër të ulta, sidomos për Athinën që është vazhdimisht e pushtuar nga rrezet e buta të diellit, tepër e ngrohtë akoma dhe kur dimri bëhet i acartë në zonat përreth. Kjo do të jetë atmosfera e 25 Marsit festiv si për historinë e kombit grek, ashtu dhe për festën e madhe të Ortodoksisë, Evangjelismos.

Gjatë këtij viti historik, referencat në heronjtë e Kryengritjes Greke janë të shpeshta e plot  aromë të thellë arvanitase. Madje, përfaqësues të arvanitasve, personalitete të njohura e në poste kyçe, kryesisht të pushtetit lokal të zonës së gjerë të Atikës, nuk e fshehën pakënaqësinë për mungesën e zërit arvanitas në komisionin e posaçëm të jubileut historik. Përzgjedhjet të konsideruara për interesa politike kishin mjaft divergjenca, gjithsesi, roli i tyre është historikisht kaq i heshtur sa vështirë se mund të shkaktonte as më të voglën tronditje në çdo vendim qeveritar.

Por e vërteta është që 25 marsi është një festë arvanitase, ose të paktën edhe arvanitase. Arvanitasit e Atikës do të vërshojnë në një atmosferë entuziaste, zona të tëra si Spata, Mesogia, Saronida, Kalivia, Mandra, Elefsina, Thiva etj., janë pushtuar nga banderolat e poster me heronjtë e kryengritjes, dëshmi të kontributit të thellë të paraardhësve të tyre.

Për rolin vendimtar të arvanitasve të Atikës në Revolucionin Grek dhe themelimin e shtetit modern të Greqisë është referuar në një 25 mars të kaluar politikani i madh Theodhoros Pangalos, me një artikull dashamirës e të sinqertë, botuar në gazetën prestigjioze “Kathimerini”.
Ja çfarë shkruante Theodhor Pangalos, ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, arvanitas nga Elefsina:

“Pak para Revolucionit, rreth 1815, në Athinë banonin 7000 kristianë dhe 3000 muslimanë sipas Pouqueville. Nga 7000 kristianët, 4000 ishin arvanitas nga zonat përreth të Atikës, që ishin vendosur në vijim ndërmjet lagjes Plaka dhe Makrijani (sot qendër historike e kryeqytetit helen).

Në vitin 1821, dita e dytë e Pashkës, Turqit e Athinës arrestuan 12 Athinas e i mbajtën peng sepse dyshonin në një revoltë të mundshme. Fillimisht, vendimi i tyre ishte të therrnin gjithë kristianët, por Halis Afendi, në rol gjykatësi, nuk e lejoi diçka të tillë.

Në 25 prill 1821, sipas Dionisis Surmeli, luftëtar dhe dëshmitar, u bashkuan në zonën Menidhi të Athinës 1200 kristianë. Këta vinin nga zona Hashia, me në krye Meleti Vasiliu dhe Mitro Shqeva, nga zona Menidhi me në krye Anagnosti Qurkatioti, nga Mesogjia me në krye Joani Dhavari dhe nga Athina nën drejtimin e Dhimo Andoniu. Nën drejtimin strategjik të Meleti Vasiliu çliruan Athinën nga Turqit, ndërsa në shtator të 1821 vetëm 70 djemosha nga Hashia me në krye Milto Shqeva dhe Anastasio Leka luftuan e fituan kundër 500 turqve të Omer Vrionit. Pashai shpëtoi për fat e u largua menjëherë duke deklaruar se “nëse 70 djemosha më kërcënuan kaq keq, çdo bëhet kur të mblidhen 1000”?

Kryeqyteti i ardhshëm i Greqisë u çlirua nga Arvanitasit e Atikës, një racë luftëtarësh kristianë ortodoksë, me zakonet e traditat e tyre, me kulturën e tyre, me gjuhën e tyre. Një racë që kurrë  nuk bëri paqe me turqit, kurrë nuk e pranoi zgjedhën turke, që jetuan me thikë në dhembë për të mbrojtur nderin dhe jetën- me këtë radhë- nga turqit e pabesë.

Arvanitasit e Atikës, nga shumë të quajtur si “dorianët e helenizmit modern”, të tjerë i konsiderojnë Epirotë e disa Shqiptarë, të vendosur në Atikë në shekullin e 10-11-të, janë luftëtarët që ngritën armët për besë e liri- kështu u referua vetë Theodhoros Kolokotronis në fjalën e tij të famshme pas triumfit, në kodrën historike Pnyx të Akropolit duke shtuar:

Besnikë në idenë e madhe greke, të etur për liri, Arvanitasit e Atikës si dhe të të gjitha zonave greke janë protagonistët e Revolucionit, edhe ata janë pjesë e brezit të madh të Grekëve që ndryshuan përgjithmonë historinë e këtij kombi, duke dhuruar pas 4 shekujve një shtet të pavarur.”

Historia e familjeve arvanitase në epokën e Revolucionit 

Në vijim të shkrimit, Theodhoros Pangalos referohet edhe në figurën emblematike të Jorgos Karaiskakis. Ja çfarë shkruan:

“Nuk jam historian të pozicionohem si ekspert shkencor. Por ama jam Arvanitas dhe e njoh mirë historinë e familjes time, siç e njohin shumica e arvanitasve të Atikës. Le të mos harrojnë lexuesit se ndryshe nga Athina, në periferi, domethënë në Atikë mbizotëronin- e në mjaft prej tyre vijon edhe sot të ketë fshatra të tëra me rrënjë të thella, që familjet e vjetra i njohin mirë të vërtetat e tyre.

Nga ana e të atit, Janakis Meletis (Haxhimeletis) kishte nderin e lartë të qëndronte në krah të Jorgos Karaiskakis, në postin e zv/gjeneral. Kushdo i interesuar le të pyesë vendasit e do mësojë mjaft ngjarje historike nga të gjitha fshatrat arvanitase, për kapedanët dhe luftëtarët tanë që dhanë gjakun për çlirimin e vendit.

Në antologjinë historike G. Vlahogiannis paraqet një rrëfim të vogël, gjatë një seance parlamentare greke tepër të tensionuar, kur një luftëtar i 1821-shit mori fjalën në gjuhën arvanitase për të mbyllur konfliktin. Menjëherë çështja u mbyll, konflikti u zgjidh.

Gjuha arvanitase ishte gjuha e Jorgos Kunduriotis, kryeministër i Greqisë, gjuha e Bubulinës, e Markos Boçarit, e Suliotëve e shumë të tjerëve. Gjuha që kuptonte Jorgos Karaiskakis, Odise Andruços e një numër i madh luftëtarësh të Revolucionit.

Gjatë fushatës mikroaziatike 1919-1922 Arvanitasit e Liosia (Liosha) luftuan me bajrakun e tyre (autori përdor fjalën “bajrak). Nuk bënë pas, derisa edhe i fundit dha jetën në betejë. Vetëm kur jemi në dijeni të këtyre ngjarjeve rrënqethëse historike mund të kuptojnë atë shikimin e errët të Arvanitasve të Atikës, që përshkruan Titos Athanasiadhis në “Fëmijët e Niovis” (vepër me 4 volume). Lista e të vdekurve në fshatrat tona, gjatë 1922 është më e madhja se në çdo fshat tjetër të Greqisë, gjithmonë në varësi të popullsisë”.

Përfaqësi historike

Në fund të artikullit të tij, Theodhoros Pangalos thekson se:

“Natyrisht që Arvanitasit nuk kanë përfaqësi të lartë vetëm në librin voluminoz të të vdekurve të nderuar të kombit tonë. Prezenca e tyre është po aq e rëndësishme në sferën e letrave, shkencore si dhe në themelimin e bazave të shtetit të ri, me poste të larta politike dhe ushtarake.

Dita e 25 marsit është një datë rilindje për kombin tonë. 25 Marsi është dita kur kombi grek fitoi sërish një shtet të pavarur. Siç pëshkruan dhe Dhimitris Vizandios në veprën e njohur teatrale“Babilonia”, ky komb grek nuk fliste të njëjtën gjuhë, nuk kishte të njëjtat tradita, por kishte të njëjtin besim, të njëjtën ndjenjë se përbën një komunitet të veçantë, të njëjtin perceptim se ka identitetin e tij, përtej dhe mbi dallimet apo bashkësitë e ndryshme individuale gjuhësore dhe kulturore që e përbëjnë. Por mbi të gjitha, ky komb dëshironte të ishte një, i bashkuar dhe i pandashëm, një komb me statusin dhe sovranitetin e tij politik. Dhe ky status dhe sovranitet politik bazohet në historinë, gjuhën, por kryesisht në gjakun e heronjve që u flijuan në betejat për Lirinë dhe Pavarësinë tonë.” përfundon rrëfimi me rëndësi të lartë historike dhe kulturore nga Theodhoros Pangalos.